Mësoni
Si të përgatitem jashtë klasës?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.
-
Lexoni:Javën e kaluar, ne diskutuam mënyrën si të mësonim me anë të besimit dhe gjithashtu si të mësonim me anë të studimit në klasë. Këtë javë, ne do të përqendrohemi te mënyra si të përgatitemi jashtë klasës.
Java 1
Java 2
Java 3
Java 4
Java 5
Java 6
Çfarë lloj pune do të më ndihmojë të bëhem i/e mbështetur te vetja?
Çfarë arsimimi do të më kualifikojë për punën time?
Si do ta paguaj arsimimin tim?
A duhet të bëj kërkesë për një huamarrje nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor?
Si do të kem sukses në klasë?
Si do të kem sukses jashtë klasës?
-
Lexoni:Këtë javë, ne do të gjejmë përgjigje për këtë pyetje dhe do të ndërmarrim këtë veprim:
-
Lexoni:PYETJA E JAVËS – Si do të kem sukses jashtë klasës?
VEPRIMI I JAVËS – Ta forcoj përgatitjen time shpirtërore dhe t’i përmirësoj aftësitë e zakonet e mia të të studiuarit, përfshirë të punoj me të tjerë dhe t’i përfundoj detyrat.
Si të përgatitem shpirtërisht?
-
Lexoni:Ne kemi një përparësi të madhe ndërsa kërkojmë arsimim. Ne mund ta ndjekim Shpirtin e Shenjtë, i cili e di të vërtetën e të gjitha gjërave! Ndonëse jemi shumë të ngarkuar me punë, ne duhet të shpenzojmë kohë çdo ditë për t’u përgatitur shpirtërisht. Më pas Shpirti mund të na ndihmojë që të mësojmë më shpejt e të mbajmë mend më shumë.
-
Shihni:“Spiritually Prepared” [“Të Qenit i Përgatitur Shpirtërisht”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 112.)
-
Diskutoni:Si kualifikohemi ne për udhëheqjen e Shpirtit? Si do të na ndihmojë Shpirti për të mësuar?
-
Lexoni:Këtu janë disa pika kyçe për përgatitjen shpirtërore:
-
Të lutemi në mëngjes dhe në mbrëmje; të lutemi përpara dhe pasi të studiojmë; t’i kërkojmë Atit Qiellor që të na i bekojë mendjen tonë dhe përpjekjet tona.
-
T’i lexojmë shkrimet e shenjta çdo ditë.
-
T’u bindemi urdhërimeve; ta mbajmë veten të pastër dhe të panjollë.
-
T’u shërbejmë të tjerëve; t’i ndihmojmë të tjerët që të mësojnë me ne.
-
-
Ushtrohuni:Tabela më poshtë rendit parime që do t’ju ndihmojnë të përgatiteni shpirtërisht dhe të keni sukses në shkollimin tuaj.
Mendoni për ecurinë tuaj në fushat vijuese. Shkruani mënyra për t’u përmirësuar.
Unë e ndiej Shpirtin që më ndihmon dhe që vepron nëpërmjet meje.
Dëshira ime për të mësuar, dashuria ime për të mësuarin dhe aftësia ime për të mësuar, po rriten.
Unë u bindem urdhërimeve të Perëndisë dhe i zbatoj parimet e të mësuarit në mënyrë të efektshme.
Unë studioj çdo ditë; e planifikoj kohën time dhe e ndjek planin tim; i përfundoj detyrat e caktuara në kohë.
I zhvilloj cilësitë si të Krishtit dhe i ndihmoj të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
-
Diskutoni:Çfarë zotimesh mund të bëjë secili nga ne, për ta përmirësuar përgatitjen tonë shpirtërore? Si do ta ndihmojmë njëri-tjetrin që t’i mbajmë këto zotime?
Si të përgatitem jashtë klasës?
-
Lexoni:Këtu gjenden katër pika kyçe për të pasur sukses kur përgatitemi jashtë klasës. Ne do të mësojmë për secilën.
Si të planifikoj për të mësuarit në mënyrë të efektshme?
-
Diskutoni:Përse është e rëndësishme që të planifikoni se ku dhe kur do të studioni? Përse është e rëndësishme ta administroni me kujdes kohën tuaj?
-
Ushtrohuni:Bashkohuni me një anëtar tjetër të grupit. Ndihmojeni njëri-tjetrin të vendosë se kur dhe ku do të studioni sapo të filloni shkollën.
-
A mund të gjeni një vend që është i pastër e i qetë për të studiuar çdo ditë? Ku do të studioni?
-
A mund të planifikoni të studioni në një kohë të caktuar çdo ditë?
