Mësoni
Si të paguaj për arsimimin tim?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 30 minuta për pjesën Mësoni.
-
Lexoni:Ne tani kemi një ide më të mirë rreth asaj se çfarë arsimimi ose trajnimi do të na ndihmojë për të na kualifikuar për punën tonë të ardhshme. Tani ne mund ta dimë se sa do të kushtojë arsimimi ynë dhe si të paguajmë për të. Mund të ketë shumë mundësi dhe burime, përfshirë kursime vetjake, ndihmë familjare, bursa dhe huamarrje.
Java 1
Java 2
Java 3
Java 4
Java 5
Java 6
Çfarë lloj pune do të më ndihmojë të bëhem i/e mbështetur te vetja?
Çfarë arsimimi do të më kualifikojë për punën time?
Si do ta paguaj arsimimin tim?
A duhet të bëj kërkesë për një huamarrje nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor?
Si do të kem sukses në klasë?
Si do të kem sukses jashtë klasës?
-
Shihni:“Paying for My Education” [Pagesa për Arsimimin Tim] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 54.)
-
Lexoni:Këtë javë, ne do të gjejmë përgjigje për këtë pyetje dhe do të ndërmarrim këtë veprim:
-
Lexoni:PYETJA E JAVËS – Si do ta paguaj arsimimin tim?
VEPRIMI I JAVËS – Të gjej se sa para më duhen për të paguar për programet e arsimimit që po i marr në shqyrtim, të mësoj për mënyra se si të paguaj për to dhe të krijoj një plan financiar.
-
Lexoni:Ne do të mendojmë shumë për paratë me qëllim që të paguajmë për arsimimin tonë. Kjo mund të jetë e sikletshme fillimisht, por do të na ndihmojë ne për të planifikuar financat tona me urtësi dhe për të marrë arsimimin që na duhet.
-
Diskutoni: Lexojeni shkrimin e shenjtë në të djathtë. Diskutoni për parimet në shkrimet e shenjta, si grup. Si ndiheni për paratë kur ju i kuptoni këto parime?
Si t’i parashikoj kostot?
-
Ushtrohuni:Lexojeni shembullin vijues me zë të lartë dhe diskutojini përllogaritjet ndërsa vazhdoni planin.
-
Diskutoni:Manuelit dhe Elisabetës do t’i duhet të paguajnë një shumë shtesë prej 9750 dollarë, për vitin e parë të arsimimit. A e shihni se si i bënë ata përllogaritjet? Bisedoni së bashku për çfarëdo pyetje që keni.
Sa të ardhura kam? Cilat janë shpenzimet e mia?
-
Lexoni:Tani, le të krijojmë planin tonë vetjak financiar për arsimimin.
-
Ushtrohuni:Në mënyrë të pavarur, merrni disa minuta për të plotësuar formularin. Jini të sinqertë me veten. Ju mund të përdorni një laps. Më pas, gjatë javës, punoni me familjen tuaj për ta bërë atë më të saktë. Për momentin, jepni më të mirën tuaj për t’i llogaritur numrat.
Cilat janë kostot e arsimimit tim?
-
Lexoni:Më tej, ne i këqyrim kostot e arsimimit tonë.
-
Ushtrohuni:Përpiquni t’i plotësoni vendet bosh dhe bëjini përllogaritjet. Përdorni një laps. Nëse keni zgjedhur një program të posaçëm, plotësojeni një kolonë. Nëse po mendoni për dy ose tre programe, plotësojini këto kolona për t’i krahasuar ato. Punoni me njëri-tjetrin ose me ndërmjetësin tuaj nëse ju nevojitet ndihmë.
Shembulli është për një vit. Nëse programi juaj është më i shkurtër, përshtatini llogaritjet tuaja. Lista e SHMV-së për Shkollat dhe Programet e Parapëlqyera dhe informacioni te plani juaj i arsimimit, do t’ju ndihmojë.
PLANI IM FINANCIAR PËR ARSIMIMIN (për një vit)
Shembulli
Teknik mjekësor për RadiologjiProgrami 1
Programi 2
Programi 3
Pagesa e shkollimit (për një vit)
12000 dollarë
Mblidhini provimet dhe tarifat e tjera (hyrja, licenca, certifikimi, provimi përfundimtar dhe tarifa të tjera – për një vit)
+ 2000 dollarë
+
+
+
Mblidhini librat dhe pajisjet (për një vit)
+ 1000 dollarë
+
+
+
Zbritini bursat ose ndihmat (nëse keni ndonjë – për një vit)
- 1000 dollarë
-
-
-
“E” Kostot e Arsimimit Tim (për një vit)
= 14000 dollarë
=
=
=
“D” Çfarë mund të paguajmë ne (për një vit)
- 1000 dollarë
-
-
-
“F” Mbetet për t’u paguar (për një vit)
= 13000 dollarë
=
=
=
Sa prej kostove të arsimimit tim mund të paguaj?
-
Ushtrohuni:Shikoni në rreshtin e fundit te tabela më lart.
Nëse “F” është 0 ose më e vogël, ju mund të paguani për të gjitha kostot e arsimimit tuaj – përgëzime!
Nëse “F” është më e madhe se 0, atëherë ju duhet të gjeni një mënyrë që të paguani shumë më tepër, për këtë. Ju mund ta plotësoni hapësirën duke shënuar më shumë bursa, vend tjetër pune ose një hua.
