“Teankumi dhe Moroni”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)
Teankumi dhe Moroni
Shfaqja e guximit të madh
Pasi vdiq Amalikia, vëllai i tij Amoroni u bë mbret i lamanitëve. Amoroni vazhdoi të luftonte me nefitët. Lufta zgjati për vite me radhë. Nefitët filluan të fitonin, ndaj të gjitha ushtritë lamanite ia mbathën drejt një qyteti. Moroni, Teankumi dhe një kapiten tjetër nefit marshuan pas lamanitëve me ushtritë e tyre.
Alma 52:3–4; 54:16–24; 62:12–35
Teankumi ishte i zemëruar që Amalikia dhe Amoroni kishin shkaktuar këtë luftë të madhe e të gjatë. Për shkak të luftës, kishin vdekur shumë njerëz dhe kishte shumë pak ushqim. Teankumi donte t’i jepte fund luftës. Ai hyri në qytet natën për të kërkuar Amoronin.
Teankumi u ngjit mbi murin e qytetit. Ai kërkoi sa në një vend në tjetrin në qytet derisa e gjeti se ku po flinte Amoroni.
Teankumi i hodhi një shtizë Amoronit. Ajo e goditi atë afër zemrës. Por Amoroni i zgjoi shërbëtorët e tij para se të vdiste.
Shërbëtorët e Amoronit iu vunë pas Teankumit dhe e vranë atë. Udhëheqësit e tjerë nefitë u trishtuan shumë që Teankumi vdiq. Ai kishte luftuar trimërisht për lirinë e popullit të tij.
Ndonëse ai vdiq, Teankumi i kishte ndihmuar nefitët që ta fitonin luftën. Ai bëri që lamanitët të mbeteshin pa udhëheqësin e tyre. Mëngjesin tjetër, Moroni luftoi me lamanitët dhe fitoi. Lamanitët u larguan nga toka e nefitëve dhe lufta mbaroi.
Më në fund pati paqe. Moroni punoi fort që ta bënte më të sigurt tokën e nefitëve nga lamanitët. Më pas Moroni shkoi në shtëpi për të jetuar në paqe. Profetët dhanë mësim ungjillin dhe e udhëhoqën Kishën e Perëndisë. Njerëzit i mirëbesuan Zotit dhe Ai i bekoi ata.