Botime të Mëparshme
Për Ndërmjetësit


Për Ndërmjetësit

Ditën e mbledhjes:

  • Shkruajuni mesazh ose telefonojuni anëtarëve të grupit nëse e keni informacionin e kontaktit të tyre. Pyetini nëse ata do të vijnë në mbledhje. Ftojini ata të mbërrijnë 10 minuta më herët për të nënshkruar listën e pranisë.

  • Përgatitini materialet për mbledhjen:

    • Sillni një kopje të fletores së punës dhe të broshurës Themeli Im: Parimet, Aftësitë, Zakonet, për çdo anëtar të grupit.

    • Përgatiteni një mënyrë që t’i shfaqni materialet filmike, nëse është e mundur.

    • Nuk keni libra apo materiale filmike? Mund t’i merrni ato në internet te srs.lds.org.

    • Sillni kopje të Listave të Shërbimeve të Parapëlqyera për Mbështetjen te Vetja: 1) Listën për Vendet e Parapëlqyera të Punës dhe 2) Listën e Shkollave dhe Programeve të Parapëlqyera. Ju mund ta merrni këtë formular nga qendra juaj e kunjit për mbështetjen te vetja ose në internet te srs.lds.org/pef.

Pamja
diagrami i tabelës

30 minuta përpara mbledhjes:

  • Vendosini karriget rreth një tavoline që të gjithë të jenë afër.

    • Ndërmjetësi nuk qëndron në këmbë gjatë mbledhjes dhe nuk ulet në krye të tavolinës. Ndërmjetësi nuk duhet të jetë qendra e vëmendjes, por duhet t’i ndihmojë anëtarët e grupit të përqendrohen te njëri-tjetri.

10 minuta përpara mbledhjes:

  • Përshëndetini njerëzit ngrohtësisht ndërsa mbërrijnë. Mësojuani emrat.

  • Kalojeni dorë më dorë një fletë dhe kërkojuni anëtarëve të grupit të shkruajnë emrin e vet të plotë, lagjen ose degën dhe datëlindjen (dita dhe muaji, jo viti).

  • Caktoni dikë të matë kohën që grupi t’i përmbahet programit. Kërkojini atij apo asaj të vendosë kohëmatësin siç udhëzohet në libër.

    • Për shembull, ju do të shihni udhëzimet që thonë “Koha: Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni”. Personi që mat kohën do ta vendosë kohëmatësin në një telefon, orë ose në një objekt tjetër kohëmatës të gjindshëm dhe do t’i thotë grupit se kur mbaron koha. Më pas grupi mund të vendosë nëse duhet të fillojë pjesën tjetër apo ta vazhdojë diskutimin e vet edhe për pak minuta.

Pas mbledhjes:

  • Pas mbledhjes së grupit, shkoni te srs.lds.org/report dhe ndiqini udhëzimet për t’i regjistruar të gjithë anëtarët e grupit.

  • Pas mbledhjes së parë, krijoni një listë kontakti për t’ia shpërndarë grupit në mbledhjen e radhës.

Në kohën e fillimit:

  • Thuajuni: “Mirë se erdhët në këtë grup të mbështetjes te vetja”.

  • Kërkojuni njerëzve t’i fikin telefonat dhe pajisjet e tjera.

  • Thuajuni sa vijon:

    • “Ky është një grup i mbështetjes te vetja i quajtur ‘Arsimim për Punë më të Mirë’. A ndodheni të gjithë këtu për të marrë një arsimim?

    • Nëse nuk ju nevojitet një hua nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor, shkëlqyeshëm! Nëse ju nevojitet një hua nga FQA-ja, ju do të jeni gati ta filloni bërjen e kërkesës pas mbledhjes sonë të katërt.

    • Ne do të mblidhemi 12 herë. Çdo mbledhje do të zgjatë rreth dy orë. Ne do të shpenzojmë gjithashtu një deri në dy orë çdo ditë duke i mbajtur zotimet tona që do të na ndihmojnë të marrim arsimim ose trajnim. A do të bëni zotime këtë herë?”

  • Bëni një lutje hapjeje (dhe himn, nëse dëshironi).

  • Thuajuni sa vijon:

    • “Sa herë që mblidhemi, ne fillojmë me një temë nga broshura, e quajtur Themeli Im: Parimet, Aftësitë, Zakonet. Kjo broshurë na ndihmon të mësojmë dhe t’i vëmë në jetë parimet, aftësitë dhe zakonet që na çojnë drejt mbështetjes te vetja materialisht dhe shpirtërisht.”

  • Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për broshurën Themeli Im.

  • Lexojeni letrën hyrëse nga Presidenca e Parë te faqja 2 e broshurës Themeli Im. Më pas plotësojeni parimin 1 në atë broshurë dhe kthehuni sërish te fletorja e punës.

Pamja
Kapaku i broshurës Themeli Im

Shtyp në Letër