Botime të Mëparshme
Mësoni


Mësoni

Pamja
llambë-vjollcë

Çfarë do të bëjmë në këtë grup?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.

Lexoni:Për ta kuptuar qëllimin e këtij grupi të mbështetjes te vetja, kthehuni te pjesa e brendshme e kapakut të përparmë të kësaj fletoreje pune dhe lexojeni hyrjen.

Ne jemi këtu për ta ndihmuar njëri-tjetrin të marrë arsimim dhe për ta përmirësuar punën tonë. Ne kemi edhe një synim më madhor: të bëhemi të mbështetur te vetja, në mënyrë që t’u shërbejmë më mirë të tjerëve.

Shihni:“Education for Self-Reliance” [“Arsimimi për Mbështetjen te Vetja”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 18.)

Diskutoni:Çfarë mësuat ose ndiet nga materiali filmik?

Lexoni:Le t’i lexojmë me radhë këto pohime:

  1. Ne duam të jemi të mbështetur te vetja.

  2. Por në këtë kohë nuk i kemi aftësitë për të gjetur një vend pune të mirë apo për të krijuar një biznes të mirë.

  3. Ndaj, na nevojitet arsimimi ose trajnimi për t’i përmirësuar aftësitë tona.

  4. Këto aftësi do të na udhëheqin drejt një pune më të mirë dhe drejt më shumë të ardhurave.

  5. Dhe më shumë të ardhura si edhe më shumë besim do të na ndihmojnë për t’u bërë më të mbështetur te vetja!

Diskutoni:A është kjo një përmbledhje e mirë e arsyes përse ne jemi këtu?

Lexoni:Ne do t’u përgjigjemi pyetjeve vjiuese çdo javë në grupin tonë.

Java 1

Java 2

Java 3

Java 4

Java 5

Java 6

Çfarë lloj pune do të më ndihmojë të bëhem i/e mbështetur te vetja?

Çfarë arsimimi do të më kualifikojë për punën time?

Si do ta paguaj arsimimin tim?

A duhet të bëj kërkesë për një huamarrje nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor?

Si do të kem sukses në klasë?

Si do të kem sukses jashtë klasës?

Diskutoni:Përse mendoni që këtë javë do ta nisim duke zgjedhur punën që ne duam, përpara se të vendosim për arsimimin që na duhet?

Lexoni:Synimi i arsimimit është të gjejmë një vend pune të mirë. Gjatë gjashtë javëve të para, ne do të mësojmë rreth arsimimit. Në javët 7–12 ne do të mësojmë rreth mënyrës se si të gjejmë një vend pune të mirë dhe të jemi të suksesshëm në të:

Java 7

Java 8

Java 9

Java 10

Java 11

Java 12

Si të gjej mundësi të duhura pune?

Si ta paraqit veten me fuqi bindëse?

Si të hyj në tregun e “fshehur” të punës?

Si të bie në sy si zgjedhja e qartë (për t’u marrë në punë)?

Si ta përshpejtoj kërkimin tim për vend pune?

Si të shquhem në vendin e punës dhe të vazhdoj të kem sukses?

Lexoni:Duke punuar së bashku, ne do t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve dhe do të kemi sukses!

Çfarë kam për të dhënë?

Lexoni:Le të shohim se si do të punojmë së bashku, si grup.

Shihni:“‘Go and Do’ Learning” [“Të Mësuarit e ‘Shko dhe Bëj’”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 20.)

Diskutoni:Ne do ta ndihmojmë njëri-tjetrin për të “shkuar dhe bërë”. Çfarë qe e rëndësishme në atë material filmik? Nga ndryshon kjo qasje e të mësuarit nga orët tipike mësimore në shkollë ose në Kishë?

Ushtrohuni:Ndajini anëtarët e grupit në grupe të vogla me nga tre veta. Lëvizini karriget përballë njëri-tjetrit dhe bëjeni veprimtarinë vijuese.

  1. Paraqiteni veten shkurtimisht – emrin dhe familjen tuaj. Tregoni për një arritje. Për shembull: “M’u dha një çmim për shërbimin në punë”, ose “Unë shërbeva në një mision” apo “Unë rrita tre fëmijë”.

  2. Tani dyshja tjetër duhet t’ju tregojë në mënyrë të shpejtë se çfarë aftësish duheshin për atë arritje. Nëse ju thatë, “Unë shërbeva në një mision”, të tjerët mund të thonë, “Atëherë ti je i/e guximshëm/e, një njeri i zellshëm, një udhëheqës/e e mësues/e dhe i/e mirë me njerëzit”.

