Botime të Mëparshme
Burimet


Burimet

Zgjedhja e një Shkolle ose Programi Trajnimi

Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.

KUEJMI: Mirë, mendoj se kam një ide më të mirë për të kërkuar nja dy vende të mira pune.

KONSUELO: A do të të ndihmojnë ato që t’ia arrish synimit tënd për mbështetjen te vetja?

KUEJMI: Mendoj se po. Por ende nuk i kam aftësitë për t’u kualifikuar për to.

MEKALA: Po. Edhe unë këtë problem kam.

ROBERTI: Të gjithëve do të na duhet të marrim më shumë arsimim ose trajnim.

KONSUELO: Por, me gjithë këto zgjedhje për shkollat, nga do ta dimë se kë të ndjekim? Kostot ndryshojnë shumë. Dhe nga ta dimë a janë ndopak të mira?

KUEJMI: Një djalë në lagjen time po ndjek shkollën New Age. Është një shkollë teknike. Mbase shkoj dhe unë atje.

MEKALA: Kam parë plot afishe që thonë se universiteti shtetëror është më i miri në vend. Por nuk do të mund të pranohesha kurrë.

ROBERTI: Dhe unë kam dëgjuar se ka një mundësi më të mirë për të gjetur një vend pune të mirë nëse bën një stazh ose specializim.

KONSUELO: Atëherë si ta zbulojmë?

KUEJMI: A mund të shkojmë të bisedojmë me disa njerëz nëpër shkolla? Apo ndoshta me njerëz që janë diplomuar?

MEKALA: Kjo do të ishte e vështirë. Vetëm se unë ndihem tepër nervoze.

ROBERTI: Por ndoshta kjo është ajo që duhet të bëjmë. Ne duhet të bisedojmë me ta për të zbuluar nëse studentët e tyre diplomohen dhe nëse gjejnë vende të mira pune. Po për sa u përket kostove dhe bursave – të gjitha këto gjërat financiare? Mendoj se ne thjesht duhet të bisedojmë me ta. Dhe gjithashtu me njerëz të cilët e kanë frekuentuar atë shkollë.

KONSUELO: Unë do të vij me ty Mekala. Le ta bëjmë këtë së bashku.

MEKALA: Kjo do të ishte fantastike!

KUEJMI: Ky është një vendim i vështirë – paratë dhe e ardhmja jonë. Mbase duhet të lutemi edhe në lidhje me këtë. Ose të marrim një bekim për të na udhëhequr. Në misionin tim mësova se ne mund të udhëhiqemi nga Zoti.

MEKALA: Edhe unë kështu besoj. Mbase besimi ka shumë lidhje me këtë gjë. Besimi e shpresa dhe përpjekjet tona. Unë po filloj të ndiej që Ati Qiellor dëshiron të na bekojë lidhur me këtë gjë.

ROBERTI: Dhe le të mos harrojmë Listën e Shkollave dhe Programeve të Parapëlqyera. Ka ide të mira lidhur me programet dhe aftësitë që të na ndihmojnë për të na kualifikuar për vendet e parapëlqyera të punës. Mbase kjo është pikënisja – qoftë nëse na nevojitet ose jo një huamarrje nga FQA-ja.

Kthehuni te faqja 29

Shënime

Shtyp në Letër