Zotohuni
Si do të përparoj unë çdo ditë?
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta për pjesën Zotohuni.
Ushtrohuni:Zgjidheni partnerin tuaj në veprim. Vendosni se kur dhe si do të komunikoni me njëri-tjetrin.
Emri i partnerit në veprim
Informacion Kontakti
Lexojani çdo zotim me zë të lartë partnerit tuaj në veprim. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja! Nënshkruani më poshtë.
ZOTIMET E MIA |
---|
Do të bisedoj me të paktën pesë njerëz që të mbledh informacion për planin tim të arsimimit. Synimi im: 5 8 10 |
Unë do ta përgatit planin tim të arsimimit për paraqitjen. |
Unë do ta ushtroj parimin e sotëm të broshurës Themeli Im dhe do t’ia jap mësim familjes sime. |
Unë do t’u shtoj kursimeve të mia, qoftë edhe një a dy monedha. |
Unë do të raportoj te partneri im në veprim. |
Nënshkrimi im
Nënshkrimi i partnerit në veprim
Si do ta raportoj përparimin tim?
Ushtrohuni:Përpara mbledhjes së radhës, përdoreni këtë tabelë zotimesh për të shënuar përparimin tuaj. Në kutitë më poshtë shkruani “Po”, “Jo” ose numrin e herëve që e mbajtët zotimin.
Bisedova me të paktën pesë njerëz rreth zgjedhjeve të mia për arsimimin (Shkruani numrin)
E përgatita paraqitjen e planit të arsimimit (Po/Jo)
E ushtrova parimin te broshura Themeli dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo)
I shtova kursimet (Po/Jo)
Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)
Lexoni:Gjithashtu, kujtohuni t’i gjurmoni shpenzimet tuaja vetjake në anën e prapme të broshurës suaj, Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja.
Në mbledhjen tonë të radhës të grupit, ndërmjetësi do të vizatojë në dërrasë një tabelë zotimesh (si ajo më lart). Ne do të mbërrijmë 10 minuta përpara se të fillojë mbledhja dhe ta shkruajmë përparimin tonë te tabela.
Zgjidhni dikë për të qenë ndërmjetësi për temën te broshura Themeli Im, në mbledhjen tonë të radhës. Kujtojeni atë ta ndjekë materialin dhe të mos sjellë në klasë materiale shtesë. (Nuk dini se si të ndërmjetësoni një temë te broshura Themeli Im? Lexojeni faqen 17 dhe pjesën e brendshme të kapakut të përparmë.)
Ftojeni dikë të bëjë lutjen e mbylljes.