  3. Përsëriteni këtë për çdo person.

  4. Bashkohuni sërish me të gjithë grupin. Tregoni ca gjëra që anëtarët e grupit kanë arritur dhe ca nga aftësitë e tyre.

Lexoni:Të gjitha zotësitë dhe aftësitë që kemi janë pjesë e shtëpisë së ruajtjes së Zotit. Lexojeni shkrimin e shenjtë në të djathtë.

Diskutoni:Si mund të punojë bashkërisht grupi ynë për ta ndihmuar njëri-tjetrin?

Ushtrohuni:Le ta bëjmë veprimin tonë të parë, si grup. Le të marrim pesë minuta dhe të vendosim se si do ta emërtojmë grupin tonë.

Shkruajeni më poshtë emrin e grupit:

Çfarë pune të ardhshme duhet të zgjedh?

Lexoni:Gjatë kësaj jave, ne do të vendosim se çfarë lloj pune mund të bëjmë, për t’u bërë më të mbështetur te vetja. Më pas, ne do të kthehemi sërish dhe do të raportojmë.

Pyetja vijuese dhe veprimi i javës do ta udhëheqë diskutimin dhe zotimet tona.

Lexoni:PYETJA E JAVËS – Çfarë lloj pune do të më ndihmojë të bëhem i/e mbështetur te vetja?

VEPRIMI I JAVËS – T’i shqyrtoj imtësisht mundësitë për punën time të ardhshme, të mësoj për punë të reja nga njerëz të tjerë dhe të përgatit një plan pune.

Ushtrohuni:Shkruajeni shumën e të ardhurave që ju duhet çdo muaj për t’u bërë të mbështetur te vetja (nga vlerësimi për mbështetjen te vetja, te broshura Shtegu Im):

Më duhet shuma çdo muaj për t’u bërë i/e mbështetur te vetja.

Broshura Shtegu Im mund t’ju ndihmojë t’i merrni këto vendime.

Lexoni:Tani, çfarë pune duam ne në të ardhmen që do të na e sigurojë këtë shumë të ardhurash?

Shihni:“The PEF Preferred Lists” [“Listat e Parapëlqimeve të FQA-së”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 21.)

Ushtrohuni:Ndërmjetësi duhet t’i japë çdo anëtari të grupit një kopje të Listës së Vendeve të Parapëlqyera të Punës.

  1. Kthejeni karrigen përballë një anëtari tjetër të grupit. Së bashku, hidhini një sy Listës së Vendeve të Parapëlqyera të Punës që jua dha ndërmjetësi.

  2. Tani përgjigjuni këtyre pyetjeve:

    • Cilat vende pune jua tërheqin vëmendjen? A ka ndonjë që përputhet me pikat tuaja të forta apo përvojat tuaja?

    • Cilat vende pune kanë pagë më të mirë?

    • Cilat prej tyre kërkojnë më shumë arsimim?

    • Si mund t’ju ndihmojë kjo listë?

Lexoni:Sapo të kemi një ide se cilat vende pune do të na i plotësojnë nevojat e të ardhurave tona dhe se cilat kërkohen më shumë, ne duhet të vihemi më shumë në dijeni për mundësitë dhe të bëjmë një zgjedhje. Një “plan pune” do të na ndihmojë të vendosim për vendet tona të ardhshme të punës apo biznesin.

Lexoni:Gjatë javës, ne do të krijojmë një plan pune (shihni faqen 24). Ky ushtrim do të na ndihmojë të mësojmë se si ta bëjmë këtë, hap pas hapi!

Ushtrohuni:Kthejeni karrigen drejt një anëtari tjetër të grupit dhe bëjeni bashkë këtë ushtrim.

Hapi 1. Lexojini të dy shembujt. Më pas, thjesht për t’u ushtruar, shkruajeni një lloj pune që po e merrni në shqyrtim, në kutinë bosh nën pjesën “Shembulli Juaj”. Në rreshtin tjetër, shkruajini emrat e njerëzve që mund të pyetni për atë lloj pune.

PLANI IM I PUNËS: ÇFARË PUNE MUND TË MË NDIHMONTE TË BËHESHA I/E MBËSHTETUR TE VETJA?

Shembulli 1

Shembulli 2

Shembulli Juaj

Renditni tre lloj punësh që do të merrni në shqyrtim.

Mekanik Automjetesh

Operator për Teknologjinë Mjekësore

KUSH ËSHTË NË DIJENI PËR KËTË LLOJ PUNE?

Renditni 3–5 njerëz me të cilët të flisni për secilin vend pune.

Migeli, mik mekanik

Roberto, shitës makinash

Karlos, xhaxhai im

Naomi, punon në spital

Dorina, infermiere

Suzi, eksperte kompjuterash

Hapi 2. Lexojini pyetjet dhe shembujt më poshtë. Plotësojini kutitë te pjesa “Shembulli Juaj”. Për këtë ushtrim, juve mund t’ju duhet të hamendësoni.

