Histori nga Shkrimet e Shenjta
Një Shërbëtore Nefite


“Një Shërbëtore Nefite”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Alma 50

Një Shërbëtore Nefite

Ndihmë për të mbrojtur popullin e saj

Moriantoni mban lart pishtarin dhe i flet turmës, me shërbëtoren afër

Një shërbëtore punonte për një udhëheqës nefit që quhej Morianton. Moriantoni po shkaktonte trazira mes njerëzve. Ai sulmoi një grup nefitësh dhe u përpoq të merrte tokën e tyre. Më pas, ai planifikoi të udhëtonte drejt veriut me popullin e tij për të marrë tokë atje.

Alma 50:25–30

shërbëtorja ia mbath nga Moriantoni gjatë natës

Një ditë, Moriantoni u nxeh me shërbëtoren. Ai e trajtoi shumë keq dhe e lëndoi atë. Shërbëtorja ia mbathi dhe shkoi te kampi i Kapiten Moronit. Ajo i tregoi Moronit gjërat e këqija që kishte bërë Moriantoni. Moroni i besoi asaj.

Alma 50:30–31

shërbëtorja tregon te harta dhe flet me Kapiten Moronin

Shërbëtorja i tha edhe se Moriantoni donte të largohej dhe të merrte nën kontroll tokën në veri. Moroni u shqetësua. Nefitët mund të ishin në rrezik nëse Moriantoni do të merrte nën kontroll tokën në veri. Mund t’i bënte njerëzit që të humbnin lirinë e tyre.

Alma 50:31–32

shërbëtorja vështron Moronin dhe ushtrinë

Moroni dërgoi një ushtri për ta ndaluar Moriantonin. Njerëzit e Moriantonit luftuan ndaj ushtrisë dhe humbën. Ata premtuan të bënin paqe dhe të ktheheshin në tokën e tyre. Për shkak se shërbëtorja e paralajmëroi Moronin, qytetet nefite nuk pësuan gjë.

Alma 50:33, 35–36