“Jakobi dhe Sheremi”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)
Jakobi dhe Sheremi
Dëshmia e një profeti për Jezu Krishtin
Jakobi ishte një profet i cili e pa Jezu Krishtin. Ai dëshironte që populli të besonte te Jezusi. Jakobi e mësoi popullin që të zbatonte urdhërimet e Perëndisë. Ai punoi shumë për t’u mësuar njerëzve rreth Jezusit.
2 Nefi 11:2–3; Jakobi [LiM] 1:1–8, 17–19
Një ditë, një burrë i quajtur Sherem filloi t’u jepte mësim njerëzve. Por Sheremi u mësonte se Jezusi nuk ishte real. Sheremi ishte i zoti në të folur dhe shumë nefitë e besuan atë që u tha ai. Për shkak të tij, shumë njerëz pushuan së besuari te Jezusi. Sheremi gjithashtu donte që Jakobi të mos besonte më te Jezusi.
Sheremi tha se askush nuk mund të dinte se çfarë do të ndodhte në të ardhmen. Ai tha se kjo do të thoshte që askush nuk mund ta dinte nëse Jezusi ishte real, sepse Jezusi ende nuk kishte ardhur në tokë. Por Jakobi tha se shkrimet e shenjta dhe të gjithë profetët kishin dhënë mësim rreth Jezusit. Perëndia i kishte treguar Jakobit se Jezusi do të vinte në tokë.
Sheremi ende nuk do të besonte. Ai dëshironte që Jakobi t’i tregonte një shenjë se Jezusi është real.
Jakobi tha se Sheremi e dinte që Jezusi do të vinte dhe nuk kishte nevojë për një shenjë. Por Jakobi tha se Perëndia do ta bënte Sheremin t’i binin të fikët për të treguar se Perëndia ka fuqi dhe Jezusi është real.
Papritur Sheremi u sëmur dhe ra përtokë. Pas shumë ditësh, ai e dinte se do të vdiste. Ai u tha njerëzve se ishte mashtruar nga Satani. Ai tha se kishte gënjyer për Perëndinë. Ai e dinte tërë kohën se Jezusi është real. Pastaj Sheremi vdiq. Njerëzit i lexuan shkrimet e shenjta dhe besuan te Jezusi.