Hyrje
A mund të më ndihmojë mua ky grup që të hyj në shkollë?
Nuk është gjithnjë e lehtë të marrësh një arsimim por, ky grup i mbështetjes te vetja, do t’ju ndihmojë të mësoni mënyrën më të mirë për të marrë arsimimin që ju nevojitet për punë më të mirë. Në mbledhjet e grupit, ju do të zotoheni për të bërë veprime të caktuara dhe grupi do t’ju japë ide dhe zemër. Synimi i këtij grupi nuk është vetëm t’ju ndihmojë të përgatiteni për arsimimin tuaj dhe të keni sukses në të; është edhe që t’ju ndihmojë të veproni me bindje dhe besim më të madh te Zoti dhe të merrni prej Tij bekimet e premtuara të mbështetjes te vetja, materialisht dhe shpirtërisht.
Çfarë është një grup i mbështetjes te vetja?
Një grup i mbështetjes te vetja ndryshon nga shumica e orëve mësimore, mësimeve dhe seminareve praktike në Kishë. Nuk ka mësues, udhëheqës apo trajnues. Anëtarët e grupit mësojnë bashkërisht dhe e mbështetin dhe i japin zemër njëri-tjetrit. Ne e mbajmë njëri-tjetrin përgjegjës për zotimet tona dhe këshillohemi bashkërisht për t’i zgjidhur problemet.
Çfarë bëjnë anëtarët e grupit?
Në mbledhje, anëtarët e grupit zotohen të veprojnë. Ne jo vetëm që mësojmë por edhe bëjmë gjëra që na bëjnë të mbështetur te vetja. Ne bëjmë zotime e ndihmojmë njëri-tjetrin për t’i mbajtur ato zotime dhe e raportojmë përparimin tonë. Ngaqë grupi punon si këshill, është me rëndësi që anëtarët të marrin pjesë rregullisht në mbledhje dhe të jenë në orar. Sillini me vete gjithmonë këtë fletore pune dhe broshurat Themeli Im: Parimet, Aftësitë, Zakonet dhe broshurën Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja. Çdo mbledhje e grupit do të marrë rreth dy orë. Të vepruarit për zotimet tona do të marrë një deri dy orë në ditë.
Çfarë bën një ndërmjetës?
Ndërmjetësit nuk janë ekspertë në arsimim apo mësimdhënie. Ata nuk e udhëheqin apo t’i japin mësim grupit. Ata thjesht e ndihmojnë grupin t’i ndjekë materialet saktësisht siç janë shkruar. Mbledhjet e grupit i ndërmjetëson zakonisht një specialist i mbështetjes te vetja; sidoqoftë, anëtarë të grupit mund të caktohen të jenë ndërmjetës pas disa javësh, nëse nevojitet. Për t’u vënë më shumë në dijeni, shihni Udhëzuesi i Udhëheqësit dhe materialet filmike shoqëruese te srs.lds.org.
Certifikatë Përfundimi
Anëtarët e grupit që marrin pjesë në mbledhje dhe i mbajnë zotimet e tyre, do të kualifikohen për të marrë një certifikatë nga Kolegji i Biznesit SHDM. Shiheni faqen 29 te broshura Themeli Im, për kushtet.