Histori nga Shkrimet e Shenjta
Alma dhe Populli i Tij


“Alma dhe Populli i Tij”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Mosia 23–25

Alma dhe Populli i Tij

Forcë nga Perëndia gjatë kohëve të vështira

Alma dhe njerëz të tjerë shohin nga shtëpitë e tyre

Alma dhe populli i tij jetonin në një tokë të bukur. Ata mbollën fara dhe ndërtuan shtëpi. Alma ishte një prift i Perëndisë. Ai e mësoi popullin e tij që ta donin njëri-tjetrin. Populli e dëgjoi Almën dhe i zbatoi urdhërimet e Perëndisë. Familjet e tyre u zgjeruan dhe ata ndërtuan një qytet.

Mosia 23:4–5, 15–20

Alma flet me lamanitët

Një ditë, erdhi një ushtri lamanitësh. Ata kishin humbur rrugën. Lamanitët premtuan se do ta linin të qetë popullin e Almës nëse Alma do t’i ndihmonte ata të gjenin rrugën për në shtëpi. Alma u tregoi lamanitëve se si të ktheheshin sërish në tokën e tyre.

Mosia 23:25, 30, 36–37

Amuloni dhe rojat duke parë Almën dhe popullin e tij

Lamanitët nuk e mbajtën premtimin e tyre. Përkundrazi, ata morën nën kontroll tokën dhe vunë roja të vëzhgonin popullin e Almës. Ata gjithashtu bënë mbret mbi popullin e Almës një nefit, që quhej Amulon. Amuloni ishte një udhëheqës i priftërinjve të rremë. Ai dhe priftërinjtë e tij kishin vrarë një profet të Perëndisë dhe kishin bërë shumë gjëra të tjera të këqija.

Mosia 17:12–13; 23:31–32, 37–39; 24:9

Amuloni i zemëruar

Amuloni u zemërua me Almën. Ai bëri që populli i Almës të punonte shumë fort dhe sillej keq me ta. Për popullin e Almës ishte e vështirë.

Mosia 24:8–9

Alma lutet dhe Amuloni është i zemëruar në sfond

Ata iu lutën Perëndisë për ndihmë. Amuloni u tha atyre që të mos luteshin më. Ai tha se kushdo që lutej, do ta vrisnin.

Mosia 24:10–11

Alma dhe një grua ndihmojnë burrin e moshuar të ngrihet

Alma dhe populli i tij ndaluan së luturi me zë të lartë. Në vend të kësaj, ata u lutën në zemrën e tyre. Perëndia ua dëgjoi lutjet. Ai i ngushëlloi ata dhe i premtoi se do t’i ndihmonte të largoheshin. Perëndia bëri që puna e tyre e rëndë t’iu dukej më e lehtë. Populli ishte i durueshëm dhe i lumtur ndërsa ia vuri veshin Perëndisë. Ata e dinin se Ai po i ndihmonte ata.

Mosia 24:12–15

Alma e prin popullin e tij të largohet gjatë natës

Populli i Almës i mirëbesoi Perëndisë dhe kishte besim të madh tek Ai. Një ditë, Perëndia u tha atyre se ishte koha për t’u larguar. Atë mbrëmje, Alma dhe populli i tij u bënë gati. Ata mblodhën të gjitha kafshët dhe ushqimin e tyre. Në mëngjes, Perëndia i vuri lamanitët në një gjumë të thellë. Më pas, Alma dhe populli i tij u larguan dhe udhëtuan gjatë gjithë ditës.

Mosia 24:16–20

Alma dhe populli i tij shohin drejt Zarahemlës

Atë mbrëmje, të gjithë burrat, gratë dhe fëmijët falënderuan Perëndinë. Ata e dinin se vetëm Perëndia mund t’i kishte ndihmuar ata. Ata vazhduan udhëtimin për shumë ditë dhe mbërritën në tokën e Zarahemlës. Nefitët i mirëpritën ata dhe Alma u mësoi të gjithëve që të kishin besim te Jezu Krishti. Shumë njerëz besuan dhe u pagëzuan.

Mosia 24:20–25; 25:14–24