Histori nga Shkrimet e Shenjta
Samueli, Profeti


“Samueli, Profeti”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Helamani 13–16

Samueli, Profeti

Mësimdhënia rreth lindjes dhe vdekjes së Jezusit

nefitët e detyrojnë Samuelin të largohet nga qyteti

Një profet lamanit, i quajtur Samuel, shkoi për t’u dhënë mësim nefitëve në Zarahemla. Ai dha mësim rreth pendimit. Nefitët nuk ia vunë veshin dhe e dëbuan nga qyteti.

Helamani 13:1–2

Samueli lutet

Samueli ishte gati të kthehej te populli i tij. Por Zoti i tha të kthehej mbrapsht për t’u dhënë mësim nefitëve.

Helamani 13:2–3

Samueli qëndron jashtë qytetit dhe e vështron atë nga poshtë

Zoti i tha Samuelit se do t’i tregonte se çfarë të thoshte. Samueli iu bind Zotit. Ai u kthye në Zarahemla. Por nefitët nuk e lejonin të hynte në qytet.

Helamani 13:3–4

Samueli qëndron lart në murin e qytetit dhe i flet një grupi të madh njerëzish

Samueli u ngjit në murin e qytetit. Ai tha gjërat që Zoti vuri në zemrën e tij. Ai i paralajmëroi njerëzit se do të shkatërroheshin sepse po bënin gjëra të këqija. U tha se vetëm pendimi dhe besimi te Jezu Krishti mund t’i shpëtonte. Ai tha se Jezusi, Biri i Perëndisë, do të lindte pas pesë vjetësh.

Helamani 13:4–11; 14:2, 8, 12–18

Samueli qëndron në murin e qytetit dhe flet, dhe përkrah tij është një figurë e Jezusit kur ishte foshnjë, Marisë dhe Jozefit

Samueli tha se do të kishte shenja të lindjes së Jezusit. Ai u tha njerëzve të kërkonin shenjat. Një shenjë do të ishte një natë pa errësirë. Shenja të tjera do të ishin që një yll i ri dhe shumë gjëra të mrekullueshme do të shfaqeshin në qiell.

Helamani 14:3–7

Samueli flet dhe përkrah tij është një figurë e Shpëtimtarit të Ringjallur jashtë varrit të Tij duke folur me Maria Magdalenën

Samueli donte që njerëzit të kishin besim te Jezusi. Ai tha se Jezusi do të vdiste dhe do të ringjallej në mënyrë që të gjithë njerëzit të mund të shpëtohen nëse pendohen.

Helamani 14:8, 12–18

Samueli flet dhe pas tij është një figurë e një qyteti të errët

Samueli tha se do të kishte shenja të vdekjes së Jezusit. Njerëzit nuk do të mund t’i shihnin diellin, hënën apo yjet. Nuk do të kishte dritë për tri ditë.

Helamani 14:20, 27

Samueli flet dhe përkrah tij është një figurë e një qyteti nën flakë me rrufe që e godasin qytetin

Do të kishte bubullima dhe vetëtima. Do të binin tërmete dhe qytetet do të shkatërroheshin.

Helamani 14:21–27

Samueli qëndron lart në murin e qytetit dhe një grup njerëzish të zemëruar poshtë përpiqen ta godasin me shigjeta dhe gurë, por Samuelin nuk e prek asgjë

Disa njerëz i besuan Samuelit, por shumë nefitë ishin të zemëruar me të. Ata gjuajtën me gurë e shigjeta në drejtim të tij. Zoti e mbrojti Samuelin teksa qëndronte në mur. Asnjë nga gurët dhe shigjetat nuk mundi ta godiste.

Helamani 16:1–2

disa njerëz luten dhe duken të shqetësuar, të tjerë janë të zemëruar dhe Samueli largohet

Kur askush nuk mundi ta godiste Samuelin, shumë më tepër njerëz u besuan fjalëve të tij. Por shumica e njerëzve ishin ende të zemëruar. Ata u përpoqën ta kapnin Samuelin dhe ta lidhnin. Samueli u largua dhe shkoi në shtëpi. Ai vazhdoi t’u jepte mësim njerëzve të tij.

Helamani 16:3, 6–8

një profet, i quajtur Nefi, u flet njerëzve pranë një përroi

Nefitët që besuan te Samueli, u penduan dhe u pagëzuan nga profeti Nefi. Ata besuan te Jezusi dhe vëzhguan për shenjat e lindjes së Jezusit për të cilat u kishte treguar Samueli.

Helamani 16:1, 3–5; 3 Nefi 1:8