Botime të Mëparshme
Raportoni


Raportoni

shigjeta rrethore-të gjelbra

A i mbajta zotimet e mia?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta vetëm për këtë faqe (jo për të gjithë pjesën Raportoni).

Ushtrohuni:Le të raportojmë për zotimet tona. Ata që i mbajtën të gjitha zotimet e tyre, të ngrihen ju lutem. (Duartrokitni.)

Lexoni:Tani, ngrihuni që të gjithë! Ne duhet të përpiqemi t’i mbajmë të gjitha zotimet tona. Ky është një prej zakoneve kyç të njerëzve të mbështetur te vetja. Le t’i përsëritim së bashku pohimet e motos sonë.

Lexoni:Le të ulemi.

Diskutoni:Çfarë mësuat ndërsa i mbajtët zotimet tuaja këtë javë? A ju nevojitet ndopak ndihmë nga grupi?

Çfarë mësova nga përgatitja e planit tim financiar?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 40 minuta vetëm për këtë faqe.

Ushtrohuni:Çdo anëtar i grupit tani duhet të marrë më pak se tre minuta për t’ia paraqitur grupit planin e tij apo të saj financiar.

Pasi ta keni përfunduar paraqitjen kërkoni përshtypje. Hidhini në letër përshtypjet që merrni. Përdoreni hapësirën më poshtë për të mbajtur shënimet.

Lejoni që përshtypjet të jenë sa më të shkurtra, në mënyrë që secili të ketë mundësinë të raportojë brenda kohës së caktuar.

Diskutoni:A morët ndonjë ide nga raportimet që mund t’ju ndihmojnë për vendimet tuaja? Shkruajini mendimet tuaja më poshtë.