Botime të Mëparshme
Raportoni


Raportoni

shigjeta rrethore-kafe

A i mbajta zotimet e mia?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta vetëm për këtë faqe (jo për të gjithë pjesën Raportoni).

Diskutoni:Lexojeni citimin në të djathtë. Si zbatohet kjo për grupin tonë?

Ushtrohuni:Le të raportojmë për zotimet tona. Ata që i mbajtën të gjitha zotimet e tyre, të ngrihen ju lutem. (Duartrokitni për ata që i mbajtën të gjitha zotimet e tyre.)

Lexoni:Tani, ngrihuni që të gjithë! Ne duhet të përpiqemi t’i mbajmë të gjitha zotimet tona. Ky është një prej zakoneve kyç të njerëzve të mbështetur te vetja.

Ndërkohë që jemi në këmbë, le t’i përsëritim së bashku pohimet e motos sonë. Këto pohime na kujtojnë për qëllimin e grupit tonë.

Lexoni:Le të ulemi.

Tani do të këshillohemi së bashku dhe do ta ndihmojmë njëri-tjetrin për planet tona për arsimim dhe një punë më të mirë. Ky është diskutimi më i rëndësishëm i kësaj mbledhjeje!

Diskutoni:Çfarë mësuat ndërsa i mbajtët zotimet tuaja këtë javë? A ju nevojitet ndopak ndihmë nga grupi?

Çfarë mësova UNË NGA PËRGATITJA E PLANIT tim të punës?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 40 minuta vetëm për këtë faqe.

Lexoni:Le ta shohim këtë material filmik që të na kujtojë mënyrën si t’i bëjmë paraqitjet tona.

Shihni:“My Work Plan in Three Minutes” [“Plani Im i Punës në Tre Minuta”]. (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 22.)

faqja e planit të punës
Ushtrohuni:

Çdo anëtar i grupit tani duhet të marrë më pak se tre minuta për t’ia paraqitur grupit, planin e punës të tij apo të saj.

Pasi ta keni mbaruar paraqitjen tuaj, kërkoni përshtypje. Hidhini në letër përshtypjet që merrni. Përdoreni hapësirën më poshtë për të mbajtur shënime.

Lejoni që përshtypjet të jenë të shkurtra, në mënyrë që çdokush të ketë mundësi të raportojë brenda afatit kohor.

Diskutoni:Çfarë idesh morët nga raportimet që do t’ju ndihmojnë për vendimet tuaja? Shkruajini mendimet tuaja.