2022
Shërbimi Misionar e Bekoi Jetën Time Përgjithmonë
Maj 2022


“Shërbimi Misionar e Bekoi Jetën Time Përgjithmonë”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.

Sesioni i Paradites të së Shtunës

Shërbimi Misionar e Bekoi Jetën Time Përgjithmonë

Pjesë të Shkëputura

Pamja
afishe me misionarë

Shkarkoje në formatin PDF

Ndërsa kam vështruar pas në jetën time, kam qenë në gjendje të shoh disa përvoja që kanë sjellë ndryshim të rëndësishëm. Një nga këto përvoja është ajo se si shërbimi im misionar kohëplotë kur isha djalë i ri në Angli, ma bekoi jetën dhe i dha formën fatit tim shpirtëror. …

Shërbimi misionar më përgatiti të jem një bashkëshort dhe baba më i mirë dhe të jem i suksesshëm në biznes. Më përgatiti gjithashtu për një jetë të tërë shërbimi ndaj Zotit në Kishën e Tij. …

Zoti ju njeh. Kur të jeni duke shërbyer në misionin tuaj, do të keni përvoja që do t’ju ndihmojnë të arrini ta njihni Atë më mirë. …

Si një Apostull i Zotit Jezu Krisht, unë tani ju bëj thirrje ju të rinjve dhe atyre të rejave që dëshirojnë të shërbejnë në një mision, që të filloni pikërisht tani të flisni me prindërit tuaj rreth shërbimit në një mision. Gjithashtu ju ftoj të flisni me shokët tuaj rreth shërbimit në mision dhe nëse njëri nga shokët tuaj nuk është i sigurt për shërbimin, nxiteni të flasë me peshkopin e vet.

Zotohuni ndaj vetes dhe ndaj Atit tuaj Qiellor se do të shërbeni në mision dhe se nga kjo kohë e tutje do të përpiqeni fort për t’i mbajtur zemrën, duart dhe mendjen të pastra dhe të denja. Unë ju ftoj të fitoni një dëshmi të patundur për ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit. …

Lutem që ju të rinj e të reja dhe prindërit tuaj do ta kuptoni dhe dini se si shërbimi misionar do ta bekojë jetën tuaj përgjithmonë!

Shtyp në Letër