“Gjithçka Kemi me Gjithë Zemër”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.
Sesioni i Pasdites të së Dielës
Gjithçka Kemi me Gjithë Zemër
Pjesë të Shkëputura
Të qenit dishepull i Jezu Krishtit nuk është thjesht njëra nga gjërat e shumta që bëjmë. Shpëtimtari është fuqia shtytëse pas gjithçkaje që bëjmë. …
Çfarë të themi për detyrat dhe përgjegjësitë e shumta që na e bëjnë jetën kaq të zënë me punë? …
“Ati juaj qiellor e di se keni nevojë për të gjitha këto gjëra.
Por kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen” [3 Nefi 13:32–33; shih edhe Mateu 6:32–33].
Por kjo nuk do të thotë se është e lehtë. Për të duhet edhe sakrificë, edhe përkushtim.
Për të duhet që disa gjëra t’i lëmë të largohen dhe disa gjëra të tjera t’i lëmë të zhvillohen.
… Të sakrifikosh do të thotë të heqësh dorë nga diçka në favor të diçkaje më të vlefshme. …
Përkushtimi ndryshon nga sakrifica në të paktën një mënyrë të rëndësishme. Kur e përkushtojmë diçka, nuk e lëmë të konsumohet mbi altar. Përkundrazi, e vëmë në përdorim në shërbim të Zotit. Ne ia kushtojmë atë Atij dhe qëllimeve të Tij të shenjta. …
Kur e shohim jetën tonë dhe shohim njëqind gjëra për të bërë, ndihemi të dërrmuar. Kur shohim një gjë, dashurinë dhe shërbimin ndaj Perëndisë dhe fëmijëve të Tij, në njëqind mënyra të ndryshme, atëherë mund të përqendrohemi te këto gjëra me gëzim.
Kjo është mënyra si e ofrojmë gjithë shpirtin tonë, duke e sakrifikuar çdo gjë që na pengon, dhe duke ia përkushtuar pjesën tjetër Zotit dhe qëllimeve të Tij.