“Jepni Dashuri, Tregoni, Ftoni”, Për Forcën e Rinisë, maj 2022.
Sesioni i Paradites të së Dielës
Jepni Dashuri, Tregoni, Ftoni
Pjesë të Shkëputura
Anëtarët e Kishës së hershme, nga më të rinjtë në anëtarësi deri tek ata më me përvojë, morën pjesë në porosinë e madhe të Shpëtimtarit, duke e shpërndarë lajmin e mirë të ungjillit tek ata që takonin dhe njihnin. …
Edhe ne, si dishepuj të Krishtit, na kanë ftuar t’ia vëmë veshin porosisë së Tij sot. …
… Fatmirësisht, porosia e madhe e Shpëtimtarit mund të kryhet nëpërmjet parimeve të thjeshta dhe lehtësisht të kuptueshme që i mësohen secilit prej nesh që nga fëmijëria: jepni dashuri, tregoni dhe ftoni. …
E para gjë që mund të bëjmë, është të duam siç deshi Krishti. …
Sa herë që tregojmë dashuri si të Krishtit ndaj të afërmit tonë, ne predikojmë ungjillin – edhe nëse nuk shqiptojmë asnjë fjalë të vetme. …
Shpresa jonë, sigurisht, është që ata ta pranojnë dashurinë tonë dhe mesazhin tonë, ndonëse mënyra se si ata reagojnë nuk është nën kontrollin tonë. …
Gjëja e dytë që mund të bëjmë, është të tregojmë. …
Ne të gjithë u tregojmë gjëra të tjerëve. …
Si mundet që thjesht t’i shtojmë listës së gjërave për të cilat tashmë tregojmë, atë që na pëlqen shumë rreth ungjillit të Jezu Krishtit? …
Gjëja e tretë që mund të bëni, është të ftoni. …
Ka qindra ftesa që mund t’ua bëjmë të tjerëve. Ne mund t’i ftojmë të tjerët: “të vijnë e të shohin”. …
Ju ftoj të merrni parasysh mënyra se si mund të jepni dashuri, të tregoni dhe të ftoni. Ndërsa e bëni këtë, do të ndieni një masë gëzimi duke e ditur se po ua vini veshin fjalëve të Shpëtimtarit tonë të dashur.