“Alma dhe Korihori”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)
Alma dhe Korihori
Besim se Perëndia është i vërtetë
Një njeri, i quajtur Korihor, erdhi në tokën e Zarahemlës. Ai u tha njerëzve se Perëndia dhe Jezu Krishti nuk janë të vërtetë.
Korihori u tha njerëzve se ata mund ta dinin diçka vetëm po ta shihnin atë. Ai u tall me njerëzit që besonin te Jezusi.
Korihori tha se njerëzit nuk kishin nevojë për urdhërimet e Perëndisë. Ai tha se njerëzit mund të bënin atë që dëshironin. Shumë njerëz i besuan atij. Ata vendosën të bënin gjëra të këqija.
Korihori u përpoq t’i mësonte anti‑nefi‑lehitët, por ata nuk e besuan. Ata e lidhën atë dhe e larguan. Ndërkohë ai shkoi në tokën e Gideonit. Edhe njerëzit atje e lidhën. Ata e dërguan atë tek Alma.
Korihori i tha Almës se Perëndia nuk është i vërtetë. Ai tha se Alma dhe priftërinjtë e tjerë po i gënjenin njerëzit. Korihori tha se ata po i detyronin njerëzit të ndiqnin tradita të marra. Ai tha edhe se ata po merrnin para nga njerëzit. Alma e dinte se kjo nuk ishte e vërtetë. Ai besonte te Perëndia dhe te Jezusi.
Alma tha se profetët dhe gjithçka në tokë i ndihmojnë njerëzit të dinë se Perëndia është i vërtetë. Korihori donte më shumë prova. Alma tha se ai do t’i jepte Korihorit prova. Ai tha se Perëndia do të bënte që Korihori të humbte aftësinë për të folur. Sapo Alma e tha këtë, Korihori nuk mundi të fliste.
Korihori shkroi se ai e dinte se Perëndia është i vërtetë. Ai e kishte ditur gjithnjë. Ai shkroi se djalli e kishte mashtruar atë. Djalli i tha Korihorit që të jepte mësim gënjeshtra rreth Perëndisë dhe Jezusit. Kur njerëzit mësuan të vërtetën rreth Korihorit, ata nuk u besuan mësimeve të tij. Ata u penduan dhe filluan ta ndiqnin Jezusin përsëri.