Botime të Mëparshme
Mësoni


Mësoni

llambë-blu

Ndërkohë që jam në shkollë, si do të kem sukses?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 45 minuta për pjesën Mësoni.

Lexoni:Ne kemi bërë përparim të madh duke planifikuar për arsimimin tonë. Por në fakt, ndërkohë që jemi në shkollë, çfarë na ndihmon për të pasur sukses?

Java 1

Java 2

Java 3

Java 4

Java 5

Java 6

Çfarë lloj pune do të më ndihmojë të bëhem i/e mbështetur te vetja?

Çfarë arsimimi do të më kualifikojë për punën time?

Si do ta paguaj arsimimin tim?

A duhet të bëj kërkesë për një huamarrje nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor?

Si do të kem sukses në klasë?

Si do të kem sukses jashtë klasës?

Lexoni:Këtë javë, ne do të gjejmë përgjigje për këtë pyetje dhe do të ndërmarrim këtë veprim:

Lexoni:PYETJA E JAVËS – Si do të kem sukses në klasë?

VEPRIMI I JAVËS – Ta forcoj bindjen time ndaj parimeve shpirtërore dhe t’i përmirësoj aftësitë e zakonet e mia të të mësuarit.

Përse Zoti na këshillon që të mësojmë?

Lexoni:Zoti dhe profetët e Tij na kanë këshilluar që të synojmë arsimim dhe trajnim, të fitojmë aftësi për të gjetur vende të mira pune dhe të punojmë fort.

Shihni:“Education Is the Key to Opportunity” [“Arsimimi Është Çelësi drejt Mundësisë”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 93.)

Diskutoni:Mblidhuni në grupe me nga tre veta. Merrni disa minuta për t’i diskutuar këto pyetje. Pastaj përmblidheni atë që mësuat si grup.

  1. Përse Zoti dëshiron që ne të marrim arsimim dhe trajnim? A mund të na ndihmojë Ai të kemi sukses?

  2. Si na ndihmon arsimimi dhe trajnimi për ta “lartësuar thirrjen” që na ka dhënë Perëndia?

Si të mësoj me anë të besimit?

Lexoni:Lexojeni shkrimin e shenjtë në të djathtë.

Ushtrohuni:Zgjidheni një parim tek tabela dhe lexojeni për vete. Pyeteni veten: “Si do ta ndryshojë kjo mënyrën si unë mësoj”?

PARIMET E BESIMIT

Qëndroni të denjë. “Në rast se jeni të gatshëm të bindeni, do të hani gjërat më të mira të vendit” (Isaia 1:19); “Kur ne fitojmë ndonjë bekim … është me anë të bindjes ndaj atij ligji mbi të cilin ai bazohet” (DeB 130:21).

Kërkoni Shpirtin. “Ngushëlluesi … do t’ju mësojë çdo gjë dhe do t’ju[a] kujtojë të gjitha” (Gjoni 14:26); “Kërkoni me zell, lutuni gjithmonë e jini besimtarë” (DeB 90:24).

Dëgjoni, përsiatni, besoni. “Dëgjoni zërin e Jezu Krishtit, Shëlbuesit tuaj” (DeB 29:1); “Kështu thotë zëri i vogël” (DeB 85:6); “Mos u mrekulloni … mos dyshoni, por jini besues” (Mormoni 9:27).

Veproni; përfshihuni. “Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë” (Gjoni 7:17); “Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar” (1 Nefi 3:7); “Njerëzit duhet të përfshihen me zell … e të shkaktojnë shumë drejtësi” (DeB 58:27).

Diskutoni si grup për atë që mësuat. Si do t’i zbatoni këto katër parime në jetën tuaj? Si do t’ua mësoni ato familjes suaj?

Lexoni:Ne mund të mësojmë me anë të besimit, sepse ne e dimë të vërtetën! Perëndia është Ati ynë dhe ne jemi fëmijët e Tij. Ai do që ne të jemi si Ai. Shpëtimtari mund të na i mundësojë nëpërmjet fuqisë së Tij. Shpirti i Shenjtë mund ta rritë kuptueshmërinë tonë dhe do të na ndihmojë të kujtojmë. Ngaqë i dimë këto të vërteta, ne mund ta kemi besimin se mund të jemi nxënës të mirë!

Si të mësoj me anë të studimit?

