“Teankumi”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)
Teankumi
Në mbrojtje të popullit të tij
Teankumi ishte një udhëheqës në ushtrinë e Kapiten Moronit. Ai po përpiqej t’i mbronte qytetet nefite nga lamanitët.
Amalikia ishte një nefit që u bë mbret i lamanitëve. Ai donte të sundonte edhe mbi nefitët. Ai i sulmoi nefitët dhe mori nën kontroll shumë qytete.
Alma 47:1, 35; 48:1–4; 51:23–28
Ushtria e Teankumit shkoi për ta ndaluar ushtrinë e Amalikias që të mos sulmonte qytetet nefite.
Ushtritë luftuan gjatë gjithë ditës. Teankumi dhe ushtria e tij luftuan me më shumë forcë dhe zotësi sesa ushtria e Amalikias. Mirëpo asnjëra nga ushtritë nuk fitoi. Kur ra nata, të dyja ushtritë ndaluan së luftuari që të mund të çlodheshin.
Por Teankumi nuk u çlodh. Ai dhe shërbëtori i tij shkuan fshehurazi te kampi i Amalikias.
Teankumi hyri vjedhurazi në çadrën e Amalikias. Ai e vrau Amalikian përpara se Amalikia të zgjohej. Pastaj Teankumi u kthye në kampin e tij dhe u tha ushtarëve të bëheshin gati për luftë.
Kur lamanitët u zgjuan, ata zbuluan se Amalikia kishte vdekur. Ata panë gjithashtu se Teankumi dhe ushtria e tij ishin gati për t’u ndeshur me ta.
Lamanitët i zuri frika dhe ia mbathën. Plani i Teankumit i frikësoi shumë lamanitët saqë nuk sulmuan qytete të tjera nefite. Teankumi tani kishte kohë t’i bënte edhe më të sigurta qytetet nefite. Ai punoi fort për ta mbrojtur popullin e tij. Ai mundi t’i mbante të sigurta shumë qytete nefite.