Burimet
Cilat janë Kushtet për një Huamarrje nga FQA-ja?
Të merrni pjesë në një grup të Arsimimit për Punë më të Mirë; të plotësoni fletën e punës së planit për huamarrjen nga FQA-ja.
Të përzgjidhni një vend pune, shkollë dhe program nga Listat e Parapëlqimeve të SHMV-së; përjashtime bëhen vetëm me kërkesë.
Të zgjidhni një këshilltar huaje, që t’ju ndihmojë për shkollën, punën dhe zotimet për huamarrjen.
Të frekuentoni institutin (për të rinjtë në moshë madhore beqarë).
Të jeni 18 vjeç ose më të mëdhenj.
Të jeni të denjë për tempullin dhe të shërbeni në një thirrje.
Të merrni një miratim nga një udhëheqës priftërie.
Kthehuni te faqja 61
Si Mund të Përdoret një Huamarrje nga FQA-ja? Si Funksionojnë Shlyerjet?
Huamarrjet nga FQA-ja mund të përdoren që të paguhet për:
Arsimimin dhe trajnimin që çojnë drejt një vendi pune apo biznesi vendor të suksesshëm.
Pagesën e shkollimit, librat dhe disa pajisje (pagesa e shkollimit i paguhet shkollës).
Orientimet për shlyerjen e huave janë sa vijon:
Shumat e caktuara dhe udhëzimet për shlyerjen janë në dispozicion për çdo vend.
Shlyerja bëhet nëpërmjet një ndërthurjeje midis stimujve të rendimentit dhe parave.
Stimujt për rendimentin do ta ulin bilancin e huasë sa më poshtë:
5% zbritje e pagesës së huasë vjetore për notat e mira, çdo vit (shihni broshurën e FQA-së për përkufizimin e notave të mira)
10% zbritje për përfundimin e programit arsimor (diplomimin)
10% zbritje për plotësimin e synimeve të planit (për vendin e punës dhe nivelin e të ardhurave)
Stimul të barabartë me 25% zbritje për të gjitha pagesat e kryera brenda afatit për huanë
Zbritje shtesë me 10% për shumën e mbetur nëse huaja shlyhet më herët
Pagesat mujore të huasë gjatë shkollimit
Pagesa e parë kërkohet përpara se të paguhet shkolla
Pagesë e vogël mujore gjatë shkollimit, për programet me kosto të ulët e më të shkurtra
Pagesë më e lartë mujore gjatë shkollimit, për programet më të kushtueshme e më të gjata
Pagesat mujore të huasë duke filluar gjashtë muaj pas përfundimit të shkollës ose largimit nga shkolla
Pagesë e përcaktuar nga shuma e huamarrjes dhe kohëzgjatja e programit
Përfshin një shumë të vogël interesi
Mund të shlyhet plotësisht brenda tre a katër vjetëve me stimuj të plotë të rendimentit
Kthehuni te faqja 62
Këshilltari për Huamarrjen nga FQA-ja
Kush është këshilltari për Huamarrjen nga FQA-ja?
Një këshilltar për huamarrjen nga FQA-ja, është një i rritur që ju ndihmon të keni sukses në shkollë, në punë dhe në shlyerjen e huasë. Këshilltari për huamarrjen nga FQA-ja nuk është bashkënënshkrues ose garant dhe nuk ka detyrim financiar lidhur me huamarrjen nga FQA-ja.
Si ta përzgjedh këshilltarin tim për huamarrjen nga FQA-ja?
Kërkojini një të rrituri të përgjegjshëm që të jetë këshilltari juaj për huamarrjen nga FQA-ja. Ju mund të zgjidhni dikë që i di planet tuaja, përfshirë ata me të cilët biseduat rreth vendeve të punës dhe shkollave. Ai ose ajo mund të jetë një anëtar i Kishës ose dikush i cili nuk është një anëtar.
Për të pasur të drejtë hyrjeje në faqen në internet të këshilltarit për huamarrjen nga FQA-ja, këtij këshilltari do t’i duhet një llogari SHDM. Do t’ju duhet informacioni vijues nga këshilltari juaj për ta plotësuar kërkesën në internet për huamarrjen nga FQA-ja:
Emri i përdoruesit i Llogarisë SHDM (me dëshirë) (Llogaritë SHDM janë në dispozicion për këdo.)
Telefoni (parësor)
Telefoni (dytësor)
Adresa e Postës Elektronike
Me këshilltarin tuaj për huamarrjen nga FQA-ja do të komunikojë një përfaqësues i FQA-së, për të pranuar përgjegjësitë e një këshilltari.
Çfarë ka nevojë të dijë dhe të bëjë këshilltari im për huamarrjen nga FQA-ja?
Këshilltari juaj:
Duhet të dijë se ai ose ajo nuk është përgjegjës nga ana financiare për huamarrjen tuaj nga FQA-ja.
Do t’ju japë juve nxitje dhe këshillë teksa hasni sfida për arsimimin, punën ose për shlyerjen dhe do t’ju ndihmojë t’i mbani zotimet tuaja për ta shlyer huamarrjen nga FQA-ja.
