Për Ndërmjetësit
Ditën e mbledhjes:
Shkruajuni mesazh ose telefonojuni të gjithë anëtarëve të grupit. Ftojini ata të mbërrijnë 10 minuta më herët që të raportojnë për zotimet e tyre.
Përgatitini materialet për mbledhjen. Nuk keni libra apo materiale filmike? Ju mund t’i merrni ato nga srs.lds.org.
Nëse nuk i keni dhënë secilit anëtar të grupit një kopje të Listave të Shërbimeve të Parapëlqyera për Mbështetjen te Vetja javën e kaluar, përgatituni t’ua jepni sot atyre një kopje. Merrini listat nga qendra juaj e kunjit për mbështetjen te vetja, nga një specialist i mbështetjes te vetja, ose merrini në internet te srs.lds.org/pef.
30 minuta përpara mbledhjes:
Vendosini karriget rreth një tavoline që të gjithë të jenë afër.
Vizatojeni këtë tabelë zotimesh në dërrasë me emrat e njerëzve në grupin tuaj (shihni shembullin më poshtë).
Emri i anëtarit të grupit | Bisedova me të paktën pesë njerëz rreth punës sime (Shkruani numrin) | E përgatita paraqitjen e planit të e punës (Po/Jo) | E ushtrova parimin te broshura Themeli dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo) | I shtova kursimet (Po/Jo) | Raportova te partneri në veprim (Po/Jo) |
Gloria | 8 | P | P | P | P |
10 minuta përpara mbledhjes:
Përshëndetini njerëzit ngrohtësisht ndërsa mbërrijnë.
Kur anëtarët e grupit të mbërrijnë, kërkojuni atyre që të plotësojnë tabelën e zotimeve në dërrasë.
Caktoni dikë të matë kohën.
Në kohën e fillimit:
Shpërndajini kopjet e informacionit të kontaktit të anëtarit të grupit (nga mbledhja e kaluar).
Kërkojuni njerëzve t’i fikin telefonat e tyre dhe pajisjet e tjera.
Bëni një lutje hapjeje (dhe himn, nëse dëshironi).
Kërkojuni qetësisht atyre që mbërrijnë vonë, që t’i fikin telefonat e tyre dhe të plotësojnë tabelën e zotimeve, ndërsa grupi e vazhdon diskutimin.
Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për broshurën Themeli Im.
Plotësojeni parimin 2 te broshura Themeli Im. Më pas kthehuni te fletorja e punës dhe vazhdoni të lexoni te faqja tjetër.