Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jezusi Zgjedh Dymbëdhjetë Dishepuj


“Jezusi Zgjedh Dymbëdhjetë Dishepuj”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

3 Nefi 11; 13; 18

Jezusi Zgjedh Dymbëdhjetë Dishepuj

Fuqi për të dhënë mësim dhe pagëzuar

Jezu Krishti vendos duart e Tij mbi kokën e një dishepulli dhe e bekon atë, dhe njerëzit qëndrojnë rreth tyre dhe luten

Kur Jezu Krishti erdhi në qytetin Begati, Ai zgjodhi dymbëdhjetë njerëz dhe u dha fuqi për të dhënë mësim dhe për të pagëzuar. Ai gjithashtu u dha atyre fuqi për të dhënë dhuratën e Frymës së Shenjtë. Ai i quajti ata dishepujt e Tij. Dishepujt bënë gjëra që Jezusi u mësoi atyre të bënin.

3 Nefi 11:1, 18–22, 41; 12:1; 15:11–12; 18:36–37

Jezu Krishti jep mësim, një dishepull pagëzon dikë dhe dishepujt e tjerë dëgjojnë dhe shikojnë

Jezusi u mësoi dishepujve të Tij se si të pagëzonin. Ai u tregoi atyre fjalët që duhej të thoshin. Ai u mësoi atyre ta zhytnin personin në ujë dhe ta ndihmonin të dilte përsëri nga uji. Jezusi u tha që të pagëzonin gjithmonë sipas mënyrës që Ai u mësoi atyre. Ai gjithashtu u dha mësim atyre rreth Frymës së Shenjtë.

3 Nefi 11:22–28, 35

Jezu Krishti flet me njërin prej dishepujve të Tij

Jezusi donte që dishepujt e Tij të shkonin mirë me njëri‑tjetrin dhe të mos debatonin. Ai tha se kur ata debatonin, nuk po i ndiqnin mësimet e Tij.

3 Nefi 11:28–30

Jezu Krishti ua shtrin dorën njerëzve dhe njerëzit buzëqeshin dhe dëgjojnë

Jezusi u mësoi njerëzve që të besonin tek Ai, të pendoheshin dhe të pagëzoheshin që të mund të jetonin përsëri me Atin Qiellor.

3 Nefi 11:31–33

Jezu Krishti ecën me dishepujt e Tij dhe njerëz të tjerë dhe u jep mësim

Jezusi u tha dishepujve të Tij se nëse besonin tek Ai, besonin edhe tek Ati Qiellor. Fryma e Shenjtë do t’i ndihmonte të dinin se Jezusi dhe Ati Qiellor janë të vërtetë.

3 Nefi 11:35–36

Jezu Krishti ulet me dishepujt e Tij e me njerëzit dhe u jep mësim

Kur Jezusi e përfundoi mësimdhënien ndaj dishepujve të Tij, Ai u tha të shkonin e t’u jepnin mësim të gjithë njerëzve. Ai tha të mos shqetësoheshin se çfarë do të hanin, pinin apo vishnin. Ai u tha se nëse ata i shërbenin Atit Qiellor, Ati Qiellor do të kujdesej për ta.

3 Nefi 11:41; 13:25–34