Botime të Mëparshme
Mësoni


Mësoni

llambë-kafe

Cilat janë zgjedhjet e mia për arsimimin?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 30 minuta për pjesën Mësoni.

Lexoni:Ne tani kemi ide për punën tonë të ardhshme. Këtë javë ne do të diskutojmë për llojin e arsimimit ose trajnimit që na nevojitet për të fituar aftësitë, që të kualifikohemi për atë punë.

Java 1

Java 2

Java 3

Java 4

Java 5

Java 6

Çfarë lloj pune do të më ndihmojë të bëhem i/e mbështetur te vetja?

Çfarë arsimimi do të më kualifikojë për punën time?

Si do ta paguaj arsimimin tim?

A duhet të bëj kërkesë për një huamarrje nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor?

Si do të kem sukses në klasë?

Si do të kem sukses jashtë klasës?

Ushtrohuni:Ndërmjetësi duhet t’i japë çdo anëtari të grupit një kopje të Listave të Shërbimeve të Parapëlqyera për Mbështetjen te Vetja, nëse ata nuk i kanë listat nga java e kaluar.

Zgjidhni dy njerëz që të shkruajnë në tabelë. Pastaj, secili duhet të emërtojë sa më shumë shkolla vendore ose programe trajnimi që të jetë e mundur, brenda dy minutave. Merreni parasysh sa vijon:

  • Shkolla ose universitete publike dhe private

  • Trajnime profesionale ose teknike

  • Stazhe ose trajnime nëpër kompani

  • Programe dhe shkolla të parapëlqyera nga Lista e Shkollave dhe Programeve të Parapëlqyera

Lexoni:Cilat mundësi mund të na kualifikojnë për punën tonë të ardhshme? Është e rëndësishme të dimë se jo të gjitha shkollat dhe programet janë të njëjta. Ato ndryshojnë nga kohëzgjatja, kostoja dhe vështirësia. Disa ia dalin mbanë t’i ndihmojnë të diplomuarit të gjejnë vende pune. Disa nuk janë të efektshme ose kushtojnë shumë.

Shihni:“Choosing a School or Training Program” [“Zgjedhja e një Shkolle ose Programi Trajnimi”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 38.)

Diskutoni:Çfarë hapash do të ndërmerrni për të gjetur programin e duhur të trajnimit?

Lexoni:Nëse përdorim një huamarrje nga FQA-ja, ne duhet të zgjedhim një shkollë ose program nga Lista e Shkollave dhe Programeve të Parapëlqyera. Këto shkolla të japin aftësi për të gjetur një vend të parapëlqyer pune. Ato i ndihmojnë gjithashtu të diplomuarit ta gjejnë vendin e punës. Ju mund të kërkoni një përjashtim ose shtim në listë, duke komunikuar me përgjegjësin vendor të shërbimeve për mbështetjen te vetja.

Lexoni:Këtë javë, ne do të bëjmë këtë pyetje dhe do të ndërmarrim këtë veprim:

Lexoni:PYETJA E JAVËS – Çfarë arsimimi ose trajnimi do të më kualifikojë për punën time?

VEPRIMI I JAVËS – T’i shqyrtoj imtësisht mundësitë për arsimimin, të mësoj për programet duke biseduar me njerëz të tjerë dhe të përgatit një plan arsimimi.

Si do ta krijoj planin tim të arsimimit?

Ushtrohuni:Gjatë javës, ne do të krijojmë një “plan arsimimi” (shihni faqen 33). Ky ushtrim do të na ndihmojë të mësojmë se si ta bëjmë këtë, hap pas hapi!

Hapi 1. Lexojini shembujt. Më pas, thjesht për t’u ushtruar, shkruajeni emrin e një mundësie për arsimimin që po e merrni në shqyrtim nën pjesën “Shembulli Juaj”. Renditni të gjithë njerëzit me të cilët mund të bisedoni rreth asaj mundësie.

PLANI IM I ARSIMIMIT: CILAT JANË ZGJEDHJET E MIA PËR ARSIMIMIN?

Shembulli 1

Shembulli 2

Shembulli Juaj

Renditni programet e trajnimit ose shkollat që po i merrni në shqyrtim

Instituti i Politeknikut

Qendra e Certifikimit për Programet Kompjuterike

KUSH ËSHTË NË DIJENI PËR PROGRAMIN OSE SHKOLLËN?

Renditni njerëzit me të cilët mund të bisedoni për secilin program ose shkollë

Motra Ado punon atje

Këshilltarë shkollimi, mësues

Mikja ime, Sofia, e ndoqi atë shkollë

Studentë

I ri te dyqani i kompjuterave

Vëllai Moldona e ka marrë certifikatën

Dikush te qendra e certifikimit

Hapi 2. Lexojini pyetjet dhe shembujt më poshtë. Plotësojini kutitë te pjesa “Shembulli Juaj”. Për këtë ushtrim, juve mund t’ju duhet të hamendësoni.

ÇFARË PYETJESH DO TË BËJ?

