“Besëlidhjet me Perëndinë na Forcojnë, na Mbrojnë dhe na Përgatitin për Lavdi të Përjetshme”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.
Sesioni i Grave
Besëlidhjet me Perëndinë na Forcojnë, na Mbrojnë dhe na Përgatitin për Lavdi të Përjetshme
Pjesë të Shkëputura
A keni qëndruar ndonjëherë në majë të një shkëmbi të lartë me gishtat e këmbëve tuaja në buzë të shkëmbit dhe kurrizin të kthyer nga ana e humnerës poshtë? Në zbritjen me litarë, edhe pse ju lidhin në mënyrë të sigurt me një sistem litarësh të fortë dhe pajisjesh që mund t’ju mbajnë të sigurt, qëndrimi në buzë të shkëmbit ende ju bën t’ju rrahë zemra nga frika. Për t’i hedhur hapat pas, larg nga shkëmbi, dhe për t’u lëkundur në ajër duhet mirëbesim te një pajisje ankoruese, e siguruar te një objekt i palëvizshëm. Duhet mirëbesim te personi që do të ushtrojë trysni te litari ndërkohë që zbrisni. …
Pajisja shpirtërore që na ruan të mos thyhemi te shkëmbinjtë e fatkeqësisë, është dëshmia jonë për Jezu Krishtin dhe besëlidhjet që bëjmë. Ne mund të mbahemi te këto mbështetje për të na udhërrëfyer dhe mbartur drejt sigurisë. Si partneri ynë i gatshëm, Shpëtimtari nuk do të na lejojë të biem përtej aftësisë së Tij për të na ndihmuar. …
Nuk ka asgjë më të rëndësishme për përparimin tonë të përjetshëm sesa mbajtja e besëlidhjeve tona me Perëndinë. …
Dëshmoj se kur zgjedhim të bëjmë besëlidhje me Atin Qiellor dhe të përdorim fuqinë e Shpëtimtarit për t’i mbajtur ato, ne do të bekohemi me lumturi më të madhe në këtë jetë nga sa mund ta përfytyrojmë tani dhe me një jetë të përjetshme, të lavdishme që do të vijë.