Cilat janë mundësitë e mia nëse nuk mund të paguaj dot vetë?
-
Lexoni:Është më mirë nëse ne i paguajmë kostot e arsimimit tonë vetë, edhe nëse duhet pak sakrificë. Nëse përllogaritjet tona tregojnë se ne nuk mund t’i paguajmë vetë të gjitha kostot e arsimimit tonë, atëherë ne drejtohemi te burime të tjera.
-
Diskutoni:Lexojeni me radhë çdo pjesë të kësaj tabele, si grup. Diskutojeni shkurtimisht çdo mundësi. Cila do të ishte më e mira për ju?
MUNDËSIA FINANCIARE
PIKAT E FORTA
PIKAT E DOBËTA
Filloni një punë tjetër ndërkohë që shkoni në shkollë
Asnjë borxh ose interes. Mësoni ose përmirësoni aftësi. Krijoni lidhje të rëndësishme.
Mund të jetë e vështirë të punoni në dy punë dhe të keni sukses te lëndët mësimore. Mund të jetë e vështirë për familjen. Mund të duhet më shumë kohë për ta përfunduar programin.
Merrni hua nga familja
Njerëzit që i njihni dhe i mirëbesoni. Ata duan që ju të keni sukses.
Mund të dëmtojnë marrëdhëniet familjare. Mund të jetë e vështirë nëse krijohet një nevojë e ngutshme në familje.
Gjeni bursa ose ndihma
Asnjë borxh ose interes. Të jep liri për të studiuar pa pasur një punë të dytë.
Mund të jetë e vështirë për t’i gjetur bursat dhe ndihmat. Por ia vlen përpjekja!
Gjeni një stazh ose trajnim pune që paguhet
Mësoni aftësi që lidhen me arsimimin. Fitoni përvojë. Mund të çojë te një vend pune.
Mund të jetë e vështirë të bëni një punë, të studioni e të bëni një stazh.
Merrni një hua nga një bankë ose një agjenci shtetërore
Merrni kredi nga një bankë. Disa hua nga shteti kanë norma të ulëta interesi.
Normat e interesit mund të jenë të larta. Është një hua dhe duhet shlyer.
Bëni kërkesë për një huamarrje nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor (FQA)
Në dispozicion për anëtarët e denjë të Kishës. Norma të ulëta interesi. Stimujt e arritjes janë në dispozicion për t’ju ndihmuar ta shlyeni huanë.
Është një hua dhe duhet shlyer (në mënyrë që të tjerët të mund të marrin një hua).
-
Diskutoni:A e keni gjetur shkollën më me vlerë, duke e marrë në shqyrtim çmimin dhe cilësinë?
Nëse po shqyrtoni për të marrë një hua, a do të jeni në gjendje që ta shlyeni atë? Si një orientues, pagesa e huasë suaj mujore pasi ta përfundoni programin e arsimimit tuaj, nuk duhet të jetë më shumë se 10 përqind e të ardhurave të përgjithshme mujore që ju prisni.
Nëse ju nevojitet më shumë informacion për pagesën e kostove të arsimimit, kush mund t’ju japë përgjigje? A do ta diskutoni këtë me familjen tuaj? Ku mund të drejtoheshit tjetër për më shumë informacion?
Si ta paraqit Planin Tim Financiar për Arsimimin?
-
Ushtrohuni:Javën e ardhshme ju do ta paraqitni planin tuaj financiar në më pak se tre minuta. Ju mund të përdorni shkrimin më poshtë. Nuk do të jetë e nevojshme të jepni ndonjë informacion të fshehtë. Pas paraqitjeve tuaja javën e ardhshme, grupi do të shqyrtojë imtësisht një mundësi financiare – një huamarrje nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor.
Gjatë javës, gjejini këto përgjigje për t’i plotësuar vendet bosh. Ushtrohuni për t’ia dhënë paraqitjen familjes suaj ose të tjerëve.
PLANI IM FINANCIAR PËR ARSIMIMIN
-
Krahasova (numrin) shkolla për çmimin dhe vlerën.
-
Tre shkollat më të mira për mua janë:
, , .
-
Në këtë pikë, unë besoj se shkolla do të jetë më e mira për mua sepse .
-
I këqyra të ardhurat e mia dhe shpenzimet me familjen time. Mësova këto gjëra:
.
-
Unë i bëra përllogaritjet për të parë nëse mund të paguaja vetë për arsimimin tim dhe kuptova që (mundem ose nuk mundem).
(Nëse mund ta paguani vetë, kaloni te numri 9; nëse nuk mundeni, shkoni te numri 6.)
-
Më duhet të gjej (shuma) shtesë, për vitin tim të parë të shkollës nëpërmjet një vendi tjetër pune, burse, ndihme nga familja ose një huamarrjeje.
-
Pas këtij viti të parë, do të më duhet rreth (shuma) më tepër, për vitet e ardhshme të shkollës.
-
Kam filluar të shqyrtoj imtësisht mundësi të ndryshme që ta paguaj arsimimin tim. Në këtë çast, po anoj drejt .
-
(Nëse zgjidhni ta tregoni) u luta për arsimimin tim e planin tim financiar dhe .
-
Do të më pëlqente këshilla dhe ndihma juaj. A keni ndonjë sugjerim për mua? Shkruajeni çdo ide këtu.
-