BurimetRaportimi i Përparimit TimZgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.NDËRMJETËSI: Tani ne do të raportojmë për përparimin tonë. Robert, a mund të fillosh?ROBERTI: Në rregull. Pyetja e parë është: “Përse dua unë që të bëhem më i/e mbështetur te vetja?” Mirë, ti e di situatën time – familje për të ushqyer dhe shumë përgjegjësi – prandaj më duhet një vend pune i mirë. Unë dua vërtet të jem i mbështetur te vetja që të kujdesem për familjen time dhe të shërbej më mirë në thirrjen time.ROBERTI: Pyetja tjetër është: “Sa të ardhura më nevojiten?” Ishte mirë për ne ta shqyrtonim buxhetin. Na nevojiteshin pak më shumë se dyfishi i të ardhurave që po fitojmë tani. Por nuk ka problem; do të zgjidhet.ROBERTI: Tjetra: “Çfarë lloji pune në të ardhmen do të m’i sigurojë këto të ardhura?” Ne ndihemi mirë rreth një vendi pune si përkthyes. Tani flas dy gjuhë të huaja. Dhe ky vend pune ka orare të lëvizshme.MEKALA: A është te Lista e Vendeve të Parapëlqyera të Punës?ROBERTI: Po, është. Kjo është punë që kërkohet shumë dhe po përhapet në mënyrë të shpejtë.ROBERTI: Në rregull: “Çfarë trajnimi do të më duhet”? Më duhet të përmirësoj aftësitë e mia në gjuhët e huaja. Si edhe më duhet të mësoj nga teknologjia dhe disa aftësi biznesi gjithashtu. Gjithashtu kam kuptuar se më duhet të bëj një stazh për të gjetur një vend pune.KUEJMI: A e gjete një shkollë që i ofron të gjitha këto?ROBERTI: Po! Si programi po ashtu dhe shkolla janë te Lista e Shkollave dhe Programeve të Parapëlqyera. Unë shpresoj të ndjek programin për Përkthimin e Përparuar te Lingua Celeri. Ata ofrojnë probabilitet të lartë për të gjetur vend pune, stazhe të dobishme dhe lidhje të mira.JANIA: Sa zgjat programi dhe sa kushton ai?ROBERTI: Është një program dyvjeçar, bashkë me stazhin. Më së shumti mund ta frekuentoj në mbrëmje, që të mund të vazhdoj me thirrjen time. Ne mund të paguajmë gjysmën e çmimit dhe për pjesën që mbetet, do të më duhet një hua nga FQA-ja.NDËRMJETËSI: Duket mirë Robert. A ke ndonjë shqetësim apo pyetje tjetër?ROBERTI: Në fakt, gruaja ime dhe unë jemi të shqetësuar për kohën që do të jem larg familjes, veçanërisht për thirrjen time në Kishë. Por ne i pyetëm fëmijët dhe secili është tejet përkrahës. Kjo gjë në fakt mund t’i trefishojë të ardhurat e mia.NDËRMJETËSI: Raportim i shkëlqyeshëm. Ndonjë përshtypje apo ndonjë këshillë për Robertin?JANIA: A ka ndonjë linjë të përshtatshme transporti publik që t’ju çojë në shkollë dhe a i planifikuat se si do t’i paguani ato kosto?ROBERTI: Mua më duhet të marr dy autobusa në vajtje dhe në ardhje, dhe jo, nuk e kisha menduar. Ndaj, të falënderoj për këtë.KUEJMI: Mendoj se do të jesh një përkthyes i mirë. Ti mendon në mënyrë të shpejtë dhe flet mirë. A mund të bësh punë si përkthyes ndërkohë që je në shkollë, për të krijuar përvojë?ROBERTI: Kjo është një ide e mrekullueshme. A ka ndokush ndonjë referencë për punë?Kthehuni te faqja 82Arsimimi Është Çelësi drejt MundësisëLexojini me radhë pohimet vijuese:Kthehuni te faqja 84Arsimimi në Jetën e PërditshmeKërkojini një studenti të grupit ta lexojë këtë me zë të lartë, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit u hedh një sy shënimeve në faqen 85.HENRI B. AJRINGKthimi në besim te ungjilli i Jezu Krishtit sjell një dëshirë për të mësuar. … Ai është fryti i vërtetë i të jetuarit të ungjillit të Jezu Krishtit. … Nëse ne vazhdojmë të synojmë të mësojmë që t’i shërbejmë Perëndisë dhe fëmijëve të Tij më mirë, ky është një bekim me një vlerë të madhe. …Zoti dhe Kisha e Tij gjithnjë e kanë nxitur arsimimin për të rritur aftësinë tonë që t’i shërbejmë Atij dhe fëmijëve të [Tij]. Për secilin prej nesh, pavarësisht se çfarë talentesh kemi, Ai kërkon që ne të japim shërbim. Dhe për ta bërë mirë këtë, përfshihet gjithnjë të mësuarit, jo veç një herë ose për një kohë të caktuar, por në mënyrë të vazhdueshme.