“2: Mësoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)
“2: Mësoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale
Mësoni – Koha Maksimale: 60 Minuta
1. Mendimet Tona Ndikojnë tek Emocionet Tona
2. Dallimi i Modeleve të të Menduarit të Pasaktë
Modele të Zakonshme të të Menduarit të Pasaktë
Modele të Menduari |
Shpjegimi |
Shembulli |
---|---|---|
Modele të Menduari Mendimi “Gjithçka ose Asgjë” | Shpjegimi Ta shohësh diçka ose dikë me mendimin “gjithçka mirë” ose “gjithçka keq”. Kërkoni fraza me fjalët si gjithmonë dhe kurrë. | Shembulli “Unë them gjithmonë gjënë e gabuar.” |
Modele të Menduari Etiketimi i Gabuar | Shpjegimi Të marrësh diçka që ndodhi dhe të bësh një deklaratë të përgjithshme ose të pasaktë. | Shembulli “Marrëdhënia përfundoi, kështu që nuk jam i mirë sa duhet.” |
Modele të Menduari Nxjerrja e Përfundimeve të Menjëhershme | Shpjegimi Të interpretosh mendimet e të tjerëve ose të hamendësosh rezultatin më të keq të mundshëm. | Shembulli “Vë bast që të gjithë po qeshin me mua.” |
Modele të Menduari Personalizimi | Shpjegimi Të fajësosh veten ose dikë tjetër për një situatë që në të vërtetë përfshiu shumë faktorë. | Shembulli “Ata nuk më morën në telefon, kështu që duhet të jenë të zemëruar me mua.” |
Modele të Menduari Arsyetimi Emocional | Shpjegimi Ta gjykosh një situatë bazuar te mënyra se si ndihesh. | Shembulli “Ndihem fajtor/e. Duhet të kem bërë ndonjë gjë të keqe.” |
Modele të Menduari Përgjithësimi i Tepruar | Shpjegimi Ta përjetosh një përvojë dhe ta përgjithësosh atë për të gjitha përvojat. | Shembulli “Nuk dola mirë në këtë detyrë, prandaj përse duhet të qëndroj në klasë?” |
Modele të Menduari Filtri i Mendimeve Negative | Shpjegimi Të përqendrohesh te një hollësi negative dhe të mbetesh aty. | Shembulli “Duket sikur sot nuk shkoi asgjë mirë. Ishte thjesht dështim pas dështimi.” |
Modele të Menduari Zhvleftësimi i të Menduarit Pozitiv | Shpjegimi Të mos pranosh asnjë përvojë pozitive, sepse nuk e ndien se kanë vlerë. | Shembulli “S’ka rëndësi nëse vajza ime hëngri mëngjes. Ajo pati shpërthime inati gjatë gjithë ditës!” |
Modele të Menduari Zmadhimi i Gjërave | Shpjegimi T’i ekzagjerosh dobësitë e tua ose t’i krahasosh ato me pikat e forta të të tjerëve. | Shembulli “Mezi gatuaj darkën për familjen time dhe kur e bëj këtë, ajo as që krahasohet me darkat e saj.” |
Modele të Menduari Deklaratat “Duhet” | Shpjegimi T’i thoni vetes se si duhet ose nuk duhet të jenë gjërat. | Shembulli “Nuk duhet t’i kisha ngatërruar gjërat ashtu.” |