“Të Patundur në Stuhi”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.
Sesioni i Paradites të së Shtunës
Të Patundur në Stuhi
Pjesë të Shkëputura
Për ata prej nesh që janë të shqetësuar për veten dhe për ata që duan, ka shpresë në premtimin që Perëndia ka bërë një vend sigurie gjatë stuhive që na presin. …
Fjalët profetike të mbretit Beniamin janë të zbatueshme për ne në kohën tonë. …
Ai e ftoi popullin e tij dhe ne që të ndërtojmë mbi shkëmbin e vetëm të sigurt të sigurisë, i cili është Shpëtimtari. Ai e bëri të qartë se ne jemi të lirë të zgjedhim mes së drejtës dhe së gabuarës dhe se nuk mund t’i shmangim pasojat e zgjedhjeve tona. …
Natyra jonë ndryshon që të bëhemi si një fëmijë i vogël, të bindur ndaj Perëndisë dhe më të dashur. Ai ndryshim do të na kualifikojë për të gëzuar dhuratat që vijnë nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Pasja e shoqërimit të Shpirtit do të na ngushëllojë, udhërrëfejë dhe forcojë. …
Kur vijnë stuhitë në jetë, ju mund të jeni të patundur sepse po qëndroni mbi shkëmbin e besimit tuaj te Jezu Krishti. Ai besim do t’ju udhëheqë drejt pendimit të përditshëm dhe mbajtjes së vazhdueshme të besëlidhjeve. Atëherë ju do ta kujtoni gjithmonë Atë. Dhe gjatë stuhive të urrejtjes dhe ligësisë, do të ndiheni të patundur dhe plot shpresë. …
… Si një fëmijë i butë e i dashur, pranojeni ndihmën e Tij. Bëjini dhe mbajini besëlidhjet që Ai ofron në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ato do t’ju forcojnë. Shpëtimtari i di stuhitë dhe vendet e sigurisë që janë udhës së kthimit për në shtëpi tek Ai dhe tek Ati ynë Qiellor. Ai e di udhën. Ai është Udha.