“Një Stuhi në Det”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)
“Një Stuhi në Det”, Tregime nga Libri i Mormonit
Një Stuhi në Det
Gjetja e paqes te Zoti
Zoti i tha Lehit se ishte koha për t’u futur në anije. Familjet mblodhën shumë ushqime për t’i ngrënë ndërkohë që udhëtonin. Pastaj ata të gjithë hipën në anije dhe lundruan drejt tokës së premtuar.
Pas shumë ditësh në det, disa prej njerëzve filluan të ishin të pasjellshëm dhe të vrazhdë. Harruan se Zoti i kishte ndihmuar.
Nefi shqetësohej se ata mund ta mërzitnin Zotin. Pa ndihmën e Zotit, anija e tyre nuk do të ishte e sigurt. Nefi u kërkoi vëllezërve të tij që ta ndalonin atë sjellje.
Lamani dhe Lemueli ishin tepër të inatosur me Nefin. E lidhën dhe u sollën keq me të. Ata nuk iu bindën Zotit dhe Liahona nuk funksionoi më. Shpejt erdhi një stuhi e madhe. Pas tri ditësh në stuhi, ata ishin që të gjithë të frikësuar se do të mbyteshin.
Familja e Nefit iu lut Lamanit dhe Lemuelit që ta zgjidhnin Nefin. Por Lamani dhe Lemueli ende nuk do ta lejonin askënd që ta zgjidhte Nefin. Saria dhe Lehi ishin të trishtuar dhe u sëmurën rëndë. Stuhia nuk pushoi.
Ditën e katërt, Lamani dhe Lemueli e dinin se anija ishte gati të fundosej. Ata u penduan dhe e zgjidhën Nefin. Kur Nefi u lut, stuhia pushoi. Liahona funksionoi përsëri. Nefi e përdori atë për ta drejtuar anijen në drejtimin e duhur.
Pas shumë ditësh, familjet mbërritën në tokën e premtuar.