“Gratë në Vendin e Shkretë”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)
Gratë në Vendin e Shkretë
Duke ecur me Zotin
Bijat e Ishmaelit udhëtuan me familjen e tyre në vendin e shkretë. Udhëtimi qe i vështirë. Pas ca kohe, ato u martuan me bijtë e Lehit dhe të Sarias.
Një ditë Ishmaeli vdiq. Bijat e tij ishin shumë të trishtuara. I merrte malli për atin e tyre. Bijat shqetësoheshin se ato dhe familjet e tyre gjithashtu do të vdisnin në vendin e shkretë. Ato ishin të mërzitura me Lehin e Nefin dhe dëshironin të ktheheshin përsëri në shtëpinë në Jerusalem.
Zëri i Zotit u foli bijave të Ishmaelit dhe familjeve të tyre. Ato u penduan dhe Zoti i bekoi.
Gratë lindën fëmijë në vendin e shkretë. Saria gjithashtu lindi edhe dy djem, Jakobin dhe Jozefin.
Zoti i ndihmoi gratë në udhëtimin e tyre. Ai i bekoi me shumë qumësht për foshnjat e tyre. Ai i ndihmoi gratë që të bëheshin më të forta ndërkohë që udhëtonin.
Zoti tha se Ai po i udhëhiqte bijat dhe familjet e tyre drejt një toke të premtuar. Zoti u premtoi familjeve se ata do të kishin gjithçka që u nevojitej teksa udhëtonin. Ai e bëri ushqimin që e gjuanin, të mirë për t’u ngrënë dhe i udhërrëfeu ata.
Pas tetë vjetësh në vendin e shkretë, familjet mbërritën pranë detit. Gratë u gëzuan me familjet e tyre. Toka pranë detit ishte e bukur. Ata e quajtën Begati ngaqë ishte plot me fruta dhe mjaltë për t’u ngrënë. Zoti e kishte përgatitur të gjithë atë për ta.