2022
Fuqia e Hovit Shpirtëror
Maj 2022


“Fuqia e Hovit Shpirtëror”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.

Sesioni i Paradites të së Dielës

Fuqia e Hovit Shpirtëror

Pjesë të Shkëputura

Pamja
afishe e Jezu Krishtit duke iu shfaqur Maria Magdalenës

Shkarkoje në formatin PDF

Hovi është një koncept i fuqishëm. …

Sot do të doja të sugjeroja pesë veprime të posaçme që mund të ndërmarrim, për të na ndihmuar ta mbajmë hovin pozitiv shpirtëror.

Së pari: Futuni në shtegun e besëlidhjeve dhe qëndroni atje. …

… Shtegu i besëlidhjeve është i vetmi shteg që të çon drejt ekzaltimit dhe jetës së përjetshme.

Zbulojeni gëzimin e pendimit të përditshëm. …

… Pendimi është çelësi i përparimit. Besimi i pastër na bën të shkojmë përpara në shtegun e besëlidhjeve.

Ju lutem, mos iu druani pendimit ose ta shtyni atë. …

Sugjerimi im i tretë: Mësoni rreth Perëndisë dhe mënyrës se si vepron Ai. …

… Kundërhelmi për planin e Satanit është i qartë: na nevojiten përvoja të përditshme duke adhuruar Zotin dhe duke e studiuar ungjillin e Tij. …

Sugjerimi numër 4: Kërkoni dhe prisni mrekulli. …

… Pak gjëra do ta përshpejtojnë hovin tuaj shpirtëror më shumë sesa të kuptuarit se Zoti po ju ndihmon të lëvizni një mal në jetën tuaj.

Sugjerimi numër 5: Jepini fund konfliktit në jetën tuaj personale. …

… Ushtroni përulësinë, guximin dhe forcën që duhet edhe për të falur, edhe për të kërkuar falje. …

… Nëse falja në të tashmen duket e pamundur, përgjërohuni për fuqi nëpërmjet gjakut shlyes të Jezu Krishtit që t’ju ndihmojë. Teksa e bëni këtë, ju premtoj paqe vetjake dhe një shpërthim të hovit shpirtëror. …

Ndërsa veproni sipas këtyre synimeve, ju premtoj aftësinë për të shkuar përpara në shtegun e besëlidhjeve me hov më të madh, pavarësisht cilësdo pengese me të cilën përballeni. Dhe ju premtoj forcë më të madhe për t’i rezistuar tundimit, më shumë paqe të mendjes, liri nga frika dhe unitet më të madh në familjet tuaja.

Shtyp në Letër