“Ne Jemi Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.
Sesioni i Paradites të së Shtunës
Ne Jemi Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
Pjesë të Shkëputura
Pas marrjes së ftesës për të “[ardhur] e shi[kuar]” [Gjoni 1:46], unë e frekuentova Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për herë të parë në moshën 26‑vjeçare. Para pak kohësh isha ndarë nga bashkëshorti im i parë. Kisha një djalë 3 vjeç. Ndihesha e pafuqishme nga frika. Kur u futa në godinë, u mbusha me ngrohtësi teksa ndjeva besimin dhe gëzimin e njerëzve që më rrethonin. …
Bashkëdishepujt e mi të Krishtit, le të mos i nënvlerësojmë veprat e mrekullueshme që Zoti po bën nëpërmjet nesh, Kishës së Tij, pavarësisht nga të metat tona. Nganjëherë jemi dhënës dhe nganjëherë jemi marrës, por jemi të gjithë një familje në Krisht. …
… Kisha është më shumë sesa godina dhe struktura kishtare; Kisha jemi ne, anëtarët. Ne jemi Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme me Krishtin në krye dhe profetin si zëdhënësin e Tij. …
Qëllimi ynë në mbretërinë e Tij duhet të jetë që të sjellim njëri‑tjetrin te Krishti. …
Nga një djalë i vogël që e paguan të dhjetën me besim, te një nënë beqare që ka nevojë për hirin fuqizues të Zotit, te një baba që lufton të sigurojë të ardhura për familjen e vet, te paraardhësit tanë që kanë nevojë për ordinancat e shpëtimit dhe ekzaltimit, te secili prej nesh që i përtërin besëlidhjet me Perëndinë çdo javë, ne kemi nevojë për njëri‑tjetrin dhe mund ta sjellim njëri‑tjetrin te shërimi shëlbues i Shpëtimtarit.