2022
Kthimi në Besim te Vullneti i Perëndisë
Maj 2022


“Kthimi në Besim te Vullneti i Perëndisë”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.

Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Kthimi në Besim te Vullneti i Perëndisë

Pjesë të Shkëputura

afishe e një citimi brenda një flluske diskutimi

Shkarkoje në formatin PDF

Gjatë një jete të tërë shërbimi dhe përvojash shpirtërore, unë kam arritur të kuptoj se kthimi i vërtetë në besim është rezultati i pranimit të ndërgjegjshëm të vullnetit të Perëndisë dhe se ne mund të udhëhiqemi në veprimet tona nga Fryma e Shenjtë. …

Cilat janë detyrimet që rrjedhin nga kthimi në besim? …

… Shpëtimtari plot hir na fton të jemi zëri i Tij dhe duart e Tij. Dashuria e Shpëtimtarit do të jetë drita jonë udhërrëfyese. Shpëtimtari u dha mësim dishepujve të Tij: “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt” [Mateu 28:19]. Dhe Jozef Smithit, Ai i shpalli: “Prediko[ja] ungjillin tim çdo krijese që nuk e ka marrë atë” [Doktrina e Besëlidhje 112:28]. …

Që mandati i Shpëtimtarit për përhapjen e ungjillit të bëhet pjesë e personit që jemi, neve na nevojitet të bëhemi të kthyer në besim te vullneti i Perëndisë; na nevojitet t’i duam të afërmit tanë, ta shpërndajmë ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit dhe t’i ftojmë të gjithë të vijnë e të shohin. …

Kthimi ynë vetjak në besim përfshin përgjegjësinë për ta shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit në botë.

Bekimet e përhapjes së ungjillit përfshijnë rritjen e kthimit tonë në besim te vullneti i Perëndisë dhe të lejuarit e Perëndisë që të triumfojë në jetën tonë. Ne i bekojmë të tjerët që të përjetojnë një “ndryshim të madh në zem[ër]” [Alma 5:14]. Ndihma për të sjellë shpirtra te Krishti të jep vërtet gëzim të përjetshëm. Puna për kthimin në besim të vetvetes dhe të tjerëve është detyra fisnike.