Zotohuni
Si do të përparoj unë çdo ditë?
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta për pjesën Zotohuni.
Ushtrohuni:Zgjidheni partnerin tuaj në veprim. Vendosni se kur dhe si do të komunikoni me njëri-tjetrin.
Emri i partnerit në veprim
Informacion Kontakti
Lexojani çdo zotim me zë të lartë partnerit tuaj në veprim. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja! Nënshkruani më poshtë.
ZOTIMET E MIA |
---|
Unë do të diskutoj për punën, arsimimin dhe planet financiare me familjen time. |
Me familjen time, unë do të vendos nëse më nevojitet ose jo një hua nga FQA-ja. |
Unë do të gjej një këshilltar huaje, do të flas me udhëheqësin tim të priftërisë dhe do të filloj procesin për bërjen e kërkesës. |
Unë do ta ushtroj parimin e sotëm të broshurës Themeli Im dhe do t’ia jap mësim familjes sime. |
Unë do t’u shtoj kursimeve të mia, qoftë edhe një a dy monedha. |
Unë do të raportoj te partneri im në veprim. |
Nënshkrimi im
Nënshkrimi i partnerit në veprim
Si do ta raportoj përparimin tim?
Ushtrohuni:Përpara mbledhjes së radhës, përdoreni këtë tabelë zotimesh për të shënuar përparimin tuaj. Në kutitë më poshtë shkruani “Po”, “Jo” ose numrin e herëve që e mbajtët zotimin.
Diskutova për punën, arsimimin dhe planet financiare me familjen (Po/Jo)
E vendosa nëse më nevojitet një hua nga FQA-ja (Po/Jo)
Nëse më nevojitet një hua nga FQA-ja, e fillova procesin për bërjen e kërkesës (Po/Jo)
E ushtrova parimin te broshura Themeli dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo)
I shtova kursimet (Po/Jo)
Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)
Lexoni:Gjithashtu, kujtohuni t’i gjurmoni shpenzimet tuaja vetjake në anën e prapme të broshurës suaj, Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja.
Zgjidheni dikë për të qenë ndërmjetësi për temën te broshura Themeli Im, në mbledhjen e radhës. (Nuk dini se si të ndërmjetësoni një temë nga broshura Themeli Im? Lexojeni faqen 17 dhe pjesën e brendshme të kapakut të përparmë.)
Kërkojini dikujt të bëjë lutjen e mbylljes.