2022
Mos Druaj; Ti Vetëm Beso!
Maj 2022


“Mos Druaj; Ti Vetëm Beso!”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.

Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Mos Druaj; Ti Vetëm Beso!

Pjesë të Shkëputura

afishe e qiellit me yje

Shkarkoje në formatin PDF

Me këto kohë që kalojmë, është e kuptueshme nëse idealizmi i rinisë po pakësohet disi. …

Lutja ime sot drejtuar rinisë sonë dhe ju prindërve dhe të rriturve që i këshilloni ata, është ta filloni kërkimin tuaj për lumturinë duke përqafuar bollëkun që tashmë e kemi marrë nga dhënësi i çdo dhurate të mirë. Pikërisht në çastin që shumë njerëz në botë po bëjnë pyetje të thella të natyrës shpirtërore, ne duhet t’u përgjigjemi me “lajm[in e] mirë” të ungjillit të Jezu Krishtit. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, e cila e konsideron të rëndësishëm misionin dhe mesazhin e Shpëtimtarit të botës, ofron mënyrën më domethënëse në përjetësi për ta gjetur të mirën, si edhe për të bërë mirë në një kohë të tillë plot nevoja. …

Kujtdo nga të rinjtë ose të rejat tona që po has vështirësi, cilatdo qofshin shqetësimet ose vështirësitë tuaja, vdekja nëpërmjet vetëvrasjes qartësisht nuk është përgjigjja. Ajo nuk do ta lehtësojë dhembjen që po ndieni, apo që mendoni se po shkaktoni. Në një botë që ka nevojë aq skajshëm për gjithë dritën e mundshme, ju lutemi, mos e pakësoni dritën e përjetshme që Perëndia e vendosi në shpirtin tuaj përpara se të ishte kjo botë. Flisni me dikë. Kërkoni ndihmë. Mos e shkatërroni një jetë për të cilën Krishti dha jetën e Tij që të ruhej. Ju mund t’i duroni vështirësitë e kësaj jete në vdekshmëri, sepse ne do t’ju ndihmojmë që t’i duroni ato. Jeni më të fortë nga ç’mendoni. Ndihma është në dispozicion, nga të tjerët dhe veçanërisht nga Perëndia. Ne ju duam, ju vlerësojmë dhe kemi nevojë për ju. Ne kemi nevojë për ju! “Mos drua[ni]: [ju] vetëm beso[ni].” …

… Kemi aq shumë gjëra për të cilat të gëzohemi. Kemi njëri‑tjetrin dhe kemi Atë. Mos na e mohoni mundësinë që t’ju kemi.