ÇFARË PYETJESH DO T’U BËJ KËTYRE NJERËZVE?

Shembulli 1 (Mekanik Automjetesh)

Shembulli 2 (Operator për Teknologjinë Mjekësore)

Shembulli Juaj

Sa të ardhura mund të pres çdo muaj kur të filloj punë? Sa të ardhura mujore mund të pres pasi të kem punuar për një vit?

Paga fillestare: 3500 dollarë

Pas një viti: 4500 dollarë

Paga fillestare: 4200 dollarë

Pas një viti: 5000 dollarë

Si të kualifikohem për çfarëdolloj pune?

Shkolla mekanike, 8 muaj

1 vit përvojë

Të njoh dikë, të krijoj kontakte

Shkolla teknike mjekësore, 2,5 vjet

1,5 vjet përvojë

Të kaloj në lëndën e matematikës dhe të shkencave

A ka shkolla vendore?

Po

Po

A ka rritje të kërkesës për këtë lloj pune?

Rritje e ngadaltë, kërkesë mesatare

Rritje e shpejtë, kërkesë e lartë

Sa është kostoja për të filluar?

6000 dollarë për pajisjet

4000 dollarë për provimin e certifikimit

Hapi 3. Lexojini shembujt dhe më pas përmblidhini përgjigjet tuaja në kolonën e tretë. Kujtoni, ky është thjesht ushtrim. Ne do të mbledhim informacion më të saktë këtë javë. Kur të keni mbaruar, bashkohuni sërish me grupin e madh.

CILA PUNË DUKET MË E MIRA PËR TË SIGURUAR TË ARDHURA DHE QË PËRPUTHET ME PIKAT E MIA TË FORTA DHE AFTËSITË E MIA?

Shembulli 1 (Mekanik Automjetesh)

Shembulli 2 (Operator për Teknologjinë Mjekësore)

Shembulli Juaj

Çfarë kam mësuar lidhur me këto mundësi? Cila duket se është më e mira për mua?

Më pak shkollë, më pak kosto, veç aq të ardhura sa më mjaftojnë për të m’i plotësuar nevojat, më pak kërkesë.

Më shumë kohë për t’u kualifikuar, më shumë shkollë, më shumë kosto, të ardhura më të mira, kërkesë e lartë.

Lexoni:Pas mbledhjes së informacionit këtë javë, do të na duhet të marrim vendime. Ne mund të lutemi dhe ta lexojmë bekimin tonë patriarkal për të na ndihmuar. Kujtoni: 1) Ne e nisim me aq të ardhura sa na nevojiten për të qenë të mbështetur te vetja. 2) Më pas ne zgjedhim punën që duam në të ardhmen, që do të na i japë ato të ardhura. 3) Pas kësaj, mund të vendosim për arsimimin dhe trajnimin që do të na kualifikojë për atë punë.

Si do ta paraqit planin tim të punës?

Lexoni:Javën tjetër, ne do t’ia paraqitim grupit me zë të lartë planet tona të punës. Ndaj le ta shohim këtë shembull dhe më pas të ushtrojmë.

Shihni:“My Work Plan in Three Minutes” [“Plani Im i Punës në Tre Minuta”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 22.)

Ushtrohuni:Ngrihuni në këmbë dhe punoni me dikë me të cilin nuk jeni ushtruar sot. Paraqiteni këtë shembull të planit të punës (në faqet 7–9), sikur të ishte i juaji. Ndiqini shembujt te materiali filmik. Nëse nuk e keni një pjesë të informacionit, thjesht përdorni imagjinatën tuaj.

  1. Merrni një minutë për të treguar rreth zgjedhjeve tuaja të punës dhe se cilët pyetët për këto vende pune.

  2. Merrni një minutë për t’i dhënë përgjigjet për pyetjet që bëtë.

  3. Merrni një minutë për të thënë se cilin prej këtyre shembujve për mundësitë e punës do të zgjidhnit dhe shpjegojeni arsyen.

  4. Më pas, merrni dy minuta për të kërkuar përshtypje nga personi tjetër. Pyetni: Si mund ta bëj më mirë planin tim të punës? Si mund ta paraqit atë në mënyrë më të efektshme?

  5. Ndërrojini rolet dhe lejojeni personin tjetër ta japë paraqitjen.

Diskutoni:Me të gjithë grupin, bisedoni rreth mënyrës se si do të mblidhni informacion gjatë javës dhe si do ta paraqitni planin tuaj të punës javën tjetër. Bëni pyetje dhe jepni ide.

Lexoni:Gjatë javës, mblidhni informacion dhe shënojeni atë në planin e punës te faqja tjetër. Bisedoni me sa më shumë njerëz që të mundeni. Bëni shumë pyetje! Nëse ju duhet më shumë hapësirë për të shkruar, ju mund të përdorni një plan pune shtesë te faqja 24.

