“5: Themeli Im: Jetoni një Jetë të Baraspeshuar”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020) “5: Themeli Im: Jetoni një Jetë të Baraspeshuar”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale Themeli Im: Jetoni një Jetë të Baraspeshuar – Koha Maksimale: 20 Minuta Përsiatni: Si t’i mbaj të baraspeshuara kërkesat e përditshme të jetës? Shihni: “Lidhur me Keqardhjet dhe Vendimet”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [01:25]. (Nuk keni material filmik? Lexojeni tekstin e shkruar të materialit “Of Regrets and Resolutions” [“Lidhur me Keqardhjet dhe Vendimet”].) 1:28 Lidhur me Keqardhjet dhe Vendimet Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexoni këtë skenar. Presidenti Diter F. Uhtdorf “A nuk është e vërtetë që ne shpesh zihemi shumë me punë? Dhe, e trishtueshme për ta thënë, [por] ne madje e quajmë faktin që jemi të zënë simbol nderi, sikur të qenit i zënë, në vetvete, të qe një arritje ose shenjë e një jete të mrekullueshme. A është kështu? Mendoj për Zotin tonë dhe Shembullin e përsosur, Jezu Krishtin, dhe jetën e Tij të shkurtër midis njerëzve të Galilesë dhe Jerusalemit. Jam përpjekur ta përfytyroj Atë duke u ngutur nga një mbledhje te tjetra ose duke bërë shumë gjëra njëkohësisht për të përmbushur një listë me gjëra të ngutshme. Nuk mund ta shoh Atë duke bërë këtë gjë. Përkundrazi, shoh Birin e dhembshur e dashamirës të Perëndisë duke e jetuar çdo ditë me qëllim. Kur Ai bashkëveproi me njerëzit përreth Tij, ata u ndien të rëndësishëm dhe ndien që Ai i donte. Ai e njihte vlerën e pafundme të njerëzve që takoi. Ai i bekoi dhe iu shërbeu atyre. Ai i lartësoi dhe i shëroi ata. Ai iu dha atyre dhuratën e çmuar, kohën e Tij. (“Lidhur me Keqardhjet dhe Vendimet”, Liahona, nëntor 2012, f. 22.) Diskutoni: Çfarë mund të mësojmë nga jeta e Shpëtimtarit që të na ndihmojë të arrijmë një jetë të baraspeshuar? Lexoni: Fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë dhe thëniet nga udhëheqësit e Kishës: “Shikoni, që të gjitha këto gjëra të jenë bërë në urtësi dhe rregull; pasi nuk është e nevojshme që një njeri duhet të vrapojë më shpejt sesa ai ka fuqi” (Mosia 4:27). “Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj” (Isaia 41:10). “Thjesht bëni më të mirën që mundeni çdo ditë. Bëni gjërat bazë dhe përpara se ta kuptoni, jeta juaj do të jetë plot me kuptueshmëri shpirtërore që do t’ju pohojë se Ati juaj Qiellor ju do. Kur një njeri e di këtë, atëherë jeta do të jetë plot me qëllim e kuptim, duke e bërë më të lehtë mbajtjen e baraspeshimit” (M. Russell Ballard, “Keeping Your Life in Balance”, Liahona, shtator 2012, f. 50). “Baraspeshimi në masë të madhe nënkupton njohjen e gjërave që mund të ndryshohen, vënien e tyre në këndvështrimin e duhur dhe dallimin e gjërave që nuk do të ndryshojnë” (James E. Faust, “The Need for Balance in Our Lives”, Ensign, mars 2000, f. 5). Diskutoni: Çfarë gjërash mund të thjeshtohen ose të eliminohen nga jeta jonë, në mënyrë që të mund të përjetojmë më shumë gëzim? Zotohuni: Do të veproj sipas idesë sime për të sjellë më shumë baraspeshim në jetën time.