Histori nga Shkrimet e Shenjta
Mbreti Noe dhe Mbreti Limhi


“Mbreti Noe dhe Mbreti Limhi”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Mosia 19–22

Mbreti Noe dhe Mbreti Limhi

Largimi nga lamanitët

Gideoni mban një shpatë në dorë dhe qëndron afër një kulle ndërsa Noeu është brenda në kullë dhe tregon me gisht për nga ushtria e lamanitëve

Mbreti Noe qeveriste një grup nefitësh. Ai bëri shumë gjëra të këqija dhe disa njerëz u nxehën me të. Një burrë, që quhej Gideon, u ndesh me Noeun me shpatë. Noeu ia mbathi dhe u ngjit në kullë. Nga kulla, ai pa një ushtri lamanitësh që po vinte. Noeu u shtir sikur kishte frikë për popullin e tij, ndaj Gideoni e la të jetonte.

Mosia 11:1–2; 19:2–8

Noeu ia mbath dhe njerëzit e Noeut i zë frika

Noeu dhe njerëzit e tij ia mbathën. Por lamanitët i ndoqën ata dhe filluan t’i sulmonin. Noeu u tha burrave t’i linin pas familjet e tyre dhe të shkonin me të.

Mosia 19:9–11

Limhi, Gideoni dhe nefitë të tjerë përballen me ushtrinë lamanite

Disa burra u larguan me Noeun. Por shumë burra zgjodhën të qëndronin me familjet e tyre. I biri i Noeut, Limhi, zgjodhi gjithashtu që të qëndronte.

Mosia 19:12, 16–17

gra duke qëndruar përpara Limhit dhe nefitëve të tjerë

Shumë bija dolën përpara ushtrisë dhe u kërkuan lamanitëve që të mos u bënin keq familjeve të tyre. Lamanitët i dëgjuan ato bija dhe i lanë nefitët të jetonin. Mirëpo, lamanitët i zunë rob nefitët.

Mosia 19:13–15

Noeu dhe burrat e tij zemërohen me njëri-tjetrin

Burrat që ia mbathën, donin të ktheheshin te familjet e tyre. Noeu u përpoq t’i ndalonte, ndaj burrat e vranë atë. Pastaj ata u kthyen te familjet e tyre.

Mosia 19:18–22

Burra nefitë përshëndetin familjet e tyre dhe Gideonin

Burrat ishin shumë të lumtur që familjet e tyre ishin shëndoshë e mirë. Ata i treguan Gideonit atë që i ndodhi Noeut.

Mosia 19:22–24

Limhi u jep lamanitëve ushqim dhe kafshë

Populli zgjodhi Limhin si mbretin e vet të ri. Limhi i premtoi mbretit lamanit se ata do t’u paguanin lamanitëve gjysmën e gjithçkaje që zotëronin. Në këmbim, mbreti lamanit premtoi se ai nuk do ta lëndonte popullin e Limhit.

Mosia 19:25–27

Limhi dhe gruaja e tij duken të trishtuar dhe shumë nefitë janë të plagosur

Ata jetuan në paqe për disa vjet. Pastaj lamanitët filluan ta trajtonin keq popullin e Limhit. Populli dëshironte të ishte i lirë sërish. Ata u përpoqën t’i luftonin lamanitët, por humbën. Populli iu lut Perëndisë për ndihmë.

Mosia 19:29; 21:1–15

Limhi dhe Amoni bisedojnë

Një ditë, një nefit, që quhej Amoni, vizitoi Limhin dhe njerëzit e tij. Amoni erdhi nga një tokë që quhej Zarahemla. Limhi u gëzua që e takoi Amonin.

Mosia 21:22–24

Gideoni, Limhi, Amoni dhe nefitë të tjerë bisedojnë

Amoni mund t’i udhëhiqte njerëzit e Limhit drejt Zarahemlës, por atyre iu duhej të shpëtonin nga lamanitët fillimisht. Gideoni kishte një plan.

Mosia 21:36; 22:1–9, 11

rojat lamanitë i zë gjumi dhe nefitët largohen nga qyteti

Në mbrëmje, Gideoni u dha rojave lamanitë më shumë verë që ata t’i zinte gjumi. Ndërsa rojat i zu gjumi, Limhi dhe të gjithë njerëzit e tij u larguan nga qyteti.

Mosia 22:7, 10–12

mbreti Mosia dhe populli i tij i mirëpresin Limhin dhe njerëzit e tij

Ata shkuan në Zarahemla dhe iu bashkuan nefitëve atje. Limhi dhe njerëzit e tij mësuan më shumë rreth Perëndisë. Ata bënë një besëlidhje, ose premtim të veçantë, për t’i shërbyer Perëndisë dhe për t’iu bindur urdhërimeve të Tij. Ata u pagëzuan dhe u bënë pjesë e Kishës së Perëndisë. Ata u kujtuan se Perëndia i ndihmoi ata të largoheshin nga lamanitët.

Mosia 21:32–35; 22:13–14; 25:16–18