Botime të Mëparshme
Burimet


Burimet

Të Qenit i Përgatitur Shpirtërisht

Lexojini me radhë sa vijon.

XHULI B. BEK

Aftësia për t’u cilësuar për të marrë dhe vepruar sipas zbulesës vetjake, është zotësia e vetme më e rëndësishme që mund të fitohet në këtë jetë. Cilësimi për Shpirtin e Zotit fillon me një dëshirë për atë Shpirt dhe kërkon një nivel të caktuar denjësie.

Mbajtja e urdhërimeve, pendimi dhe ripërtëritja e besëlidhjeve të bëra në pagëzim, çojnë në bekimin e pasjes së Shpirtit të Zotit gjithmonë me ne [shih DeB 20:77]. Gjithashtu bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve të tempullit … shton forcë e fuqi shpirtërore. …

Shumë përgjigje për pyetje të vështira gjenden nga leximi i shkrimeve të shenjta sepse shkrimet e shenjta janë një ndihmesë për zbulesën [shih 2 Nefi 32:3]. Thellësia që gjendet në shkrimet e shenjta, grumbullohet me kalimin e kohës, prandaj është e rëndësishme që të kalojmë ca kohë me shkrimet e shenjta çdo ditë.

Lutja e përditshme është gjithashtu thelbësore për ta pasur Shpirtin e Zotit me vete (shih 3 Nefi 19:24–33). Ata që kërkojnë me zell për ndihmë nëpërmjet lutjes dhe studimit të shkrimeve të shenjta, shpesh kanë një letër dhe laps pranë për të shkruar pyetje dhe për të shënuar përshtypje dhe ide.

Zbulesa mund të vijë në çdo orë dhe në çdo çast kur bëjmë gjërat e duhura. … Zbulesa vetjake na jep kuptimin e se çfarë të bëjmë çdo ditë për ta rritur besimin dhe drejtësinë vetjake, për forcimin e familjeve dhe shtëpive dhe për t’u përpjekur për ata që u nevojitet ndihma jonë. Meqenëse zbulesa vetjake është një burim i vazhdueshëm e i ripërtëritshëm force, është e mundur që të ndihesh i zhytur në ndihmë edhe gjatë kohëve të trazuara.

Na është thënë ta vëmë mirëbesimin tonë tek ai Shpirt që na çon “për të bërë të drejtën, për të ecur me përulësi, për të gjykuar me drejtësi” (DeB 11:12). Na është thënë gjithashtu se ky Shpirt do të ndriçojë mendjet tona, do të mbushë shpirtrat tanë me gëzim dhe do na ndihmojë të dimë gjithë gjërat që duhet të bëjmë (shih DeB 11:13–14).

Zbulesa vetjake e premtuar vjen kur ne e kërkojmë atë, përgatitemi për atë dhe ecim përpara me besim, duke pasur mirëbesimin që do të na jepet. (“Në Ato Ditë do të Përhap Frymën Time Mbi Shërbëtoret”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 11)

Kthehuni te faqja 101

Kërkoni të Mësoni me Anë të Besimit

Lexojeni këtë mesazh vetëm ose me një anëtar tjetër të grupit. Lexojeni dhe shenjojeni atë duke përdorur idetë në faqen 104. Rishikojeni atë më vonë, sot, pas një jave dhe pas një muaji. Nëse do ta bëni, do t’ju kujtohet thuajse gjithçka që keni mësuar!

DEJVID A. BEDNAR

Çfarë do të thotë të kërkoni të mësoni me anë të besimit?

… Si bij dhe bija të Atit tonë Qiellor, ne jemi bekuar me lirinë e zgjedhjes. … Si nxënës, ju dhe unë duhet të veprojmë dhe të jemi bërës të fjalës. … A jemi ju dhe unë veprues që veprojmë dhe kërkojmë të mësojmë me anë të besimit, apo po presim që të na jepet mësim dhe të veprohet mbi ne? … Ne të gjithë duhet të jemi të përfshirë me zell në pyetjen, kërkimin dhe trokitjen [shih 3 Nefi 14:7].

… Të mësuarit me anë të besimit kërkon përpjekje shpirtërore, mendore e fizike dhe jo thjesht pranim pësor. … Të mësuarit me anë të besimit kërkon si “zemrën dhe një mendje të gatshme” (DeB 64:34). Të mësuarit me anë të besimit është rrjedhojë e mbartjes së fuqisë së fjalës së Perëndisë te zemra dhe brenda saj nga Fryma e Shenjtë. Të mësuarit me anë të besimit nuk mund të përçohet nga një mësues te një student … përkundrazi, një student duhet të ushtrojë besim e të veprojë, me qëllim që të marrë njohuri për veten e vet.

