Për Ndërmjetësit
Ditën e mbledhjes:
Shkruajuni mesazh ose telefonojuni të gjithë anëtarëve të grupit. Ftojini ata të mbërrijnë 10 minuta më herët që të raportojnë për zotimet e tyre.
Përgatitini materialet për mbledhjen.
30 minuta përpara mbledhjes:
Vendosini karriget rreth një tavoline që të gjithë të jenë afër.
Vizatojeni këtë tabelë zotimesh në dërrasë.
Emri i anëtarit të grupit
Bisedova me të paktën pesë njerëz rreth zgjedhjeve të mia për arsimimin (Shkruani numrin)
E përgatita paraqitjen e planit të arsimimit (Po/Jo)
E ushtrova parimin te broshura Themeli dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo)
I shtova kursimet (Po/Jo)
I shtova kursimet (Po/Jo)
Gloria
7
P
P
P
P
10 minuta përpara mbledhjes:
Përshëndetini njerëzit ngrohtësisht ndërsa mbërrijnë.
Kur anëtarët e grupit të mbërrijnë, kërkojuni atyre që të plotësojnë tabelën e zotimeve në dërrasë.
Caktoni dikë të matë kohën.
Në kohën e fillimit:
Kërkojuni njerëzve t’i fikin telefonat e tyre dhe pajisjet e tjera.
Bëni një lutje hapjeje (dhe himn, nëse dëshironi).
Kërkojuni qetësisht atyre që mbërrijnë vonë, që t’i fikin telefonat e tyre dhe të plotësojnë tabelën e zotimeve, ndërsa grupi e vazhdon diskutimin.
Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për broshurën Themeli Im.
Plotësojeni parimin 3 te broshura Themeli Im. Më pas kthehuni te fletorja e punës dhe vazhdoni të lexoni te faqja tjetër.