Histori nga Shkrimet e Shenjta
Anti‑Nefi‑Lehitët


“Anti‑Nefi‑Lehitët”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Alma 23–27

Anti‑Nefi‑Lehitët

Njerëzit që zgjodhën t’i donin armiqtë e tyre

Amoni u jep mësim njerëzve nën një pemë

Shumë lamanitë mësuan rreth Perëndisë nga Amoni dhe të vëllezërit e tij. Këta lamanitë kishin besim të fortë te Zoti dhe i zbatonin urdhërimet e Perëndisë. Ata dëshironin një emër të ri, ndaj e quajtën veten anti‑nefi‑lehitë dhe jo më lamanitë.

Alma 23:3–7, 16–17

Familje duke e dëgjuar Amonin të japë mësim

Anti‑nefi‑lehitët ndryshuan për shkak të besimit të tyre te Perëndia. Ata u penduan për gjërat e këqija që kishin bërë më parë. Ata e dinin se Perëndia i donte ata dhe i kishte falur.

Alma 24:8–14

Anti‑nefi‑lehitët i hedhin armët në një gropë të hapur

Lamanitët u nxehën dhe po bëheshin gati t’i sulmonin anti‑nefi‑lehitët. Në vend që të luftonin, anti‑nefi‑lehitët i bënë një premtim Perëndisë. Ata thanë se nuk do t’i lëndonin më kurrë njerëzit. Për ta treguar këtë, ata i groposën armët e tyre të luftës. Ata zgjodhën t’i donin armiqtë e tyre në vend që t’i lëndonin ose t’i vrisnin ata.

Alma 24:1–19; 26:31–34

Lamanit i zemëruar duke mbajtur armë lufte

Lamanitët që nuk besonin te Perëndia, i sulmuan anti‑nefi‑lehitët.

Alma 24:20

Dy anti‑nefi‑lehitë gjunjëzohen në lutje

Anti‑nefi‑lehitët kishin besim se nëse vriteshin, ata do të jetonin me Perëndinë. Ata e mbajtën premtimin e tyre ndaj Perëndisë dhe nuk luftuan me lamanitët.

Alma 24:16, 21

lamanitët ndalojnë së sulmuari

Në vend që të luftonin, anti‑nefi‑lehitët u lutën. Kur lamanitët e panë këtë, shumë prej tyre ndaluan së sulmuari. Ata u ndien keq që po vrisnin njerëz. Ata lamanitë zgjodhën gjithashtu të mos i lëndonin më njerëzit. Ata u bashkuan me anti‑nefi‑lehitët.

Alma 24:21–27; 25:13–16

Amoni dhe anti‑nefi‑lehitët udhëtojnë

Ndërsa koha kalonte, më shumë njerëz sulmuan. Amoni dhe vëllezërit e tij ishin të trishtuar që anti‑nefi‑lehitët po vuanin. Ata i kërkuan mbretit ta çonte popullin e tij të jetonte me nefitët. Mbreti i tha se do të shkonin nëse Zoti do të donte që ata të shkonin. Amoni u lut. Zoti tha se ata duhej të shkonin dhe se Ai do t’i mbronte ata.

Alma 27:2–15

nefitët e mirëpresin popullin e anti‑nefi‑lehitëve

Nefitët u dhanë tokë për të jetuar anti‑nefi‑lehitëve dhe i mbrojtën ata. Në këmbim, anti‑nefi‑lehitët u dhanë ushqime nefitëve. Anti‑nefi‑lehitët kishin besim të madh dhe e donin Perëndinë. Ata ishin të ndershëm me çdokënd dhe e mbajtën premtimin e tyre për të mos luftuar më kurrë. Ata qëndruan besnikë gjithë jetën e tyre.

Alma 27:20–30