… Nëpërmjet lutjes, agjërimit dhe të punuarit fort me një shtysë për t’i shërbyer Atij, ne mund të presim që hiri i Tij të na shoqërojë. … [Kjo] do të thotë se ne do të mësojmë me shpejtësi dhe do të na zhvillohet aftësia përtej asaj që mund të bënim veç me mundësitë tona të natyrshme, pa ndihmë. …Përparësia jonë e parë duhet të shkojë drejt të mësuarit shpirtëror. … Ju jeni të interesuar që të arsimoheni, jo vetëm për jetën e vdekshme, por për jetën e përjetshme. Kur e shihni me kthjelltësi atë realitet, ju do ta vini të parin të mësuarin në mënyrë shpirtërore, e prapëseprapë nuk do ta shpërfillni të mësuarin laik. Në të vërtetë, ju do të punoni më fort për të mësuarin laik nga sa do të bënit pa atë largpamësi shpirtërore. …Zoti e di atë që Ai ka nevojë që ju të bëni si edhe atë që ju nevojitet të dini për ta bërë atë. Ju mund të prisni me vetëbesim që Ai ka përgatitur mundësi që ju të mësoni. …Arsimimi ynë nuk duhet të reshtë kurrë. … Jeta e vërtetë, për të cilën po përgatitemi, është jeta e përjetshme. Bindja jonë është se Perëndia, Ati ynë Qiellor, dëshiron që ne të jetojmë jetën që Ai jeton. Gjthçka që është e vërtetë që ne mund të mësojmë ndërkohë që jemi në këtë jetë, do të ngrihet me ne në Ringjallje. Dhe gjithçka që ne mund të mësojmë, do ta rritë aftësinë tonë për të shërbyer. …Unë lutem që ju të ndieni një mirënjohje të thellë ndaj Mësuesit Mjeshtër, Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit. Unë lutem që ju ta ndieni shërbimin e madh që një Atë i dashur Qiellor pret nga ju që t’u jepni fëmijëve të Tij dhe që ju të shihni mundësitë që Ai ka përgatitur për ju që të mësoni. (“Real-Life Education”, New Era, prill 2009, f. 2–8)Kthehuni te faqja 85Mësimi dhe Shenjtorët e Ditëve të MëvonshmeKërkojini një anëtari të grupit ta lexojë këtë me zë të lartë, ndërkohë që grupi ushtrohet duke mbajtur shënime në faqen 86.DALLIN H. OUKS DHE KRISTEN M. OUKSSi shenjtorë të ditëve të mëvonshme, ne besojmë tek arsimimi. … Besimi ynë fetar jep mësim se ne duhet të kërkojmë të mësohemi me anë të Shpirtit dhe që të kemi një kujdestari për ta përdorur dijen tonë për dobinë e njerëzimit. … Shpirti i [Atit Qiellor] mund t’i drejtojë e t’i shtojë përpjekjet tona për të mësuar dhe të zmadhojë aftësinë tonë për të përvetësuar të vërtetën. …Përpjekjet tona për të mësuar duhen ndërthurur me denjësinë vetjake që ne të marrim udhëheqjen e Frymës së Shenjtë. … Mëkati e përzë Shpirtin e Zotit dhe, kur kjo ndodh, ka ikur ndriçimi i veçantë i Shpirtit dhe llamba e të mësuarit regëtin. …… Ne kemi një premtim që, nëse syri ynë është i drejtuar te lavdia e Perëndisë, gjë e cila e përfshin denjësinë vetjake, “tërë trup[i ynë] do të mbushe[t] me dritë dhe nuk do të ketë errësirë në [ne]; dhe ai trup që mbushet me dritë, kupton gjithçka” (DeB 88:67). …… Pendimi, i cili mund të na pastrojë nga mëkati përmes sakrificës shlyese të Jezu Krishtit, është, pra, një hap i domosdoshëm përgjatë shtegut të të mësuarit, për të gjithë ata që kërkojnë dritë dhe të vërtetë përmes fuqisë mësimdhënëse të Frymës së Shenjtë. …Me zgjedhjet tona arsimuese duhet të përgatitemi të mbështesim veten dhe ata që mund të vihen nën varësinë tonë. Është e nevojshme të kemi zotësi që vlejnë në treg. Arsimimi është i detyrueshëm për sigurinë dhe mirëqenien vetjake.Ati ynë Qiellor pret që ne të përdorim lirinë tonë të zgjedhjes dhe frymëzim për të shqyrtuar veten dhe aftësitë tona dhe të vendosim drejtimin arsimor që duhet të ndjekim. … Lexoni bekimin tuaj patriarkal, mendoni prirjet dhe talentet tuaja të natyrshme dhe shkoni përpara. Hidhni hapin e parë dhe dyert do të hapen. … Për Zotin, “të gjitha gjëra[t] bashkëveprojnë për të mirë[n tonë]” (Romakëve 8:28). …Mund të na duhet të mundohemi për të arritur qëllimet tona, por mundi ynë mund të prodhojë po aq rritje sa të mësuarit. Fuqitë që zhvillojmë me kapërcimin e sfidave, do të qëndrojnë bashkë me ne në përjetësitë që vijnë. …Ç’është më e rëndësishmja, ne kemi detyrimin të vazhdojmë arsimimin tonë shpirtëror me anë të studimit të shkrimeve të shenjta e të literaturës së Kishës dhe duke frekuentuar Kishën dhe tempullin. Ushqimi me bollëk me fjalët e jetës do të na pasurojë, do të rrisë aftësinë për t’u dhënë mësim atyre që i duam, dhe do të na përgatisë për jetë të përjetshme.Qëllimi final i një arsimi është të na bëjë prindër dhe shërbestarë më të mirë në mbretëri. … Arsimimi është një dhuratë nga Perëndia; ai është guri i qoshes i fesë sonë, kur ne e përdorim në dobi të të tjerëve. (“Mësimi dhe Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme”, Liahona, prill 2009, f. 26–31)Kthehuni te faqja 86ShënimeKrijo një Shënim