“Mosia dhe Zenifi”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)
Mosia dhe Zenifi
Të mbrojtur nga Zoti
Nefitët dhe lamanitët patën shumë luftra. Një ditë, Zoti i tha një nefiti të quajtur Mosia, që të largohej nga toka e Nefit me këdo që do ta ndiqte Zotin.
Shumë nefitë iu bindën Zotit dhe u larguan me Mosian. Zoti i udhëhoqi drejt një toke që kishte njerëz që jetonin atje. Ata quheshin populli i Zarahemlës.
Populli i Zarahemlës gjithashtu erdhi nga Jerusalemi shumë kohë më parë. Ata ishin të lumtur që Zoti dërgoi nefitët me fletët prej tunxhi. Njerëzit e Mosias u bashkuan me popullin e Zarahemlës. Të gjithë njerëzit zgjodhën Mosian si mbretin e tyre. Ai u dha mësim rreth Zotit.
Nefitët kishin jetuar në Zarahemla për njëfarë kohe kur një grup i madh u kthye në tokën e Nefit. Ata u udhëhoqën nga një nefit i quajtur Zenif.
Lamanitët tani jetonin në tokën e Nefit, kështu që Zenifi i kërkoi mbretit të tyre nëse edhe populli i tij mund të jetonte atje. Mbreti ra dakord.
Mbreti e mashtroi Zenifin dhe popullin e tij. Ai i lejoi të jetonin në tokën e Nefit që të mund të merrte një pjesë të ushqimit dhe të kafshëve të tyre më vonë. Populli i Zenifit jetoi atje në paqe për shumë vite. Ata prodhuan shumë ushqime dhe kishin shumë kafshë. Më pas lamanitët i sulmuan dhe u përpoqën t’i merrnin ushqimet dhe kafshët e tyre.
Zenifi i mësoi popullit të tij që të mirëbesonte te Zoti. Kur lamanitët erdhën për të luftuar kundër tyre, Zenifi dhe populli i tij iu lutën Zotit. Zoti u dha forcë dhe i ndihmoi për t’i mbrojtur. Ata ishin në gjendje t’i dëbonin lamanitët. Zoti i bekoi Zenifin dhe popullin e tij për besimin e tyre.