E hënë E martë E mërkurë
E enjte E premte E shtunë
-
-
Ushtrohuni:Me një anëtar tjetër të grupit, renditeni çdo problem që mund t’ju pengojë të studioni çdo ditë. Vendoseni tani se si mund t’i zgjidhni këto probleme.
ÇFARË MUND TË MË PENGOJË QË TË STUDIOJ?
SI DO TA ZGJIDH KËTË PROBLEM?
Fqinjët që bëjnë zhurmë
Me mirësjellje u kërkoj të mbajnë qetësi nga ora 15:00-17:00
Si të përgatitem jashtë klasës?
-
Lexoni:Disa njerëz mësojnë mirë në grup. Grupi ynë i mbështetjes te vetja është një shembull i shkëlqyer!
-
Diskutoni:Çfarë e bën grupin tonë të mbështetjes te vetja një vend kaq të mirë për të mësuar? Si ju ndihmon grupi ynë që të veproni dhe të jeni të përgjegjshëm?
-
Lexoni:Kur jemi duke mësuar në shkollë, ne zakonisht kemi shokë klase rrotull nesh. Ata po përpiqen gjithashtu që të mësojnë. Nëse ne gjejmë njerëzit e duhur, ata mund të na ndihmojnë ne dhe ne mund t’i ndihmojmë ata.
-
Diskutoni:Diskutoni për këto pika kyçe ndaj të mësuarit në grup në mënyrë të efektshme. Bisedoni për një rast kur ju përfituat shumë nga studimi në grup. Bisedoni për një rast kur ju nuk përfituat shumë. Cili qe ndryshimi?
-
Gjejini studentët më të mirë me të cilët të punoni – veçanërisht me ata që janë po aq të zotuar sa dhe ju.
-
Caktoni një kohë të rregullt për të studiuar bashkërisht.
-
Për të filluar çdo sesion studimi, bini dakord për një synim të caktuar.
-
Çdo sesion studimi përfundojeni duke bërë zotime – çfarë do të bëjë secili nga ju dhe kur do ta përfundojë?
-
Argëtohuni së bashku, por qëndroni të përqendruar.
-
Jini të përgatitur dhe bëjeni pjesën tuaj. Ndihmojini anëtarët e grupit të mësojnë. Mësoni gjithçka që mundeni prej tyre.
-
-
Ushtrohuni:Si do t’i përdorni grupet e studimit për ta rritur efektshmërinë tuaj të të mësuarit? Shkruajini idetë tuaja e më pas zbatojini ato.
Si ta kuptoj dhe ta mbaj mend çka lexoj?
-
Lexoni:Me gjasë do të na duhet të lexojmë shumë në shkollë. Ka shumë gjëra që mund të bëjmë për t’i kuptuar e për t’i mbajtur mend ato që lexojmë.
-
Diskutoni:Bisedoni për këto hapa që do t’ju ndihmojnë t’i kuptoni, t’i mbani mend e t’i zbatoni ato që lexoni.
-
Lutuni. Kërkojini Shpirtit t’ju ndihmojë të kuptoni e të mbani mend.
-
Bëni një skicë përmbledhëse. Shkruajini idetë kryesore rreth të cilave lexoni. Më pas, shtoni ide, fakte dhe figura që i mbështetin ato. Rishikojini përsëri këto shënime atë ditë, një javë më vonë dhe një muaj më vonë.
-
Nëse e keni librin, nënvijëzojini ose theksojini me ngjyrë fjalët kyçe dhe fjalorin e ri; shkruajini përkufizimet në anë të faqes.
-
Shkruajini shënimet në anë të faqes; tregojini ndërlidhjet dhe proceset; bashkojeni informacionin e ri me atë që tashmë e dini.
-
Bëjini pyetje rrufe vetes; gjeni mënyra që ta përdorni dhe ta vini në zbatim këtë informacion.
-
-
Ushtrohuni:Shikojeni artikullin si grup. Si i përdori lexuesi të gjitha idetë më lart? Shqyrtojeni planin e studimit të lexuesit te faqja tjetër. Çfarë mësoni rreth të lexuarit në mënyrë të efektshme?
-
Ushtrohuni:Në mënyrë të pavarur, kthehuni te faqja 113 dhe lexoni “Kërkoni të Mësoni me Anë të Besimit”. Punoni fort për të kuptuar dhe për të mbajtur mend. Bëjini të pesë hapat te faqja 104.
Bëjeni provimin me alternativa rreth asaj që keni lexuar, pa iu kthyer artikullit. A lexuat për të kuptuar e për të mbajtur mend?
-
Çfarë duhet të bëjmë që të kërkojmë të mësojmë me anë të besimit?
-
Përse është e rëndësishme që secili prej nesh të kërkojë të mësojë me anë të besimit?
-
Si e tregoi Jozef Smithi që ai donte të mësonte me anë të besimit?