Duhet të pranojë telefonata ose mesazhe elektronike nga përfaqësuesit e FQA-së dhe udhëheqësit e priftërisë, për të diskutuar mbi përparimin tuaj.
Duhet të ruajë fshehtësinë e informacionit tuaj për huamarrjen.
Pranon dhe jep pëlqimin që FQA-ja të mund të ketë të drejtë përdorimi të informacionit, ta grumbullojë dhe ta përpunojë atë nga dokumentet e anëtarësisë së Kishës për qëllime lidhur me rolin e tij apo të saj, si një këshilltar për huamarrjen nga FQA-ja.
Kthehuni te faqja 62
Plani për Huamarrjen nga FQA-ja
Plani për Huamarrjen nga FQA-ja (vazhdon)
Miratimi i Ndërmjetësit
(emri) ka përfunduar katër mësime të broshurës Arsimim për Punë më të Mirë dhe është gati të bëjë kërkesë për një huamarrje nga FQA-ja.
Emri i ndërmjetësit të grupit
Nënshkrimi i ndërmjetësit të grupit
Data
Miratimi i Udhëheqësit të Priftërisë
Ky formular është në dispozicion te qendra juaj e kunjit për mbështetjen te vetja ose në internet te srs.lds.org/pef. Silljani planin tuaj për huamarrjen nga FQA-ja (faqet 73–74), udhëheqësit tuaj të priftërisë që ju bën intervistën për miratimin.
Doktrinat Thelbësore të Mbështetjes te Vetja për Udhëheqësit e Priftërisë dhe Personat që Bëjnë Kërkesë
Besim te Jezu Krishti | Mirëbesoni se është qëllimi i Perëndisë për të siguruar nevojat tokësore për shenjtorët e Tij dhe se Ai ka të gjithë fuqinë për ta bërë këtë. |
Bindja | Bekimi për mbështetjen te vetja varet nga bindja ndaj urdhërimeve dhe ordinancave mbi të cilat bazohet mbështetja te vetja. |
Individët Duhet të Veprojnë | Mbështetja te vetja është ndihmë ndaj vetvetes, jo një e drejtë. Ju duhet të punoni. Duhet të veproni dhe jo të veprohet mbi ju. |
Uniteti dhe Shërbimi | Të varfrit dhe të pasurit duhet të jenë një. Të gjithë duhet t’i shërbejnë dhe ta duan njëri-tjetrin. |
Kthehuni te faqja 62
Po Lidheni me Kërkesën në Internet për Huamarrjen nga FQA-ja
Në mënyrë që të bëni kërkesë për një huamarrje nga FQA-ja, ju duhet të plotësoni një kërkesë në internet për huamarrje te srs.lds.org/pef, duke përdorur Llogarinë tuaj SHDM.
Këshilltarët për huamarrjen nga FQA-ja, të cilët kanë një Llogari SHDM, mund të kenë të drejtë hyrjeje në faqen e tyre të këshilltarit për huamarrjen nga FQA-ja, në faqen në internet të FQA-së.
Nëse keni shërbyer së fundi në një mision, ju mund ta keni tashmë një Llogari SHDM. Nëse nuk keni, ju mund të hapni një Llogari SHDM te ldsaccount.lds.org.
Pyetje të Përgjithshme
Çfarë është një Llogari SHDM?
Llogaria SHDM është sistemi për të nënshkruar hyrjen (emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi) për shumicën e faqeve në internet të Kishës, përfshirë ldsjobs.org, historinë familjare, kërkesa në internet për misionin dhe faqet e internetit të kunjeve dhe të lagjeve.
A duhet të jem një anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për ta përdorur Llogarinë SHDM?
Jo, nuk është e nevojshme. Ndërkohë që anëtarët e Kishës do të kenë të drejtë hyrjeje në burime të tjera të posaçme për anëtarësinë e tyre (e kërkuar për një huamarrje nga FQA-ja), çdokush është i lirë të regjistrohet për një llogari si një “mik” (përfshirë këshilltarët joanëtarë për huamarrjen nga FQA-ja).
Çfarë informacioni do të më duhet, për të krijuar Llogarinë time SHDM?
Nëse jeni një anëtar i Kishës, juve do t’ju duhet numri i dokumentit të anëtarësisë suaj, datëlindja juaj dhe një adresë e vlefshme e postës elektronike. Ju mund ta gjeni numrin tuaj të dokumentit të anëtarësisë në rekomandimin tuaj të tempullit ose duke folur me nëpunësin e lagjes ose të degës suaj. Nëse këshilltari juaj për huamarrjen nuk është anëtar i Kishës, ai ose ajo duhet të japë emrin e vet, datëlindjen, gjininë dhe vendin.
Për të pasur të drejtë hyrjeje në internet për kërkesën e huamarrjes nga FQA-ja, neve do të na duhet:
Informacioni bazë për veten dhe familjen
Miratimi i nënshkruar i udhëheqësit të Priftërisë
“Plani për Huamarrjen nga FQA-ja” i Plotësuar
Informacioni mbi Këshilltarin
Plani i Punës
Plani i Arsimimit
Plani Financiar për Arsimimin
Miratimi i Ndërmjetësit
Kthehuni te faqja 62