Histori nga Shkrimet e Shenjta
Alma i Riu


“Alma i Riu”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

“Alma i Riu”, Tregime nga Libri i Mormonit

Mosia 25–28; Alma 36

Alma i Riu

Një ndryshim i madh

Mosia dhe Alma Plaku

Mbreti Mosia i dha Almës fuqinë për të udhëhequr Kishën në Zarahemla. Alma u dha mësim njerëzve që të pendoheshin dhe të kishin besim te Zoti.

Mosia 25:19–24; 26

Alma i Riu

Alma kishte një bir që gjithashtu quhej Alma. Alma i Riu nuk e besonte atë që babai i tij e jepte mësim.

Mosia 27:8

Alma i Riu dhe bijtë e Mosias duke folur me njerëzit

Mosia kishte bij të cilët gjithashtu nuk besonin te Zoti. Ata ishin miq me Alma të Riun. Ata të gjithë dëshironin që njerëzit të largoheshin nga Kisha. Alma dhe bijtë e Mosias i udhëhoqën shumë njerëz që të bënin gjëra që ishin kundër urdhërimeve të Perëndisë.

Mosia 27:9–10; Alma 36:6

Alma i Riu dhe bijtë e Mosias të frikësuar nga engjëlli

Një ditë, Zoti dërgoi një engjëll që t’i ndalonte ata. Engjëlli u tha atyre që ta ndalonin përpjekjen për të shkatërruar Kishën. Alma dhe bijtë e Mosias patën kaq frikë sa ranë përtokë.

Mosia 27:11–18; Alma 36:6–9

Alma i Riu duke ndier dhembje

Alma nuk mund të fliste apo lëvizte për tri ditë dhe tri net. Ai u ndje vërtet keq për shkak të të gjitha gjërave të gabuara që kishte bërë. Ai ishte gjithashtu i shqetësuar ngaqë kishte bërë që shumë njerëz të largoheshin nga Zoti.

Mosia 27:19; Alma 36:10–16

Alma i Riu në gjunjë

Alma ndjeu kaq shumë dhembje për shkak të mëkateve të tij. Më pas atij iu kujtua ati i vet duke folur rreth Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.

Alma 36:17

Alma i Riu i lumtur

Alma u lut që Jezusi ta falte. Pasi u lut, ai nuk mund ta kujtonte më dhembjen e vet. E dinte se Zoti e kishte falur. Nuk ndihej më keq për mëkatet e tij. Përkundrazi, Alma ishte shumë i lumtur.

Mosia 27:24, 28–29; Alma 36:18–22

Alma i Riu dhe bijtë e Mosias duke ndihmuar dikë

Almës iu kthye sërish forca e tij. Ai dhe bijtë e Mosias vendosën që të pendoheshin dhe të përpiqeshin ta rregullonin gjithë dhembjen që kishin shkaktuar. Ata i shërbyen Zotit që nga ajo kohë duke i ndihmuar të tjerët të pendoheshin. Ata udhëtuan nëpër tokën ku mbretëronte Mosia dhe u dhanë mësim njerëzve rreth Jezusit.

Mosia 27:20–24, 32–37; Alma 36:23–26

bijtë e Mosias duke u larguar

Alma dhe bijtë e Mosias dëshironin ta përhapnin lumturinë që sollën mësimet e Jezusit në jetën e tyre. Ata punuan vërtet shumë për t’u shërbyer Zotit dhe njerëzve. Bijtë e Mosias zgjodhën të largoheshin dhe t’u mësonin lamanitëve rreth Jezusit. Alma zgjodhi të qëndronte dhe të vazhdonte t’u jepte mësim nefitëve.

Mosia 27:32–37; 28:1–10; 29:42–43