Djaloshi i ri Jozef Smith … e kuptoi se çfarë do të thoshte të kërkosh të mësosh me anë të besimit. … Ai dallueshëm e përgatiti veten e tij për të “kërk[uar] me besim” [Jakobi (Bibël) 1:6] dhe për të vepruar. … Vëreni që pyetja e Jozefit nuk u përqendrua vetëm tek ajo që ai duhej të dinte, por edhe tek ajo që duhej të bënte. … Lutja e tij nuk ishte vetëm [për të ditur] se cila Kishë ishte e vërtetë. Pyetja e tij ishte se me cilën Kishë ai duhej të bashkohej. Jozefi shkoi në korije për të mësuar me anë të besimit. Ai ishte i vendosur për të vepruar. …

Në të vërtetë, një nga sfidat më të mëdha të vdekshmërisë është të kërkosh të mësosh me anë të besimit. … Jozefi dha mësim: “Mënyra më e mirë për ta marrë të vërtetën dhe njohurinë nuk është ta kërkosh atë nga librat, por t’i kërkosh Perëndisë në lutje dhe të marrësh mësimdhënie hyjnore” [History of the Church, 4:425]. …

… Përvoja më ka mundësuar të kuptoj që një përgjigje e dhënë nga një person tjetër, zakonisht nuk mbahet mend për shumë kohë. … Por një përgjigje që ne e zbulojmë ose e marrim nëpërmjet ushtrimit të besimit, zakonisht, mbahet gjithë jetën. …

Përgjegjësia për të kërkuar të mësuarin me anë të besimit, bie mbi secilin prej nesh më vete. … Të mësuarit me anë të besimit është thelbësor për zhvillimin tonë shpirtëror dhe për rritjen e Kishës. … Secili prej nesh pastë vërtetë uri dhe etje për drejtësi dhe u mbushtë me Frymën e Shenjtë [shih 3 Nefi 12:6] – që ne të mund të kërkojmë të mësojmë me anë të besimit. (“Seek Learning by Faith”, Ensign, shtator 2007, f. 63–68 ose Liahona, shtator 2007, f. 19–24)

Kthehuni te faqja 106

Veprimtari në Shtëpi: A Jam i/e Përgatitur për të Pasur Sukses në Shkollë?

Ne duhet të përgatitemi për të pasur sukses në arsimimin apo trajnimin tonë. Përfundojeni këtë vlerësim në mënyrë të pavarur. Ju mund t’u kërkoni të tjerëve që t’ju japin informacionin e tyre.

Vini një numër përpara çdo pohimi, qoftë 1, 2, apo 3. 1 = kam nevojë për punë 2 = po eci mirë 3 = po eci shkëlqyeshëm

Shkruani disa ide rreth mënyrës se si të përmirësoheni në atë fushë.

  • Vetështytja. Mund ta shtyj veten të bëj gjëra të vështira. Unë punoj çdo ditë pa më shtyrë të tjerët.

  • Mënyra për t’u përmirësuar:

  • Vendimet për Karrierën. Unë kam një synim të qartë dhe jam i zotuar për ta përfunduar shkollën.

  • Mënyra për t’u përmirësuar:

  • Dëshirë për të Mësuar. Kam një pasion për të mësuar dhe nuk do t’i lejoj sfidat të më pengojnë.

  • Mënyra për t’u përmirësuar:

  • Planifikimi. Marr përgjegjësitë për jetën time. I planifikoj ditët dhe javët dhe e lejoj Shpirtin të më drejtojë.

  • Mënyra për t’u përmirësuar:

  • Mbështetja. Unë kam njerëz përreth meje të cilët do të më mbështetin, do të më udhëzojnë dhe do të më duan. Nëse jo, unë do të gjej njerëz për të më dhënë mbështetje.

  • Mënyra për t’u përmirësuar:

  • Administrimi i Parave. Mund të fitoj dhe të kursej para. Unë i paguaj faturat e mia brenda afatit, përfshirë pagesën time për huanë nga FQA-ja. Unë jetoj brenda mundësive të mia.

  • Mënyra për t’u përmirësuar:

Çfarë mësuat nga kjo përvojë? Ndajini shkurtimisht idetë tuaja me familjarët ose miqtë tuaj.