-
-
Diskutoni:Si do t’i përdorni këto pesë hapa që t’ju ndihmojnë ta mbani mend më mirë këtë informacion?
Si t’i përfundoj detyrat e caktuara?
-
Lexoni:Si t’i kuptojmë dhe t’i përfundojmë në kohë detyrat e caktuara? Si ta japim më të mirën tonë? Këto janë pyetje që i has çdo student.
-
Diskutoni:Çfarë keni bërë për t’i kuptuar detyrat e caktuara? Çfarë ju ka ndihmuar që t’i përfundoni detyrat e caktuara, mirë dhe në kohë?
-
Lexoni:Kjo na ndihmon që të kujtojmë se një fillim i mirë zakonisht të çon drejt një fundi të mirë. Kur ne marrim një detyrë, më e mira është që të planifikojmë dhe të nisim nga puna herët!
-
Ushtrohuni:Kontrollojeni veten me këtë veprimtari. Shenjoni një “x” në një nga katër kutitë në secilin rresht, për të treguar ecurinë tuaj në këto fusha. Përsëriteni këtë për disa javë që të përmirësoheni.
Unë bëj pyetje gjersa ta kuptoj plotësisht një detyrë të caktuar.
Kurrë
Ndonjëherë
Shpesh
Gjithmonë
Kur marr një detyrë ose projekt, e shënoj datën e afatit përfundimtar në kalendar dhe i ndërmarr hapat për ta përfunduar atë.
Kurrë
Ndonjëherë
Shpesh
Gjithmonë
Sigurohem që ta di mënyrën si do të më vlerësojnë dhe do të mësoj e do të bëj gjithçka që është e nevojshme për të pasur sukses.
Kurrë
Ndonjëherë
Shpesh
Gjithmonë
Punoj për t’i përfunduar detyrat e mia pa i vonuar. Unë nuk i shtyj gjërat për më vonë.
Kurrë
Ndonjëherë
Shpesh
Gjithmonë
Nëse është e mundur, unë ia tregoj përparimin tim mësuesit dhe nëse është e nevojshme, marr ndihmë përpara se detyrës t’i kalojë afati.
Kurrë
Ndonjëherë
Shpesh
Gjithmonë
Zotimi dhe ngulmimi
-
Lexoni:A jemi të zotuar që të mësojmë “me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit” (DeB 88:118)? A jemi të zotuar që të vazhdojmë të përpiqemi dhe kurrë të mos heqim dorë?
A besojmë ne se Fryma e Shenjtë mund të na lartësojë nëse jemi të denjë? A po mësojmë në mënyrë që të shkojmë përpara për të shërbyer?
-
Diskutoni:Si mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin për të pasur sukses?
-
Ushtrohuni:Në shtëpi, kontrollojeni përgatitjen tuaj te faqja 114, për të pasur sukses.
A po bëhem më i/e mbështetur te vetja?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 15 minuta vetëm për këtë faqe.
-
Lexoni:Synimi ynë është mbështetja te vetja, si materialisht edhe shpirtërisht. Marrja e një arsimimi dhe e një vendi pune janë veçse pjesë e atij synimi. Rritja e besimit tonë dhe rritja shpirtërore është pjesa tjetër.
-
Diskutoni:A jeni bërë më të mbështetur te vetja ndërsa i keni ushtruar dhe i keni dhënë mësim parimet e broshurës Themeli Im?
-
Ushtrohuni:Sa të mbështetur te vetja jeni ju dhe familja juaj sot? Hapeni broshurën Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja te një faqe bosh e Vlerësimit të Mbështetjes te Vetja. Zhvillojini hapat: Merrni tre minuta për të përsiatur sa vijon:
A jeni tani më të vetëdijshëm për shpenzimet tuaja? A mundeni tani t’i përgjigjeni me “shpesh” ose “gjithmonë”, shumë prej këtyre pyetjeve? A jeni më të sigurt për shumën që e keni vendosur si të ardhurat tuaja për mbështetjen te vetja? A jeni më pranë arritjes së të ardhurave tuaja për mbështetjen te vetja?
-
Lexoni:Synimi ynë është mbështetja te vetja, si materialisht edhe shpirtërisht. Marrja e një arsimimi është veçse pjesë e atij synimi. Ne bëhemi gjithashtu të mbështetur te vetja nëpërmjet të jetuarit të parimeve te broshura Themeli Im dhe nëpërmjet gjetjes së një pune më të mirë.
Për gjashtë mbledhjet e ardhshme, ne do të vazhdojmë të ushtrojmë parimet te broshura Themeli Im. Ne do t’i mbarojmë parimet e mbetura dhe do ta plotësojmë projektin përfundimtar.
Ne do të ushtrohemi për të gjetur një punë më të mirë duke përdorur fletoren e punës Kërkimi Im për Vend Pune.