Botime të Mëparshme
Për Ndërmjetësit


Për Ndërmjetësit

Ditën e mbledhjes:

  • Shkruajuni mesazh ose telefonojuni të gjithë anëtarëve të grupit. Ftojini ata të mbërrijnë 10 minuta më herët që të raportojnë për zotimet e tyre.

  • Sillni 5 kopje shtesë të broshurës Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja.

  • Në gjashtë mbledhjet e radhës, ne do të përdorim broshurën Kërkimi Im për Vend Pune. Sillni disa kopje në këtë mbledhje në mënyrë që anëtarët e grupit të mund t’i shohin ato.

    Kapaku i broshurës Kërkimi Im për Vend Pune

30 minuta përpara mbledhjes:

  • Vendosini karriget rreth një tavoline që të gjithë të jenë afër.

  • Vizatojeni këtë tabelë zotimesh në dërrasë.

    Emri i anëtarit të grupit

    U dhashë mësim familjes dhe miqve të mi se si të mësojnë me anë të besimit (Po/Jo)

    I ushtrova të gjitha pikat kyçe për të mësuar me anë të studimit në klasë (Po/Jo)

    Vazhdova të merrem me procesin e bërjes së kërkesës për huamarrjen nga FQA-ja, nëse më nevojitet një hua (Po/Jo)

    E ushtrova parimin te broshura Themeli dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo)

    I shtova kursimet (Po/Jo)

    Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)

    Gloria

    P

    P

    J

    P

    P

    P

10 minuta përpara mbledhjes:

  • Përshëndetini njerëzit ngrohtësisht ndërsa mbërrijnë.

  • Kur anëtarët e grupit të mbërrijnë, kërkojuni atyre që të plotësojnë tabelën e zotimeve në dërrasë.

  • Caktoni dikë të matë kohën.

Në kohën e fillimit:

  • Kërkojuni njerëzve t’i fikin telefonat e tyre dhe pajisjet e tjera.

  • Bëni një lutje hapjeje (dhe himn, nëse dëshironi).

  • Kërkojuni qetësisht atyre që mbërrijnë vonë, që t’i fikin telefonat e tyre dhe të plotësojnë tabelën e zotimeve, ndërsa grupi e vazhdon diskutimin.

  • Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për broshurën Themeli Im.

  • Plotësojeni parimin 6 te broshura Themeli Im. Më pas kthehuni te fletorja e punës dhe vazhdoni të lexoni te faqja tjetër.