Histori nga Shkrimet e Shenjta
Titulli i Lirisë


“Titulli i Lirisë”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Alma 46–50

Titulli i Lirisë

Mbrojtja e së drejtës për të besuar te Perëndia

Amalikia shtrin krahët përpara njerëzve të tij teksa ata brohorasin

Amalikia ishte nefit trupmadh, i fortë. Ai donte të bëhej mbret. Ai premtoi t’u jepte pushtet njerëzve që do ta ndihmonin atë. Shumë njerëz e pëlqenin atë dhe u përpoqën të bënin që edhe të tjerë ta ndiqnin atë. Amalikia i çoi njerëzit deri aty sa të bënin gjëra të këqija. Ai dhe ndjekësit e tij donin t’i vrisnin njerëzit që kishin dhënë mësim rreth Jezu Krishtit.

Alma 45:23–24; 46:1–10

Kapiten Moroni largohet nga Amalikia dhe njerëzit e tij

Kapiten Moroni, udhëheqësi i ushtrive nefite, besonte te Jezusi. Ai e dinte se nefitët ishin të bekuar ngaqë i zbatonin urdhërimet e Perëndisë. Ai ishte shumë i zemëruar që Amalikia po e largonte popullin nga Perëndia, duke u përpjekur të bëhej mbret dhe duke u përpjekur të lëndonte njerëz.

Alma 46:9–11, 13–15, 18

Kapiten Moroni ngre lart titullin e lirisë

Moroni e shqeu mantelin e tij. Ai shkroi mbi të se njerëzit duhet të kujtonin Perëndinë e tyre, lirinë e tyre dhe familjet e tyre. Më pas ai e lidhi pas një shtize dhe e quajti titulli i lirisë. Moroni u lut për bekimin e Perëndisë. Ai u tregoi nefitëve titullin e lirisë dhe u kërkoi atyre të bashkoheshin me të për të luftuar Amalikian.

Alma 46:12–20, 23–24, 28

Kapiten Moroni qëndron përpara ushtrisë së tij dhe familjeve

Njerëzit veshën parzmoren e tyre dhe vrapuan drejt Moronit. Ata ishin gati të luftonin për Perëndinë dhe shtëpitë, familjet dhe lirinë e tyre. Ata bënë një besëlidhje, ose premtim të veçantë me Perëndinë, se ata do ta ndiqnin gjithmonë Atë. Më pas ata u bënë gati të luftonin Amalikian.

Alma 46:21–22, 28

Amalikia dhe disa nga ushtarët e tij ia mbathin

Ushtria e Moronit ishte e madhe. Amalikia u frikësua. Ai u përpoq t’ia mbathte me ndjekësit e tij. Por shumë prej tyre u shqetësuan se mos Amalikia po luftonte për arsye të gabuara. Shumë njerëz nuk donin ta ndiqnin më atë. Ushtria e Moronit i ndaloi ata që e ndiqnin ende Amalikian, por Amalikia dhe disa të tjerë ia mbathën.

Alma 46:29–33

Amalikia u flet lamanitëve

Amalikia shkoi në tokën e lamanitëve. Ai donte që lamanitët ta ndihmonin atë të luftonte kundër nefitëve. Më pas ai do të kishte një ushtri më të madhe, më të fortë. Ai bëri që shumë lamanitë të zemëroheshin me nefitët. Mbreti i lamanitëve u tha të gjithë lamanitëve që të përgatiteshin për t’i luftuar nefitët.

Alma 47:1

Amalikia gjunjëzohet përpara mbretit lamanit për një kurorë

Mbreti e pëlqente Amalikian. Ai e bëri Amalikian njërin nga udhëheqësit e ushtrisë lamanite. Por Amalikia donte më shumë pushtet.

Alma 47:1–3

Amalikia vë kurorën

Amalikia bëri një plan për të sunduar mbi lamanitët. Ai mori kontrollin e gjithë ushtrisë lamanite. Më pas ai i urdhëroi shërbëtorët që ta vrisnin mbretin dhe të gënjenin për faktin se kush e bëri atë.

Alma 47:4–26

Amalikia e bën dorën grusht përpara ushtarëve lamanitë ndërsa ata brohorasin

Amalikia u hoq sikur ishte i nxehur që mbreti u vra. Lamanitëve u pëlqente Amalikia. Ai u martua me mbretëreshën dhe u bë mbreti i ri. Ai donte të sundonte edhe mbi nefitët. Ai foli keq rreth nefitëve që lamanitët të zemëroheshin me ta. Shpejt, shumë lamanitë donin të luftonin me ta.

Alma 47:25–35; 48:1–4

Kapiten Moroni dhe ushtarët e tij ndërtojnë mure

Ndërsa Amalikia e fitoi pushtetin duke gënjyer, Moroni i përgatiti nefitët t’i mirëbesonin Perëndisë. Ai e vuri titullin e lirisë në çdo kullë në tokë për t’ua kujtuar atyre premtimin e tyre. Ushtritë e Moronit gjithashtu i përgatitën qytetet nefite për luftë. Ata ndërtuan mure dhe hapën llogore për të mbrojtur qytetet dhe për t’i fortifikuar.

Alma 46:36; 48:7–18

Ushtarët e Amalikias hedhin shigjeta drejt qytetit nefit

Kur lamanitët erdhën për të luftuar, ata nuk mundën të hynin dot në qytetet nefite. Ata u ndalën afër mureve dhe llogoreve që kishin ndërtuar ushtritë e Moronit. Shumë lamanitë vdiqën kur i sulmuan nefitët. Amalikia u nxeh shumë. Ai u betua se do ta vriste Moronin.

Alma 49:1–27

Kapiten Moroni u flet nefitëve pas betejës

Nefitët e falënderuan Perëndinë që i ndihmoi dhe i mbrojti ata. Ata i bënë edhe më të sigurta qytetet e tyre dhe ndërtuan më shumë qytete. Lufta me lamanitët vazhdoi, por Perëndia i ndihmoi Moronin dhe ushtritë e tij që t’i mbronin nefitët. Nefitët ishin të gëzuar. Ata iu bindën Perëndisë dhe i qëndruan besnikë Atij.

Alma 49:28–30; 50:1–24