Lexoni:Përveç të mësuarit me anë të besimit, ne duhet të mësojmë edhe me anë të studimit. Studimi përfshin atë që ne bëjmë brenda klasës, dhe mënyrën si përgatitemi jashtë klasës. Gjatë pjesës së mbetur të kësaj mbledhjeje ne do të përqendrohemi te këto pjesë kyçe, për të pasur sukses brenda klasës. Javën tjetër ne do të diskutojmë për përgatitjen jashtë klasës.

Mësoj me anë të studimit: brenda klasës

E rrok dhe e mbaj mend atë që mësoj

Marr pjesë aktivisht, jap ndihmesë në klasë

I mësoj e i plotësoj pritshmëritë

Mësoj t’i bëj provimet në mënyrë të efektshme

Si të mbaj shënime për ta rrokur atë që mësoj?

Lexoni:Ne mbajmë shënime për të rrokur atë që shohim dhe dëgjojmë në klasë. Ne i rishikojmë ato shënime për të kujtuar se çfarë kemi mësuar.

Ushtrohuni:Zgjidhni një person që të lexojë “Arsimimi në Jetën e Përditshme”, te faqja 94. Të tjerët në grup duhet të dëgjojnë dhe t’i shohin shënimet më poshtë. A i përmbledhin këto shënime atë që tha Presidenti Ajring?

1. Shkruajeni titullin, emrin e folësit.

2. Ndërkohë që ata flasin, shkruajini pikat kyçe në këtë hapësirë të madhe; shkruani thjeshtë.

3. Pas orës mësimore, sa më parë që të mundeni, përmblidhini shënimet tuaja në këtë hapësirë.

4. Vendosni gjënë më të rëndësishme që duhet të kujtoni dhe të bëni.

ARSIMIMI NË JETËN E PËRDITSHME: HENRI B. AJRING

Zoti do që unë të mësoj; hiri i Tij do të më ndihmojë

Kthimi në besim sjell dëshirën për të mësuar

Zoti do që ne të mësojmë dhe të shërbejmë

Hiri i Tij na ndihmon që të mësojmë më shpejt, më mirë

Të mësuarit më lejon të shërbej

Përparësia e parë është të mësuarit shpirtëror

Jeta e përditshme është jeta e përjetshme!!

Zoti e di atë që na nevojitet të bëjmë

Jeta e përditshme është jeta e përjetshme

Ajo çfarë mësojmë na mbetet

Perëndia do që ne të mësojmë, të shërbejmë

Lutuni më shumë rreth studimeve, mbështetuni te Shpirti i Shenjtë

Diskutoni:Çfarë mësuat nga mbajtja e shënimeve të duhura?

Ushtrohuni:Tani, zgjidhni një person që të lexojë “Mësimi dhe Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme”, te faqja 95. Dëgjoni dhe mbani shënime në hapësirën më poshtë:

  1. Në krye, shkruajeni titullin, folësin dhe datën.

  2. Ndërkohë që dëgjoni, shënojini pikat kyçe në të djathtë (hapësirën e madhe).

  3. Pas leximit, merrni dy minuta për t’i përmbledhur në të majtë.

  4. Në fund, shkruajini gjërat që doni të ndryshoni ose t’i bëni më mirë.

Diskutoni:Ballafaqojini shënimet tuaja me anëtarët e tjerë të grupit. A i mbajtët shënimet e duhura? Si do ta ushtroni këtë që ta bëni një zakon?

Lexoni:Le t’i kujtojmë këto gjëra për të na ndihmuar të rrokim atë që mësojmë:

  • Të heqim viza në letrën tonë të shënimeve për ta ndarë atë; të ndjekim hapat.

  • Të rrokim idetë kryesore; t’i plotësojmë më vonë hollësitë.

  • Në mendjen tuaj, lidheni informacionin e ri me diçka që tashmë e dini.

Si ta kujtoj atë që mësoj?

Lexoni:Nëse jemi të denjë, Fryma e Shenjtë mund të ndihmojë të na i “kujtojë të gjitha këto” (Gjoni 14:26). Ne mund ta zhvillojmë aftësinë për të mbajtur mend duke i rishikuar me intervale të caktuara kohore. Shkencëtarët kanë treguar se ne mund të mbajmë mend përafërsisht gjithçka që mësojmë, nëse e ndjekim modelin më poshtë:

Informacion i ri

1 orë më pas

1 ditë më pas

1 javë më pas

1 muaj më pas

Lexoni diçka ose mësoni diçka në klasë dhe mbani shënime

Shpenzoni 10 minuta për t’i rishikuar shënimet tuaja

Shpenzoni 10 minuta për t’i rishikuar përsëri; përmblidhini shënimet tuaja

Shpenzoni 10 minuta për t’i rishikuar përsëri

Shpenzoni 10 minuta për t’i rishikuar përsëri; nuk duhet ta harroni!

