Histori nga Shkrimet e Shenjta
Moroni, Profeti


“Moroni, Profeti”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Mormoni 8; Moroni 1; 710

Moroni, Profeti

Të kesh dashurinë e pastër të Jezu Krishtit

Moroni shikon një qytet që po digjet

Moroni ishte profeti i fundit nefit. Ai u ndesh në një luftë të madhe midis nefitëve dhe lamanitëve. Familja e tij dhe të gjithë ata që njihte, vdiqën në luftë. Njerëzit në vend ishin të këqij. Ata e vranë këdo që besonte te Jezu Krishti. Moroni besonte te Jezusi. Ai nuk do ta mohonte që Jezusi është Shpëtimtari.

Mormoni 8:2–10; Moroni 1:2–3

Moroni mban fletët prej metali dhe fshihet me to nga një grup ushtarësh

I ati i Moronit, Mormoni, po shkruante historinë e popullit të tyre në fletë prej metali. Përpara se Mormoni të vdiste, ai ia dha fletët Moronit. Moroni duhej të fshihej për të mbrojtur jetën e tij dhe fletët.

Mormoni 6:6; 8:1–5, 13; Moroni 1:1–3

Moroni ulet në një shpellë dhe shkruan në fletët prej metali

Jeta ishte e vështirë për Moronin, por ai qëndroi besnik. Ai shkroi atë që Mormoni dha mësim rreth dashurisë hyjnore, dashurisë së pastër të Krishtit. Mormoni tha që njerëzit duhet t’i luten Perëndisë me gjithë energjinë e zemrës së tyre për ta marrë këtë lloj dashurie. Ai tha se Perëndia u jep dashuri hyjnore atyre që e ndjekin me të vërtetë Jezusin.

Moroni 7:32–33, 40–48; 10:20–21, 23

një familje është e lumtur që i jepet ushqim dhe Moroni buzëqesh

Moroni i donte lamanitët edhe pse disa prej tyre i kishin vrarë të gjithë ata që ai njihte, dhe donin ta vrisnin. Ai shkroi shumë gjëra në fletët prej metali për t’i ndihmuar lamanitët në të ardhmen. Ai shpresonte se një ditë do ta lexonin analin dhe do të besonin përsëri te Jezusi.

Mormoni 8:1–3; Moroni 1:1–4; 10:1

Moroni ulet në një kodër me bar dhe shkruan në fletët prej metali

Moroni i ftoi të gjithë njerëzit që e lexojnë analin, të mendojnë se sa me dashuri është kujdesur Perëndia për fëmijët e Tij. Ai i ftoi ata të luten dhe të pyesin Perëndinë nëse anali është i vërtetë. Ai tha se, nëse ata kanë besim te Jezusi dhe duan vërtet të dinë, Perëndia do t’ua bëjë të ditur të vërtetën. Ata do ta dinë me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë.

Parathënia për Librin e Mormonit; Moroni 10:1–5

Moroni gropos fletët prej metali dhe lëviz një gur mbi vendin e fshehjes

Moroni mbaroi me shkrimin e analit. Pastaj i groposi fletët prej metali në tokë. Jezusi i tha Moronit se historia e shkruar në fletë një ditë do të bekonte jetën e fëmijëve të Perëndisë në mbarë botën.

Mormoni 8:4, 14–16

djaloshi Jozef Smith lëviz një gur dhe sheh fletët prej metali dhe Liahonën

Shumë vite më vonë, Perëndia dërgoi Moronin, si një engjëll, për t’i treguar një djali të ri, të quajtur Jozef Smith, se ku ishin groposur fletët prej metali. Jozefi u thirr nga Perëndia për të qenë profet. Perëndia e ndihmoi Jozefin t’i përkthente fletët që njerëzit të mund ta lexonin atë që ishte shkruar në to. Anali tani quhet Libri i Mormonit.

Parathënia për Librin e Mormonit