Botime të Mëparshme
Zotohuni


Zotohuni

shigjetë-portokalli

Si do të përparoj unë çdo ditë?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta për pjesën Zotohuni.

Ushtrohuni:Zgjidheni partnerin tuaj në veprim. Vendosni se kur dhe si do të komunikoni me njëri-tjetrin.

Emri i partnerit në veprim

Informacion Kontakti

Lexojani çdo zotim me zë të lartë partnerit tuaj në veprim. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja! Nënshkruani më poshtë.

ZOTIMET E MIA

Unë do t’u mësoj familjarëve dhe miqve të mi se si të përgatiten shpirtërisht për të mësuar.

Unë do t’i ushtroj çdo ditë pikat kyçe për të mësuar me anë të studimit jashtë klasës.

Unë do ta plotësoj kërkesën për huamarrjen nga FQA-ja, nëse më nevojitet një hua.

Unë do ta ushtroj parimin e sotëm të broshurës Themeli Im dhe do t’ia jap mësim familjes sime.

Unë do t’u shtoj kursimeve të mia, qoftë edhe një a dy monedha.

Unë do të raportoj te partneri im në veprim.

Nënshkrimi im

Nënshkrimi i partnerit në veprim

Si do ta raportoj përparimin tim?

Ushtrohuni:Përpara mbledhjes së radhës, përdoreni këtë tabelë zotimesh për të shënuar përparimin tuaj. Në kutitë më poshtë shkruani “Po” ose “Jo”.

I mësova familjen dhe miqtë e mi se si të përgatiten shpirtërisht për të mësuar (Po/Jo)

I ushtrova të gjitha pikat kyçe për të mësuar me anë të studimit jashtë klasës (Po/Jo)

E plotësova kërkesën për huamarrjen nga FQA-ja, nëse më nevojitet një hua (Po/Jo)

E ushtrova parimin te broshura Themeli dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo)

I shtova kursimet (Po/Jo)

Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)

Lexoni:Gjithashtu, kujtohuni t’i gjurmoni shpenzimet tuaja vetjake në anën e prapme të broshurës suaj Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja.

Zgjidheni dikë për të qenë ndërmjetësi për temën te broshura Themeli Im, në mbledhjen e radhës. (Nuk dini se si të ndërmjetësoni një temë nga broshura Themeli Im? Lexojeni faqen 17 dhe pjesën e brendshme të kapakut të përparmë.)

Kërkojini dikujt të bëjë lutjen e mbylljes.

Shënim për Ndërmjetësin: Sillni një fletore pune Kërkimi Im për Vend Pune, për çdo anëtar të grupit në mbledhjen e radhës.

Filloni te faqja 1 e broshurës Kërkimi Im për Vend Pune, në mbledhjen e radhës. Edhe pse materialet do t’ju çojnë drejt letrës së Presidencës së Parë dhe drejt parimit 1 të broshurës Themeli Im, vazhdoni më tej me parimin 7. Gjatë 6 mbledhjeve të radhës, përfundojeni parimin e mbetur të broshurës Themeli Im si dhe projektin përfundimtar.

Gjatë mbledhjes së 12-të, kujtohuni të plotësoni një tjetër vlerësim për mbështetjen te vetja, në anën e prapme të broshurës Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja.

Mirëpritja e Përshtypjeve

Ju lutemi, dërgojini idetë, përshtypjet, sugjerimet dhe përvojat tuaja te srsfeedback@ldschurch.org.

Shënim për Ndërmjetësin:

Pasi t’i plotësoni të dymbëdhjeta parimet te broshura Themeli Im, kujtohuni që të raportoni për përparimin e grupit te srs.lds.org/report, në mënyrë që ata të marrin një certifikatë nga Kolegji i Biznesit SHDM.