Diskutoni:Si mund t’i ndryshoni zakonet tuaja të studimit dhe të planifikoni që t’i përfshini këto rishikime? A do ta bëni këtë?

Si të marr pjesë aktivisht në klasë?

Diskutoni:Përse është kaq e rëndësishme që të marrim pjesë në klasë apo në grup? Çfarë i tregoni mësuesit kur merrni pjesë?

Ushtrohuni:Vlerësoni sa mirë merrni pjesë në klasë duke iu përgjigjur pyetjeve vijuese.

Shenjoni “x” në një prej katër kutive në krah të çdo pohimi, për të treguar ecurinë tuaj në secilën prej këtyre fushave.

Në grupin tonë të mbështetjes te vetja, unë jam i/e përgatitur. U përgjigjem pyetjeve dhe marr shpesh pjesë në klasë.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Kur jam në një orë mësimore në shkollë, unë jam i/e përgatitur. Unë bëj pjesën time, u përgjigjem pyetjeve dhe i bëj të gjitha veprimtaritë e kërkuara.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Përpiqem t’i ndihmoj anëtarët në grupin ose në klasën time duke i dëgjuar dhe duke studiuar në mënyrë aktive ose duke punuar me ta.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Unë studioj çdo ditë; e planifikoj kohën time dhe e ndjek planin tim; i përfundoj detyrat e caktuara në kohë.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Përpiqem ta ndihmoj mësuesin tim ose ndërmjetësin duke i dëgjuar dhe duke bërë më shumë nga sa pret ai ose ajo.

Kurrë

Ndonjëherë

Shpesh

Gjithmonë

Diskutoni:Si do ta përmirësoni pjesëmarrjen tuaj aktive çdo ditë?

Si t’i bëj provimet në mënyrë të efektshme?

Lexoni:Të bësh provime mund të jetë e vështirë. Por ato janë të nevojshme për ne që të na tregojnë sa mirë kemi mësuar. Provimet na vënë përpara përgjegjësisë – gjë që është e mirë nëse duam që të kemi sukses!

Diskutoni:Tregojini idetë tuaja për këto pyetje, si grup:

  1. Si keni vepruar që t’i bëni provimet në mënyrë më të efektshme?

  2. Çfarë druajtjeje keni për provimet? Si i mposhtni ato?

  3. Si mund ta ndryshoni mënyrën e përgatitjes për provimet?

Lexoni:Këtu janë disa gjëra të tjera që mund të bëjmë për t’u bërë studentë që dalin mirë në provim:

  • Lutuni me besim! Lutuni përpara se të studioni dhe përpara provimit.

  • Punoni fort për t’u përgatitur; hartojeni vetë provimin përpara kohe.

  • Kontrollojeni kohën gjatë një provimi; vendosni sa kohë mund të shpenzoni për secilën pyetje ose nëndarje ndërsa filloni.

  • Lexojini dhe rilexojini me kujdes udhëzimet: çfarë kërkohet në të vërtetë?

  • Plotësojini fillimisht pyetjet më të thjeshta që të fitoni vetëbesim, pastaj kthehuni tek të tjerat.

  • Pyetni nëse do t’ju hiqen pikë për përgjigjet e gabuara; nëse nuk ju hiqen, hamendësoni.

Si mund ta bëj atë që pret mësuesi?

Diskutoni:Përse është e rëndësishme t’i njohim dhe t’i realizojmë pritshmëritë e mësuesve?

Ushtrohuni:Drejtojuni një anëtari tjetër të grupit. Njëri prej jush do të sillet si mësues dhe tjetri do të jetë studenti. Studenti duhet ta pyetë mësuesin për pyetjet më poshtë. Mësuesit mund t’i sajojnë përgjigjet. Më pas ndërrojini rolet dhe interpretojeni sërish.

  1. Si mund të kem sukses në orën tuaj mësimore?

  2. Çfarë doni prej nesh që të mësojmë dhe të bëjmë?

  3. Si do ta vlerësoni rendimentin tim?

  4. Çfarë vlerësoni më tepër? Pjesëmarrjen, përpikërinë, përgatitjen? Diçka tjetër?

Diskutoni:Tani që e ushtruat këtë, a mund ta bëni këtë me mësuesit tuaj të vërtetë? Kur do ta bëni këtë?