Shembulli 1

Shembulli 2

Shembulli Juaj

Sa veta diplomohen? Sa veta gjejnë vende të mira pune?

80% marrin diplomë dhe certifikatë

Shumica e të diplomuarve gjejnë vende të mira pune

Shumë vetë bëhen menaxherë brenda vitit

60–65% marrin certifikatë

Përafërsisht të gjithë ata që përfundojnë programin, gjejnë vende të mira pune

Çfarë duhet për t’u pranuar në program ose në shkollë?

Ata pranojnë 100 njerëz çdo vit në degën e saldimit; studentët duhet të marrin provimin e matematikës bazë; atyre iu nevojiten 2 referenca

Të marrin provimin e matematikës

Të paguajnë tarifën

Të kenë qasje në një kompjuter të lëvizshëm

Sa kohë zgjat për të marrë një certifikatë/diplomë?

18 muaj për të marrë certifikatë

6 muaj stazh me rekomandim (këtë e planifikon shkolla, pa tarifë)

9 muaj si dhe provimin për certifikatën

Cilat janë kostot për vit? Për të gjithë programin? Për të marrë certifikatë?

10000 dollarë/pagesa e shkollës dhe tarifa vjetore

15000 dollarë për të gjithë programin

8000 dollarë (shtesë) për të marrë certifikatën dhe pajisjet

15000 dollarë/9 muaj

(15000 dollarë për të gjithë programin)

5000 dollarë (shtesë) për vërtetimin e certifikatës

A jepen bursa? Ndihma? Huadhënie?

Bursat jepen për studentët më të mirë për 6 muajt e fundit; nuk jepen ndihma; huatë jepen me përqindje të lartë interesi

Jo

Cili është programi mësimor? Transporti?

3 sesione (mëngjes, pasdite, mbrëmje)

Linjë e afërt autobusi; 45 minuta vajtje-ardhje për mua

Në mëngjes e në mbrëmje

Me dy autobusa, 1 orë për vajtjen dhe 1 orë për ardhjen

Hapi 3. Tani, lexojini shembujt dhe më pas përmblidheni përgjigjen e pjesës “Shembulli Juaj”, te kutia në të djathtë. Kujtoni, ky është thjesht ushtrim. Ne do të mbledhim informacion më të saktë këtë javë.

CILA PUNË DUKET MË E MIRA PËR TË SIGURUAR TË ARDHURA DHE QË PËRPUTHET ME PIKAT E MIA TË FORTA DHE AFTËSITË E MIA?

Shembulli 1

Shembulli 2

Shembulli Juaj

Çfarë kam mësuar lidhur me këto mundësi? Cila duket se është më e mira për mua?

Më tepër kohë. Pak më tepër kosto. Probabilitet i mirë për të gjetur vend pune, bursa, orare të lëvizshme. Lidhje të mira me punonjësit.

Më pak kohë. Më pak kosto të përgjithshme. Rrezik më i madh për të dështuar. Pozicion i mirë pune. Vështirësi me transportin.

Lexoni:Pas mbledhjes së informacionit këtë javë, do të na duhet të marrim vendime. Ne mund të lutemi dhe ta lexojmë bekimin tonë patriarkal për të na ndihmuar. Kur jemi të denjë dhe të çiltër, Fryma e Shenjtë do të na udhëheqë. Zoti dëshiron që të na bekojë. Le ta kërkojmë ndihmën e Tij!

Si do ta paraqit planin tim të arsimimit?

Lexoni:Për t’u përgatitur për javën tjetër, le të ushtrohemi për paraqitjen e një plani arsimimi.

Ushtrohuni:Ngrihuni në këmbë dhe për t’u ushtruar, punoni me një partner të ri. Paraqiteni një shembull të planit të arsimimit sikur të ishte i juaji (shihni faqet 30–31). Nëse nuk e keni të gjithë informacionin, përdorni imagjinatën tuaj. Bëjeni për 3 minuta. Më pas, merrni dy minuta për të kërkuar përshtypje nga personi tjetër.

Ndërrojini vendet dhe lëreni personin tjetër të ushtrohet për paraqitjen e planit.

Diskutoni:Bashkohuni sërish me grupin e madh. Bisedoni se si do të mblidhni informacion gjatë javës dhe si do ta paraqitni javën tjetër planin tuaj të arsimimit. Bëni pyetje dhe jepni ide.

Lexoni:Gjatë javës, mblidhni informacion dhe shënojeni atë në këtë plan arsimimi. Bisedoni me sa më shumë njerëz që të mundeni. Bëni shumë pyetje dhe shtoni më shumë pyetje në shënimet tuaja. Nëse ju duhet një formular tjetër për planin e arsimimit, gjendet një kopje te faqja 39.

Si mund të përgatitem për të marrë një hua nga FQA-ja?

Shënim: Nëse shkolla ose programi nuk është në Listën e SHMV-së për Shkollat dhe Programet e Parapëlyera, dhe ju prapëseprapë dëshironi të bëni kërkesë për një huamarrje, komunikoni me përgjegjësin e shërbimeve për mbështetjen te vetja.