PLANI IM I PUNËS: ÇFARË PUNE MUND TË MË NDIHMONTE TË BËHESHA I/E MBËSHTETUR TE VETJA?

Renditini tre lloj punësh që do t’i merrni në shqyrtim.

KUSH ËSHTË NË DIJENI PËR KËTË LLOJ PUNE?

Renditni 3–5 njerëz me të cilët të flisni për secilin vend pune.

ÇFARË PYETJESH DO T’U BËJ KËTYRE NJERËZVE?

Sa të ardhura mund të pres çdo muaj kur të filloj punë? Sa të ardhura mujore mund të pres pasi të kem punuar për një vit?

Si të kualifikohem për çfarëdolloj pune?

A ka shkolla vendore?

A ka rritje të kërkesës për këtë lloj pune?

Sa është kostoja për të filluar?

Pyetje të tjera?

CILA PUNË DUKET MË E MIRA PËR TË SIGURUAR TË ARDHURA DHE QË PËRPUTHET ME PIKAT E MIA TË FORTA DHE AFTËSITË E MIA?

Çfarë kam mësuar lidhur me këto mundësi? Cila duket se është më e mira për mua?

Si mund t’i administroj më me mençuri financat e mia?

Lexoni:Të qenit i mbështetur te vetja do të thotë të shpenzosh më pak para nga sa fiton dhe të kursesh para. Kursimet mund të na ndihmojnë t’i përballojmë shpenzimet e papritura ose na ndihmojnë të sigurojmë për vetveten dhe familjen tonë kur të ardhurat tona janë më të pakta nga ç’presim. Si pjesë e këtij grupi, ne zotohemi që të kursejmë çdo javë, qoftë edhe një a dy monedha.

Diskutoni:Në disa zona, është një ide e mirë që të kursesh para në bankë. Në zona të tjera, nuk është një ide e mirë, për shembull kur një vend ka rritje të inflacionit apo kur bankat janë të paqëndrueshme. A janë kushtet e përshtatshme për të kursyer para në një bankë në zonën tuaj? Cilat banka ofrojnë përqindjen më të mirë për kursimet?

Lexoni:Një pjesë tjetër i të qenit i mbështetur te vetja, është të qenit i lirë nga borxhi vetjak. Huamarrjet vetjake përdoren për të shpenzuar më shumë nga ç’jemi në gjendje të paguajmë. Profetët na kanë këshilluar që ta shmangim borxhin vetjak dhe, ndërsa bëhemi më të mbështetur te vetja, ne do ta pakësojmë dhe do ta zhdukim borxhin vetjak (ndonëse borxhet për bizneset mund të jenë të nevojshme në disa raste).

Urgjencat mjekësore shpesh krijojnë barra të mëdha financiare. Sigurimet dhe programet shtetërore për shëndetin shpesh mund të na ndihmojnë që të mbrohemi kundër këtyre barrëve. Regjistrimi për një sigurim apo një program mjekësor shtetëror, mund të jetë një pjesë e rëndësishme e shtegut tonë drejt mbështetjes te vetja.

Diskutoni:Disa lloje sigurimesh (të tilla si sigurimi shëndetësor dhe sigurimi për jetën) janë më të mundësuara dhe më të dobishme sesa lloje të tjera të sigurimit. Disa kompani sigurimesh janë të mira dhe disa të pandershme. Cilat janë mundësitë më të mira për sigurimin në zonën tuaj?

Përse Zoti do që ne të jemi të mbështetur te vetja?

Diskutoni:Përse Zoti do që ne të jemi të mbështetur te vetja?

Lexoni:Lexojeni citimin në të djathtë.

Diskutoni:Si mund t’i shërbejnë përpjekjet tona për të gjetur një vend pune një “qëllim[i] të shenjt[ë]”, sikurse tha Plaku Kristoferson?

Lexoni:Zoti ka fuqinë të na ndihmojë që të bëhemi të mbështetur te vetja. Ai tha, “Vini re, unë jam Perëndia; dhe unë jam një Perëndi mrekullish” (2 Nefi 27:23). Ndërsa i kushtojmë, i përkushtojmë përpjekjet tona që të kemi sukses në punën tonë, për qëllimin e shenjtë që të bëhemi të mbështetur te vetja, Zoti do të na ndihmojë nëpërmjet frymëzimit. Ndërsa e tregojmë besimin tonë duke i dëgjuar nxitjet e Zotit dhe duke iu bindur atyre, Ai do të bëjë mrekullitë e Tij dhe Ai mund të bëjë më shumë sesa mund të bëjmë vetë.

Si mund të përgatitem për të marrë një hua nga FQA-ja?

Shtyp në Letër