Botime të Mëparshme
Burimet


Burimet

Pagesa për Arsimimin Tim

Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.

MEKALA: Ua. Mësova shumë rreth shkollave të ndryshme këtë javë.

KONSUELO: Duhet ta kishe parë atë. Ajo shkoi vrik dhe bisedoi me gjithë ata njerëz. Nuk munda t’ia mbaja dot ritmin.

ROBERTI: A e ke një zgjedhje përfundimtare?

MEKALA: Jo, por i kam ulur në dy mundësitë.

KONSUELO: Kurse unë kam arritur në tre mundësi.

KUEJMI: Shkëlqyeshëm, djema dhe vajza. Unë mendoj se nuk jam gjëkundi.

ROBERTI: Çfarë do të thuash?

KUEJMI: Oh, ndihem ende shumë i turbulluar. Ose ndoshta veç i frikësuar. Askush nga familja ime nuk ka shkuar ndonjëherë në shkollë apo të ketë kaluar klasat bazë. Unë bisedova me pesë shkolla të ndryshme dhe kjo qe e vështirë. Kushtet m’u dukën të ndërlikuara, dhe kostot – kurrë nuk do t’i gjej aq shumë para.

ROBERTI: A nuk qe kjo mënyra se si u ndjeve në fillim të misionit tënd?

KUEJMI: Po, në fakt, më kujtohet. Kështu u ndjeva.

KONSUELO: Por ti ishe shumë i suksesshëm.

KUEJMI: M’u desh pak kohë, por, vërtet u bekova. Dhe u përmirësova në këtë pjesë.

MEKALA: Edhe unë jam paksa e frikësuar. Mundësitë financiare duken të pamundura. Por bisedova me një motër në lagjen time, e cila bëri gjithçka mundi dhe më pas mori një hua për të paguar pjesën e mbetur. Ishte një hua nga FQA-ja. Ndoshta, nëse ne vazhdojmë ta ndihmojmë njëri-tjetrin, hollësirat do të zgjidhen.

ROBERTI: Është edhe një vëlla në lagjen time, i cili pagoi për vitin e parë dhe fitoi një bursë për vitin e dytë.

KONSUELO: Bashkëshorti im dhe unë jemi duke u përpjekur për të menduar se ku mund të gjejmë disa para, dhe unë kam një xhaxha, i cili mund të jetë në gjendje që të na ndihmojë.

KUEJMI: Epo, në familjen time nuk ka xhaxhallarë të pasur. Por ne kemi mbërritur deri këtu dhe tani nuk mund të heq dorë nga ëndrra. Ndoshta ke të drejtë, Mekala! Do t’i jap vetes edhe dy javë të tjera mundësi, nëse ju djema dhe vajza do të vazhdoni të më jepni zemër.

Kthehuni te faqja 45