2022
Predikimi i Ungjillit të Paqes
Maj 2022


“Predikimi i Ungjillit të Paqes”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.

Sesioni i Paradites të së Shtunës

Predikimi i Ungjillit të Paqes

Pjesë të Shkëputura

Pamja
afishe për shpërndarjen e Librit të Mormonit

Shkarkoje në formatin PDF

Që nga konferenca e fundit, vështirësitë në botë kanë vazhduar. Pandemia botërore ende ndikon në jetën tonë. Tani bota është tronditur nga një konflikt. …

Vëllezër dhe motra, ungjilli i Jezu Krishtit nuk është dashur kurrë më shumë sesa sot. … Unë e dua Zotin Jezu Krisht dhe dëshmoj se ungjilli i Tij është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për paqe. …

… Ne kemi përgjegjësinë e shenjtë për t’u treguar për fuqinë dhe paqen e Jezu Krishtit të gjithë atyre që do të dëgjojnë dhe atyre që do ta lejojnë Perëndinë të triumfojë në jetën e tyre.

Çdo person që ka bërë besëlidhje me Perëndinë, ka premtuar që do të kujdeset për të tjerët dhe do t’u shërbejë njerëzve në nevojë. Ne mund ta demonstrojmë besimin te Perëndia dhe të jemi gjithmonë gati për t’iu përgjigjur atyre që pyesin për “shpresën që është në [ne]” [1 Pjetër 3:15]. …

Sot e ripohoj fuqishëm se Zoti i ka kërkuar çdo të riu të denjë dhe të aftë të përgatitet dhe të shërbejë në një mision. …

Për motrat e reja dhe të afta, misioni është gjithashtu një mundësi e fuqishme, por me dëshirë. …

… Ne gjithashtu i mirëpresim çiftet në moshë që të shërbejnë kur ua lejojnë rrethanat e tyre. …

Të gjithë misionarët japin mësim dhe dëshmojnë për Shpëtimtarin. Errësira shpirtërore në botë bën që drita e Jezu Krishtit të nevojitet më shumë se kurrë. Të gjithë e meritojnë mundësinë që të dinë për ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit.

Shtyp në Letër