“Natyra Juaj Hyjnore dhe Fati Juaj i Përjetshëm”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.
Sesioni i Grave
Natyra Juaj Hyjnore dhe Fati Juaj i Përjetshëm
Pjesë të Shkëputura
Doktrina themelore, e dhënë mësim në temën e Të Rejave, është e rëndësishme për të rejat, por gjen zbatim për të gjithë. …
… E para, ju jeni një bijë e dashur. Asgjë që bëni ose që nuk e bëni, nuk mund ta ndryshojë këtë gjë. Perëndia ju do. …
E vërteta e dytë është se ne kemi prindër qiellorë, një atë dhe një nënë. …
E vërteta e tretë në paragrafin e hapjes të temës së Të Rejave është se ne kemi “një natyrë hyjnore”. Kjo është thelbësore për identitetin tonë. Është shpirtërisht “gjenetike”, e trashëguar nga prindërit tanë qiellorë. …
E vërteta e katërt është që ne kemi një “fat të përjetshëm”. …
… Ne jemi të lirë të zgjedhim, por nuk mund t’i zgjedhim pasojat e mosndjekjes së shtegut të zbuluar. …
Kur pendohemi me sinqeritet, nuk ngelet asnjë vrajë shpirtërore, pavarësisht nga ajo që kemi bërë, pavarësisht sa e rëndë ishte ajo ose sa herë e përsëritëm atë. Sa herë që pendohemi dhe kërkojmë falje me dëshirë të sinqertë, mund të marrim falje. …
… Vjen forcë nëpërmjet besimit te Jezu Krishti dhe nëpërmjet bërjes së besëlidhjeve të shenjta.
… Kur i mbajmë besëlidhjet tona, marrim fuqinë e Perëndisë në jetën tonë.
… Ati ynë Qiellor dëshiron që ju të bëheni trashëgimtaret e Tij dhe të merrni gjithçka që Ai ka. Ai nuk mund t’ju ofrojë më shumë se kaq. Ai nuk mund t’ju premtojë më shumë se kaq. Ai ju do më shumë nga sa e dini dhe dëshiron që ju të jeni të lumtura në këtë jetë dhe në jetën që do të vijë.