“Bëni Atë që Ka më Shumë Rëndësi”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.
Sesioni i Grave
Bëni Atë që Ka më Shumë Rëndësi
Pjesë të Shkëputura
Të jesh dishepulle e Jezu Krishtit përfshin më shumë sesa thjesht të shpresosh ose të besosh. Kërkon përpjekje, lëvizje dhe zotim. Kërkon që ne të bëjmë diçka. …
Në përpjekjet tona për të bërë diçka ose për të bërë ndonjë gjë, ne mund ta pyesim veten: “Çfarë gjëje ka më shumë rëndësi?” …
-
Sa “pëlqime” marrim në afishimet tona në rrjetet shoqërore? Apo sa shumë na do Ati ynë Qiellor dhe sa vlerësohemi prej Tij?
-
Të veshim stilin më të fundit të rrobave? Apo të tregojmë respekt për trupin tonë duke u veshur me thjeshtësi?
-
Të gjejmë përgjigje përmes një kërkimi në internet? Apo të marrim përgjigje nga Perëndia nëpërmjet Frymës së Shenjtë?
-
Të dëshirojmë më shumë? Apo të jemi të kënaqura me atë që na është dhënë? …
… Ungjilli i Jezu Krishtit është një ungjill veprimi dhe një ungjill gëzimi! Le të mos e nënvlerësojmë aftësinë tonë për të bërë ato gjëra që kanë më shumë rëndësi. Trashëgimia jonë hyjnore na jep kurajë dhe vetëbesim për të bërë dhe për të qenë gjithçka që Ati ynë i dashur Qiellor e di se ne mund të jemi. …
… Nuk bëhet fjalë për të bërë më shumë. Bëhet fjalë për të bërë atë që ka rëndësi. Është zbatimi i doktrinës së Krishtit në jetën tonë ndërsa përpiqemi fort të bëhemi më shumë si Ai. …
Ndërsa e përqendrojmë jetën tonë te Jezu Krishti, ne do të udhërrëfehemi për të bërë atë që ka më shumë rëndësi. Dhe ne do të bekohemi me forcë shpirtërore, kënaqësi dhe me gëzim!